LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzuan me detyrën/ Burg për 2 zyrtarë të ARRSH, 1 në arrest shtëpie, 6 të tjerë në kërkim

14 Tetor 2020, 13:33 Nga DOSJA
Abuzuan me detyrën/ Burg për 2 zyrtarë të ARRSH, 1 në

Në arrest me burg është lënë 50-vjeçari Lekë Tushaj dhe Kastriot Braha, 56 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, dhe akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  Në “arrest me burg” është lënë edhe 62-vjeçari Xhevat Vataksi, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, i akuzuar për “dhënie të ndihmës për ndërtim të paligjshëm”. Ndërsa në “arrest shtëpie” është lënë 63-vjeçari Agron Hasanaj, po ashtu inxhinier dhe banues në Tiranë. 

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e: Afërdita Basha, 48 vjeçe, Dhurata Lazaj 55 vjeçe, Astrit Zenelaj, 56 vjeç dheSpartak Tarka, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës. Në kërkim është edhe ndërtuesi Rezart Arkaxhiu, 36 vjeç nga Tirana. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “BYE PASS”. Ekzekutohen masat e sigurisë ndaj 3 shtetasve dhe shpallen në kërkim 6 shtetas të tjerë. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një pune intensive hetimore, finalizoi me sukses operacionin policor “BYE PASS”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila, bazuar në provat e grumbulluara, ka caktuar masat e sigurisë ndaj 3 personave nën hetim, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, konkretisht:

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

L. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K. B., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

A. B., 48 vjeçe, Dh. L., 55 vjeçe, A. Z., 56 vjeç dhe S. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.

R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ndërtues, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie, si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Një karburant në aksin rrugor “Plepa-Kavajë” ka sjellë prangosjen e nëntë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka zbuluar detaje nga hetimet duke bërë me dije se gjithçka ka nisur nga aksidentet që ndodhnin në kilometrin 3 të aksit nacional, zonë ku edhe ndodhet pika e karburantit. Të gjithë akuzohen për ‘shpërdorim të detyrës’ dhe ‘dhënie të ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’. Sipas hetimeve, karburanti i ndërtuar është shpronësuar me 200 milion lekë të vjetra pasi objekti ishte futur në planimetrinë e zgjerimit të rrugës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtarët e arrsh-së në durrës mustafa koka arrestohen zyrtarët e arrsh-së në durrës mustafa koka

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Tetor 2020, 11:52

Më shumë se 5000 infektime të reja në Gjermani

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se 1000 raste më shumë se një ditë më p...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen