6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në dritën e zhvillimeve të reja pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, ka ulur ndjeshëm pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, me më shumë sesa përgjysmim.
Në raportin e prillit të “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të sapopublikuar, FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ky ngadalësim vjen pasi në vitin 2021, ekonomia vendase u rrit me 8.5%, pas rënies me 3.5% në vitin 2020, kur ekonomia vuajti pasojat e pandemisë. Ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me 2.8% dhe do të përshpejtohet lehtë në 3.4% deri në vitin 2027.
Vendi ynë vlerësohet se do të ketë rritjen më të ulët në rajon. Për Malin e Zi vlerësimi është 3.8, për Bosnjë Hercegovinën 2.4%, për Kosovën 2.8%. Maqedonia e Veriut pritet të ketë një rritje prej 3.2%. Më pak pritet ta ndiejë luftën Serbia, që vlerësohet se do të zgjerohet me 3.5% këtë vit dhe do të përshpejtohet në 4% vitet në vijim.
Të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje javët e fundit pritshmërite për rritjen ekonomike të vendit, për shkak të efekteve që po jep në ekonominë globale lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. Por, FMN deri tani është më pesimistja. Ulja e parashikimit të FMN-së lidhet me luftën dhe ndikimin e saj në partnerët kryesorë të vendit (si Italia) si dhe situatën energjetike.
Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.
Banka Botërore në raportin e fundit ”Lufta në Rajon” për Europën Qendrore dhe Azinë pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm.
Ulet pritshmëria për rritjen globale
Sipas perspektivës Ekonomke Globale të prillit të FMN-së, të titulluar, “Lufta frenon rimëkëmbjen ekonomike”, perspektivat ekonomike globale janë përkeqësuar ndjeshëm që nga parashikimi i fundit në janar. Në atë kohë, FMN parashikonte që rimëkëmbja globale të forcohej nga tremujori i dytë i këtij viti pas një ndikimi jetëshkurtër të variantit Omicron. Që nga ajo kohë, perspektiva është përkeqësuar, kryesisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës – duke shkaktuar një krizë tragjike humanitare në Europën Lindore – dhe sanksioneve që synojnë të bëjnë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konflikteve.
Përtej ndikimeve të menjëhershme humanitare, lufta do të frenojë rëndë rimëkëmbjen globale, duke ngadalësuar rritjen dhe duke rritur inflacionin edhe më tej. Raporti parashikon që rritja globale të jetë në 3.6 për qind në 2022 dhe 2023, përkatësisht 0.8 dhe 0.2 pikë përqindjeje më e ulët se në parashikimin e janarit. Ulja e vlerësimit reflekton kryesisht ndikimet e drejtpërdrejta të luftës në Rusi dhe Ukrainë dhe efektet globale të saj.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina parashikohet të përjetojnë tkurrje të mëdha të PBB-së në vitin 2022. Kolapsi i rëndë në Ukrainë është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit, shkatërrimit të infrastrukturës dhe eksodit të njerëzve të saj.
Në Rusi, rënia e mprehtë reflekton ndikimin e sanksioneve me ndërprerjen e lidhjeve tregtare, dëmtim të madh të ndërmjetësimit financiar të brendshëm dhe humbjen e besimit.
Ukraina pritet të ketë një rënie ekonomike prej -35% dhe Rusia prej -8.5%.
Raporti thekson se efektet ekonomike të luftës po përhapen gjerësisht – si valët sizmike që burojnë nga epiqendra e një tërmeti – kryesisht përmes tregjeve të mallrave, tregtisë dhe lidhjeve financiare. Për shkak se Rusia është një furnizues kryesor i naftës, gazit dhe metaleve, dhe, së bashku me Ukrainën, të grurit dhe misrit, rënia aktuale dhe e pritshme e ofertës së këtyre mallrave tashmë i ka rritur ndjeshëm çmimet e tyre.
Europa, Kaukazi dhe Azia Qendrore, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, dhe Afrika Sub-Sahariane janë më të prekura. Rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburantit do të dëmtojë familjet me të ardhura më të ulëta në nivel global, duke përfshirë këtu shtetet e Amerikës Jugore dhe Azisë./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Janë 82,178 individë gjithsej, të cilët duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale deri në datën 30 prill, pasi kanë detyrimin për të plot&eum...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në dritën e zhvillimeve të reja pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, ka ulur ndjeshëm pritshmërinë për rritjen ekonomike të Sh...
INSTAT raportoi se popullsia e vendit në 1 janar 2022 ishte 2,793,593 persona me një rënie 1.3% nga viti 2020. Kjo ecuri është më negative se skenari pesimist i...
Ndërtimi i hidrocentraleve anekënd vendit në një pjesë të madhe të lumenjve dhe degëve të tyre kanë krijuar problematika jo të vogla për banorët e këtyre zonave...
Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të ...
Çmimet e produkteve në fast food janë rritur nga 15 deri 19%. Rritje të çmimeve ka pasur edhe në dyqanet e byrektoreve. Çmimi i byrekut të ...
Numri total i punonjësve të rinj që do të shtohen gjatë këtij viti është vlerësuar në rreth 44 mijë persona, ose 10,8% të forcës aktuale të punës, sipas të dhën...
Struktura e popullsisë në vend po shënon ndryshime thelbësore strukturore, të ndikuara nga faktorë të shumë si emigracioni i lartë, plakja e popullsisë dhe dy v...
Mbi 615 milionë euro është dëmi ekonomik në buxhet për vitin 2021. Shifra shqetësuese është zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për buxhetin të...
SHBA- Kompania amerikane e gazit natyror të lëngshëm Excelerate Energy Inc. do të furnizojë termocentralet lundruese në Shqipëri, duke shpresuar se marrëveshja ...