“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
FDA në SHBA, strategji për përzierje të vaksinave për më shumë efikasitet
19 Tetor 2021, 17:56Nga DOSJA
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të lejojë së shpejti marrjen e një doze përforcuese të vaksinës COVID-19, të ndryshme nga dozat pararendëse.
Enti rregullator federal i ilaçeve në SHBA pritet të shpallë të mërkurën të ashtuquajturën strategji e “kombinimit të doza të ndryshme, por që plotësojnë njëra-tjetrën” pasi të japë zyrtarisht autorizimin për dozat përforcuese të vaksinës së Modernës, që merret me dy të tilla dhe Johnson & Johnson-it, që merren me një dozë të vetme.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë miratuar tashmë doza përforcuese të vaksinës së Pfizer-it, me dy doza, për disa kategori personash. Personat që kualifikohen duhet ta marrin atë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë. Bëhet fjalë për amerikanët mbi 65 vjeç, banorët e azileve, punonjësit e vijës së parë të frontit, si mësuesit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, si dhe ata persona mes moshës 50 dhe 64 vjeç, me sistem të dobët imunitar.
Vendimi për të autorizuar vaksinat përforcuese të Moderna-s dhe Johnson & Johnson, vjen pas një studimi të publikuar javën e kaluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit sipas të cilit, tek ata persona që kishin marrë vaksinën Johnson & Johnson, ishte vënë re një rritje me 76 herë e nivelit të antitrupave pas marrjes së një përforcuesi të vaksinës Moderna, dhe një rritje me vetëm 35 herë pas marrjes së një doze përforcuese të Pfizer-it. Tek ata persona që morën një dozë të dytë të vaksinës Johnson & Johnson ishte vënë re një rritje me vetëm katërfish e nivelit të antitrupave.
Rezultatet e studimit të Instituti Kombëtar të Shëndetit iu paraqitën një komisioni këshillues të FDA-së që u takua të premten e kaluar për të diskutuar rreth miratimit të dozës përforcuese të vaksinës Johnson & Johnson.
SHBA- Roveri Perseverance i NASA-s ka regjistruar disa tinguj në Mars që kur mbërriti në shkurt, duke përfshirë stuhitë e pluhurit, kërcitjen e rrotave të tij d...
TURQI– Jeta e ish-kryeministrit turk Ahmet Davutoglu u vu në rrezik kur, papritur, ashensori në të cilin u ngjit u shkëput aksidentalisht. Ngjarja shkakto...
KOSOVË- Partitë politike në Kosovë nuk janë përcaktuar rreth koalicioneve të mundshme para rrethit të dytë të votimeve për kryetarë të komunave. Disa prej ...
KOSOVË– Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje edhe në fshatin Marec të Prishtinës, nuk ka mundur që të mar...
BRUKSEL- Kosova nuk ka marrë një raport të mirë në lidhje me progresin që ka bërë nga Komisioni Europian. Në progres-raportin e publikuar ditën e sotme nga KE, ...
BRUKSEL– Zyrtarët e Bashkimit Europian dhe Polonia janë përplasur në lidhje më sundimin e ligjit, për shkak të mosvarrveshjeve që kanë të dyja palët mbi v...
BRITANI– Skeretari i Shëndetësisë në Britani, Sajid Javid ka kërkuar nga Facebook të bëjë publike dëmet që platforma po u shkakton fëmijëve. Javid tha se ...
BRUKSEL- Komisioni Evropian të martën (19 tetor) prezanton Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit. Paketa e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të...
ZVICER– Lufta në Jemen ka shkaktuar vdekjen e 10.000 fëmijëve që nga marsi 2015, kur filluan përplasjet midis lëvizjes rebele Houthi dhe një koalicioni us...