"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
DRAFTI/ PS pranon hapjen me 100% të listave për deputetë, por shton votimin preferencial, kuota 30% për gratë e padiskutuar
18 Shtator 2020, 10:10Nga DOSJA
TIRANË- Partia Socialiste propozon hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë. Dosja.al ka siguruar amendamentet e plota në draftin që Damian Gjiknuri iu ka dërguar sot anëtarëve të Këshillit Politik, ku kandidatët për deputetë do të votohen përmes votimit parapëlqyes, e duke patur votuesi edhe të drejtën për të ndruyshuar renditjen e kandidatit të preferuar. Po ashtu, PS propozon pragun 3% të votave në rang vendi për koalicionet ose për partitë që garojnë jashtë koalicioneve, kuotën jo më pak se 30% për gratë në Kuvend, edhe në listat e hapura. PS propozion gjithashtu, që koalicioni dhe partia depoziton në KQZ jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve, listën e përbashkët shumëemërore. Emrat janë në rend numerik që nga numri një, ndërsa theksohet rirenditja e kandidatja në bazë të votave parapëlqyese të votuesve. PS gjithashtu kërkon që përllogaritja e mandateve të bëhet në bazë të renditjes finale të kandidatëve, bazuar në tri kritere, së pari, renditjen e tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektit për të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.
PROPOZIMI I PLOTË I PARTISË SOCIALISTE NË KËSHILLIN POLITIK:
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020.
Është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor që të zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim.
Në vlerësimin e Partisë Socialiste këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjërë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë të artikuluar prej tyre.
Më konkretisht, amendamentet e propozuara parashikojnë:
1. LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.
2. PRAGU MINIMAL PËR NDARJEN E MANDATEVE për Kuvendin, mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte elektorale) është 3% E VOTAVE TË VLEFSHME NË SHKALLË VENDI. Ky prag i propozuar bazohet në standardet më të mira demokratike në fushën e zgjedhjeve dhe është pranuar edhe nga Komisioni i Venecias në një sërë opinionesh të tij.
3. GJINIA MË PAK E PËRFAQËSUAR garantohet se do të jetë JO MË PAK SE 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar nga subjekti zgjedhor ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor.
4. KOALICIONI ZGJEDHOR parashikohet si SUBJEKT ZGJEDHOR QË KONKURON NË ZGJEDHJE. Pragu elektoral për koalicionet zgjedhore është 3 % dhe është i njëjtë me pragun elektoral që duhet të plotësojë një parti politike që konkuron e vetme në zgjedhje. Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjestare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.
5. PARTIA POLITIKE OSE KOALICIONI ZGJEDHOR, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, DEPOZITON NË KQZ LISTËN SHUMËEMËRORE të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 DITË PARA DATËS SË ZGJEDHJEVE.
6. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. SUBJEKTI ZGJEDHOR NUK MUND TË NDRYSHOJË renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. KANDIDATËT RI-RENDITEN VETËM NË ZBATIM TË PËRLLOGARITJES SË VOTAVE PARAPËLQYESE dhe plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore
7. Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve). Shpërndarja e mandateve fillon pas RI-RENDITJES FINALE TË KANDIDATËVE DUKE PATUR PËR BAZË TRE ELEMENTË: së pari, rënditjen e tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektit për të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.
Amendamentet ruajnë koalicionet dhe garantojnë garën e ndershme zgjedhore. Formula e ndarjes së mandateve brenda partive të koalicionit, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjtha vendet evropiane që kanë sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u shpreh i prerë që nëse qeveria tenton që të kufizojë kompetencat e tij, do të shpërnd...
TIRANË- Kryetari aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është larguar nga detyra me dorëheqje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Zguri...
TIRANË-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në konferencën me gazetarët se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për informacionet në lidh...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ka rikthyer akuzat ndaj maxhorancës për grusht shteti duke bërë me dije se në “lo...
TIRANË: Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se deri më 24 korrik të vitit 2022 do të jetë në krye të Presidencës shqiptare. Në një konferencë para gazetarëve...
TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për deklaratën se ish-kryeministri Sali Berisha ...
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke zhvilluar takimin me Ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Takimi i tyre po mbahen në a...
TIRANË- Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherësh kreu i partisë Konservator Kujtim Gjuzi, është mjaft aktiv në rrjetin social Facebook. Pak ditë më ...
MAQEDONI E VERIUT: Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup zhvilloi disa takime me krerët e partiv...
GJERMANI– Burime të Deutsche Welles bëjnë të ditur se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet për një vizitë dyditore në Gjermani. Ai është takuar të enjten, 1...