"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
FOTO/ Shorti i Champions-it, Uzuni “derbi” me Kastratin, Paok ku aktivizohet Mihaj “peshkon” gjigandët portugez
31 Gusht 2020, 11:01Nga DOSJA
NYON-Ditën e sotme është hedhur shorti për turin e tretë të Ligës së Kampionëve. Në këtë pikë të kompeticionit goglat kanë vendosur përballë njëri-tjetrit dy shqiptarë. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit do të presë në shtëpi Dinamo Zagrebin ku aktivizohet shqiptari tjetër, Lirim Kastrati.
Dy futbollistët kanë qenë shokë skuadre në sezonin e kaluar teksa bënin pjesë te Lokomotiva e Zagrebit, por tashmë duhet të sfidohen për të vazhduar ëndrrën në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, një short i vështirë për PAOK-un ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares, Enea Mihaj.
22-vjeçari do të përballet me Benfikën, ndërsa do t’i presë portugezët në Greqi. Ndërkohë, Dinamo Brest ku aktivizohet Elis Bakaj i cili është në proçes rikuperimi pas dëmtimit në gju, do të luajë në transfertën izraelite përballë vendasve të Makabi Tel-Haviv.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Partizani vazhdon përgatitjet në Ohër për sezonin e ri, ndërsa pret përgjigjen nga Lozana për të vendosur se çfarë do të bëhet me merkaton e ...
KOSOVË-Bernard Challandes do të vazhdojë të jetë trajneri i Kosovës. Tekniku zvicerian ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2022. Marrëveshja e re u a...
BJELLORUSI-Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitet për kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe ndeshja e parë e kuqezinjëve do të luhet më 4 shtator në Bjellorusi, v...
ELBASAN-Në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:00 Tirana dhe Teuta do të luajnë për të vendosur fituesin e Superkupës së vendit. Megjithëse është një trofe, ...
BRAZIL-Susy Cortez, e njohur ndryshe si Miss Boom Boom është një nga adhurueset më të flakta të Lionel Messit. 30-vjeçarja nga Brazili e ka shprehur hapu...
SHQIPIËRI-Skuadrat e Kategorisë Superiore do të mësojnë sot kundërshtarët e Europa League,ndërsa numri i skuadrave shqiptare që do të garojnë në këtë nivel...
TIRANË– Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një prenoncim për “Radio Goal”, ka zbuluar të ardhmen e Elseid Hysaj. Futbollis...
ANGLI-Tottenham ka firmosur me mbrojtësin e përfaqësueses irlandeze Matt Doherty. Jose Mourinho përforcon në këtë mënyrë repartin e prapavijës me një ndër mbroj...
NAPOLI-Lajmi për largimin e Messit nga Barcelona ka nxitur imagjinatën e të gjithë tifozëve, të gjithë skuadrat e duan argjentinasin në klubin e tyre. Edhe në N...
PARIS-Kompania e veshjeve sportive Nike ka deklaruar se do të ndahet nga futbollisti i PSG, Neymar,duke përfunduar marrëveshjen e sponsorizimit pas 15 vjetësh. ...