LIVE UPDATES
Bota

Flet analisti gjerman Bodo Weber për dialogun Kosovë- Serbi: Nuk nis para gushtit, e shtyjnë edhe zgjedhjet në Serbi

25 Maj 2020, 16:55 Nga DOSJA
Flet analisti gjerman Bodo Weber për dialogun Kosovë- Serbi: Nuk nis

KOSOVË– Zyra e Grenellit deklaron se po pritet vetëm Qeveria e re e Kosovës për t’iu rikthyer negociatave. Sipas analistit gjerman Bodo Weber, edhe zgjedhjet e qershorit në Serbi, mund të jenë një nga arsyet e vonimit të dialogut deri në gusht. Megjithatë, sipas analistit gjerman, Grenell synon që marrëveshja të arrihet para nëntorit për disa arsye.

Përveç në Kosovë, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese po pritet edhe nga emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, zyra e të cilit ka thënë për Gazetën Express se dialogu do të rinisë sapo të formohet Qeveria e re në Kosovë.

Kushtetuesja po e trajton çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë, e aktgjykimi pritet të dalë deri më 29 maj. Nga ai varet fati i formimit të Qeverisë, të cilën po e pret Grenell.

Nga ana tjetër, në Serbi më 21 qershor do të mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat garon edhe partia e Presidentit të atjeshëm Aleksandër Vuçiç. Analisti gjerman, Bodo Weber, thotë se këto zgjedhje janë një nga arsyet që, sipas tij vonojnë rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Nuk jam i sigurt nëse Zyra e z. Grenell e pati specifikisht për rezultatin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pritet këtë javë, kur iu referua formimit të qeverisë. Unë do të thosha të presim për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje të ngatërruar. Çka do që të jetë, nëse dikush llogarit të gjithë rrethanat që ndikojnë në dialog  zgjidhja e votimit të mosbesimit, zgjedhjet në Serbi dhe masat ekzistuese për udhëtimet ndërkombëtare, për të mos folur për mosmarrëveshjet transatlantike mbi atë se kush e udhëheq dialogun  nuk e di se si do të mund të rinisnin bisedimet para gushtit”, ka thënë ai.

Zyra e Grenellit ka thënë javën e kaluar se nuk do ka të caktuar ndonjë afat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë. Ëeber thotë se nuk mund ta dijë nëse ka afat, por ai beson se Grenell do të provojë që t’i vinte fundit të bisedimeve mes dy shteteve para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

“Nuk ka afat të fundit për marrëveshje, por do të isha vërtetë i befasuar nëse Grenell nuk do të synonte të arrihet një marrëveshje para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, sepse kush e di ku do të jetë Ballkani, Amerika dhe personalisht z. Grenell pas nëntorit”, ka thënë analisti gjerman.

Sipas Weberit, një marrëveshje e shpejtë  brenda muajve  do të mund të arrihej vetëm nëse do të përmbante shkëmbimin e territoreve.

“Por, për që të arrihet një marrëveshje “përfundimtare” këtë vit, para nëntorit, këtu është vetëm një mundësi  ajo që Grenell insiston vazhdimisht se nuk bisedon për të: një marrëveshje e shpejtë dhe false mbi shkëmbimin e territoreve. Edhe nëse një marrëveshje e tillë duhet të arrihet, atje, ajo kurrë nuk do të mund të zbatohet. Përkundrazi, do të çonte në destabilizim serioz të Kosovës, Serbisë dhe më gjerë në rajon”, ka thënë Grenell.

Zyra e Grenellit ka konfirmuar gjatë fundjavës, se ai, edhe pse po largohet nga pozita e ambasadorit të SHBA’së në Gjermani, do të mbetet i angazhuar në dialogun Kosovë – Serbi.

“Ambasadori Grenell mbetet si emisar i Presidentit, dhe ai po shikon të vazhdojë dialogun sapo të përcaktohet formimi i Qeverisë së re të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Grenellit, Dick Custin, për Gazetën Express.

Ndryshe, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka pushuar nga nëntori i vitit 2018, kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj vendosi tarifën ndaj produkteve serbe. Kjo tarifë është hequr nga Qeveria e Albin Kurtit, për t’u zëvendësuar me reciprocitetin ndaj Serbisë, të cilën e ka kundërshtuar fuqishëm ambasadori Grenell.

Qeveria e Kurtit u rrëzua me mocion të partnerit qeveritar, LDK’së, me arsyen kryesore “rrezikimin e raporteve me Amerikën”, për shkak të mosbindjes së Kryeministrit ndaj ambasadorit Grenell, i cili ka marrë në dorë ndërmjetësimin mes Kosovës e Serbisë.

Marrë nga: Ekspress

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bodo webe richard grenell bodo webe richard grenell

Sondazh

Poll
Bota 25 Maj 2020, 16:45

Zaev: Nuk duam zgjedhje pa opozitën

MAQEDONI E VERIUT- Ndërsa jemi në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve zgjedhore, akoma nuk ka...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen