Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
Fatmir Mediu ‘zhvishet’ nga modestia: Takohem shpesh me djalin e Donald Trump, por mos më kërkoni detaje… (Vd)
10 Shkurt 2020, 19:35Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar njohjen e tij me djalin e Donald Trump, Donald Trump Junior. I ftuar në Abc News me Endri Xhafon, Mediu tha se djalin e Trump e ka takuar disa herë, dhe se në politikën amerikane ka shumë njohje. “E kam takuar edhe 2-3 herë të tjera”, tha Mediu për ABC News, pa pranuar të japë detaje për rrethanat e njohjes me të. “Unë kam marrëdhënie të mira dhe të qendrueshme me politikanët në SHBA, njohje që i kanë shërbyer të dyja palëve, sepse SHBA-të janë gjithnjë të interesuara për Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Kur anëtarë të Kongresit apo Senatit kanë ardhur në Shqipëri u kam mundësuar takime të ndryshme me politikanë të të gjitha kaheve”, tha Mediu.
Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e qeverisë Berisha, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mbështesin Edi Ramën si kryeministër, por vendin dhe marrëdhëniet strategjike.
“Ata mbështesin çdo lloj veprimi dhe çdo reformë që bëhet në raport me Kushtetutën. Ata nuk mbështesin individin por se çfarë ai përfaqëson. Në rastin konkret Pompeo e ka pritur Ramën si Kryeministër por edhe si Kryesues i radhës i OSBE-së. Si Rama ka qenë edhe Meta për darkë me Pompeon. Nuk mund të kënaqemi nga ky lloj takimi. Marrëdhëniet me Ramën janë institucionale. SHBA nuk mbështet një person të caktuar. Mund të mbështesin zgjidhjen më të mirë që një politikan jep për çështje të caktuara”, tha Mediu.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka reaguar pas denoncimit t ëish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruante se i zgjedhuri pas 30-qershorit ...
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka takuar sot zv. drejtorin për Europën qendrore dhe jugore në DASH, Michael Mar...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur hapur në lidhje me aspiratat e saj në politikë. E ftuar në emisonin “Rudina”, Grida u p[ye...
ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, që pretendon se është dhunuar kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja....
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka zhvilluar së fundmi një takim me të rinjtë e Albania Business Partner. Në një foto të publiku...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar kundër ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një reagim në Facebook, Spahia...
TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vendosjes së bustit të Vasil Shahinit në Derviça, i njohur si drejtues i organizatës...
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit ka nisur procedurat dhe kërkon heqjen e mandatit të këshilltarit të Bashkisë Kamëz, Mirush De...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, mbante gradën e gjeneralit, të cilën e dorëzoi pas marrjes ...
TIRANË- Zyra e shtypit të Kuvendit ka zbardhur takimin e nënkryetares Vasilika Hysi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias. Një një njoftim për mediat, ...