LIVE UPDATES
Bota

Geraldina shkon në Sri Lanka për të gjetur nënën biologjike…dhe aty përmbyset e gjithë bota e saj!

8 Mars 2019, 12:16 Nga DOSJA
Geraldina shkon në Sri Lanka për të gjetur nënën

E gjitha nisi në vitin 2016 kur u nis për pushime në Sri Lanka. Olivia Ramya Tanner vendosi të kërkojë nënën e saj biologjike. Kjo grua e re, që është rritur në një periferi të Cyrihut dhe punon për një sipërmarrje IT, angazhoi një dedektiv privat, që të bënte disa hulumtime, pëpara se ajo të nisej vetë. Motra e Tanner, pesë vjet më e vogël edhe ajo e adoptuar, kërkonte po ashtu rrënjët e saj.

Dy ditë para se të niseshin erdhi një telefonatë nga dedektivi, Ai kishte gjetur nënën e Geraldinës, dhe kishte organizuar një takim. Për nënën e Olivias ai tha se nuk kishe informacione. Prandaj ajo vendosi të shkojë vetë në spitalin e përgjithshëm në Ratnapura, ku kishte lindur sipas dokumenteve. Atje Olivia mori vesh se ҫertifikata e lindjes ishte e fallsifikuar. „Ata më thanë se nuk isha e regjisttuar atje dhe se çertifikata e lindjes ishte e fallsifikuar, Unë u mpiva e tëra.”

Pikëpyetje në lidhje me ekzistencën tënde

Edhe kërkimet për dokumenta të tjera në zyrat e administratës lokale dhe kombëtare përfunduan pa rezultat. „Kisha ndjenjën sikur nuk ekzistoja”, thotë Tanner. Ajo nisi të pyesë vetën, nëse ishte e saktë data e lindjes. Edhe emri i saj i dytë Ramya kishte të ngjarë të mos ishte emri i saj i vërtetë. „Edhe e vetmja lidhje me nënën time biologjike, emri që më ka vënë, ndoshta nuk ekziston. Kjo qe për mua e tmerrshme.” Një vit më vonë televizioni hollandez publikoi një studim. Olivia konstatoi se rasti i saj nuk ishe i vetmi. Edhe një raport, që ishte publikuar ndërkohë nga kantoni St. Gallen, e konfirmoi zbulimin e Tanner. 70 përqind e 750 adoptimeve, që ishin bërë në Zvicër nga Sri Lanka midis viteve 1970 – 1990, kishin qenë ilegale.

Rreth 11.000 foshnja, që janë birësuar në këtë kohë nga Sri Lanka, kanë shkuar në Evropë, në SHBA dhe Kanada. Disa nënave në Sri Lanka punonjës të korruptuar të spitaleve u kanë thënë se fëmija i kishte vdekur në lindje. Të tjerave u ishte thënë, se foshnjat e tyre kishin nevojë për trajtim të posaçëm, por ndërkohë ato jepeshin shpejt për adoptim, pohon raporti.

Gratë nën presion

Në disa raste nënat kishin pasur shtatzani jashtë martese dhe kishin ikur nga fshatrat e tyre për të lindur. Bashkëpunëtorë të avokatëve të dyshimtë i kërkonin këto gra në nevojë në lagjet më të varfëra, në stacione trenash dhe spitale dhe i bindnin, që të nënshkruanin dokumentet e adoptimit.

Ndërsa organizatat humanitare zyrtare bashkëpunonin me jetimoret dhe ndihmonin për adoptime të ligjshme, siҫ dëshmon raporti në atë kohë ka pasur edhe një treg tjetër.

Fëmijët „porositeshin” në kuptimin e vërtetë të fjalës në të ashtuquajtura ferma foshjesh dhe „jepeshin” për para pas nëntë muajsh. Thuhej se këta fëmijë prodhoheshin për eksport. Një figurë qendrore në raportin e St. Gallenit është Alice Honegger. Ajo ka punuar si ndërmjetëse në qendrën më të madhe të adoptimit të Zvicrës. Honegger, që ka vdekur në 1996, fitonte sipas raportit deri në 97.000 dollarë amerikanë në vit nga adoptimet. Megjithatë jo të gjitha ndërmjetësimet e saj ishin ilegale, adoptimi i Geraldinës ishte bërë në mënyrë të rregullt.

“Nuk ishte penduar për asgjë”

Dokumentat e fallsifikuar të Olivias ishin përgatitur nga një grua, që kishte lidhje të shumta në Sri Lanka. Dawn da Silva kishte kontaktuar prindërit e Tanner, pasi ato kishin paraqitur një kërkesë për birësim në ambasadën në Gjenevë. Olivia e takoi da Silvan tashmë 80-vjeҫare në një udhëtim tjetër në Sri Lanka. Da Silva pohon “se ka menduar se po bënte diҫka të mirë dhe nuk pendohet për asgjë”. „Kjo ishte gjëja më e rëndë për mua, thotë Olivia Ramya Tanner. “Ajo këmbëngulte se nuk kishte të bënte aspak me birësimet ilegale dhe fajësonte ata, që e „furnizonin” me foshnja, këto ishin tekstualisht fjalët e saj.”

Ministri aktual i Shëndetësisë në Sri Lanka, Rajitha Senaratne, ka pranuar se janë bërë gabime të mëdha në periudhën nga viti 1980 deri 1990.”Ndonëse trafikimi i fëmijëve nga Sri Lanka ka qenë i njohur që në verën e vitit 1982, megjithëse Alice Honegger u identifikua si personi qendror i këtij aktiviteti, autotitetet në kantonin Sant Gallen nuk menduan që ta ndërprisnin këtë praktikë, por t‘i jepnin asaj një dukje ligjore”, shkruhet në raportin e kantonit. Me sa duket mbizotëronte pikëpamja, përderisa fëmijët merreshin nga prindër të dashur e të kujdesshëm, ҫdo gjë ishte në rregull.

Por për Olivia Ramya Tanner nuk është ashtu. Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota adoptimi familja biologjike olivia ramya tanner adoptimi familja biologjike olivia ramya tanner


Sondazh

Poll
Bota 8 Mars 2019, 09:00

Konflikti Indi-Pakistan, një mashtrim i madh

Incidentet e fundit të ndodhura mes Indisë dhe Pakistanit kanë ngjallur, jo pak, kureshtjen e mediave në mbarë botën. Raportet mes dy vendeve fqinje të pajisura...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit