Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Ferdinand Xhaferraj: Ka deputetë nga ‘Foltorja’ që s’e shohin si zgjidhje Berishën
16 Mars 2022, 17:55Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka folur për situatën në PD duke thënë se edhe kryedemokrati Lulzim Basha por edhe ish-kryeministri Sali Berisha janë dhe se asnjëri prej tyre nuk mund të jetë zgjidhja. Gjatë një interviste për “Report TV”, Xhaferraj tha se Basha e Berisha nuk mund të garojnë më kundër kryeministrit Edi Rama. Madje shtoi se ka personazhë edhe nga grupi i “Foltores” që nuk e konsiderojnë më ish-kryeministrin si zgjidhje për rotacion politik.
“Minimumi i demokracisë është të japësh dorëheqjen. Pas 6 marsit më thoni ju mua një arsye pse duhet ngritur dora për Lulzim Bashën. Sigla e PD-së ka rënë në 6% dhe u mund ndjeshëm nga një person i shpallur ‘non grata’. Sikurse nuk është zgjidhje as Sali Berisha. Ai vërtet mundi ndjeshëm Lulzim Bashën, por ndjeshëm humbi edhe ndaj Ramës. Basha ikën, zgjidhet një grup deputetësh që drejton partinë në kohën kur kryetari nuk është. Ky grup diskuton me kolegët e foltores, se edhe aty ka nga ata kolegë që mund të biem dakord se ashtu si Basha edhe Berisha nuk është zgjidhje. Nuk mund të shkohet në zgjedhje kundër Ramës me një ‘Non grata’. Pa Bashën dhe Berishën sepse të dy janë pjesë e problemit, dhe jo e zgjidhjes,”– tha Xhaferraj.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se ekziston një mundësi për të hequr taksën e naftës, por vetëm në se e paguan biznesi i vogël. Në një takim me biz...
Përfaqësues të shumicës dhe pakicës parlamentare në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pranuan haptazi të mërkurën politizimin e Radio Tele...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përfituar të komentojë sërish shqiptarin që i dërgoi faturën e energjisë elektrike nga Firenze (dhe rezultoi të isht...
TIRANË– Për kryeministrin Edi Rama heqja e taksës së naftës do të thotë të mbeten 95 mijë person pa punë. Në një takim me biznesin e vogël, kreu i qe...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar një tabelë të naftës në bursë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se një anije ruse e sanksionuar nga SHBA-ja është ankoruar në portin e Durrësit. Me anë të një postimi n...