Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Familjarët denoncojnë rrëmbimin e “mbretit” të Instagramit! Policia zbarkon në zonën e Alliasit, Kozaku brenda në mak
23 Shtator 2021, 17:37Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës është sinjalizuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. “BalkanWeb” mëson se dyshohet të jetë rrëmbyer Kozak Braçi, i njohur si mbreti i “Instagramit”. Forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit dhe po kryejnë verifikime. Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.
“BalkanWeb” mëson se Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi. Ngjarja ka ndodhur para dy orësh, ndërsa policia nuk e ka gjetur dot dhe as nuk ka mundur të kontaktojë me të. Deri më tani, nuk bëhet fjalë për rrëmbim, por vetëm për heqje të paligjshme të lirisë, ndërkohë që policia vijon kërkimet për gjetjen e tij.
Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.
(BalkanWeb)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një alarm për pengmarrje ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, e cila ka nisur menjëherë kontrollet në zonën e Alliasit. Personazhi i njohu...
TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar lajmin në lidhje me rrëmbimin e Kozak Braçit, duke bërë me dije se kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe ...
Aktualitet23 Shtator 2021, 17:57
Rrapo tregon se u njohën në fillim të muajit Qershor në zonën e plazhit mbas tunelit në Vlorë, ku pothuajse çdo ditë të vitit edhe në dimër, disa vlonjat...
DIBËR- 5 persona janë prangosur nga Policia pasi akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike dhe mbanin armë pa lejen e autoriteteve shtetërore. Pas një het...
Kërkimi për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla varet nga SPAK, e njëjta prokurori antikorrupsion që kërkoi dënimin e tij dhe shpalljen fajtor. Burime...
KRUJË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë pyllin në fshatin Borizanë të Krujës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që i favorizuar nga era e fortë, por raportoh...
TIRANË– 8 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë nd...
Aktualitet23 Shtator 2021, 16:42
BRITANI E MADHE- Babai i dy fëmijëve që u largua nga Shqipëria pasi u kërcënua për një mosmarrëveshje për pronat, u dënua me 2 vite heqje lirie pasi u kap në An...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një urdhër ku kërkon nga të gjitha kompanitë që po ndërtojnë dhe që janë nën administrimin e këtij inst...