“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Gary Lineker, nga Kupa e Kupave, deri te dalja mbathje për ‘përrallën’ e Leicesterit
30 Nëntor 2021, 06:41Nga DOSJA
ANGLI –“Nëse Leicesteri i Claudio Ranierit fiton Premier Ligën, unë do të shkoj drejtpërdrejt në televizion me të brendshme”. Kështu është shprehur Gary Lineker disa vite më parë, para se përralla e “Dhelprave” të bëhej realitet. Disa javë më vonë vetë ish-sulmuesi e mbajti premtimin, duke u paraqitur në emisionin e tij me të mbathuara para kamerave.
Kjo ishte hera e fundit që anglezi u bë kryefjalë, por karriera e tij sportive ishte çdo gjë tjetër veçse e parëndësishme, duke qenë se me fanellat e Leicesterit, Evertonit, Barcelonës dhe Tottenhamit ai shkroi faqe shumë të rëndësishme në futboll.
I lindur në qytetin e Anglisë, që Ranieri e çoi në krye të Premier League, me fanellën e “Dhelprave”, Lineker bëri 194 ndeshje dhe shënoi 95 gola në shtatë sezone, përpara se të kalonte te Mançester City, ku në një kampionat shënoi 30 gola në 41 ndeshje.
Më pas eksperienca vazhdoi te “Blaugrana” në Barcelonë, me 42 gola në 103 ndeshje, para se të rikthehej në Premier League, me fanellën e Tottenhamit, me të cilën shënoi 67 gola në 105 ndeshje. Para se t’i jepte lamtumirën futbollit, Gary Lineker do të vishej edhe me ngjyrat e Nagoya Grampus në Japoni.
Me kombëtaren angleze ai doli në fushë në 80 ndeshje zyrtare, duke shënuar 48 gola. Te trofetë e tij spikatin dy Charity Shields, një Copa del Rey, një FA Cup dhe një Kupë të Fituesve të Kupave. Sot, ish-sulmuesi Lineker, aktualisht është një ndër opionistët më të shquar në futbollin britanik, mbush 61 vjeç.
FRANCE – Ka rezultuar i rëndë dhe dëmtimi i Neymar, i cili u largua me barelë dhe i përlotur nga ndeshja ndaj Saint-Etienne. Me gjasa ai do ta mbajë larg ...
FRANCE – Shumë janë gati të betohen: Messi është fituesi i “Topit të Artë” 2021, i shtati për të në karrierën e tij. Ceremonia në Paris zyrtarizoi dorëzim...
ANGLI – “Rezultati i sotëm shpjegon atë, që Pascal Ferré tha javën e kaluar. Sikur unë i kisha thënë atij se ambicia ime e vetme ishte të përfundoja...
PARIS-Lionel Messi fiton sërish Topin e Artë, për herë të 7-të në karrierë duke u bërë kështu edhe një nga të mëdhenjtë e historisë së futbollit.Me një diferenc...
PARIS-Lionel Mesi ka fituar ”Topin e Artë” të shtatë në karrierë duke u konfirmuar si më i miri i të gjitha kohërave. Pas trofeut, ylli argjentinas ka thënë fja...
PARIS-Lionel Messi është vetë historia e futbollit. Sulmuesi argjentinas fitoi për herë të 7-të në karrierë Topin e Artë, trofe që iu dorëzua nga France Footbal...
PARIS-Aktualisht është duke u zhvilluar ceremonia e Topit të Artë në Paris. Sa i përket portierit më të mirë, fitues u shpall Gianluiggi Donnaruma i shpallur ka...