Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Gjërat po ecin mirë në romancë, në punë kini kujdes! Parashikimi i horoskopit
2 Nëntor 2021, 06:04Nga DOSJA
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Mund të keni probleme në dashuri, por ruani qetësinë. Në punë keni qenë të sinqertë dhe keni thënë gjithçka ashtu sic e keni menduar, por kjo mund të përbëjë rrezik ndaj duhet të keni kujdes.
Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Argëtohuni sa më shumë të mundeni me gjysmën tuaj me të mirë ose me dikë që pëlqeni sepse është dita juaj. Sa i përket punës, kini durim. Ndryshimet do të vijnë muajin e ardhshëm.
Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Gjërat po ecin në drejtimin e duhur sa i përket romancës që keni. Në punë, do të ketë disa gjëra interesante për ata që merren me tregti. Ndërsa Jupiteri dhe Saturni ndodhen në shenjën e binjakëve, kjo do të nxisë që të jeni sa më aktiv deri vitin e ardhshëm.
Gaforrja Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik Nëse po shijoni një histori dashurie, duhet të përpiqeni që situata të caktuara t’i trajtoni me pjekuri dhe seriozitet. Ndërsa në punë, duhet të mendoni më shumë dhe të jeni të qartë për qëllimet që doni të arrini.
Luani Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht Shmangni diskutimet e kota në lidhjen tuaj të dashurisë pasi keni ndjenja të forta dhe keni gjëra më të bukura për të folur. Në punë, merrni cdo gjë me qetësi nëse duhet të realizoni një projekt. Mund të keni dyshime për shumë gjëra, por do ia dilni.
Virgjëresha Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator Gjithmonë keni frikë nëse do të bëni gabime në historinë tuaj të dashurie, por lëreni veten të lirë. Kështu do të merrni surpriza shumë të bukura. Në aspektin e punës, ngrini zërin për veten tuaj. Kushdo që ka marrë një detyrë të re është i lumtur dhe ju dëshironi të bëheni pjesë e lumturisë së tyre.
Peshorja Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor Një lajm i mirë vjen për ju. Një histori dashurie që ka lindur së fundmi do të jetë tepër interesante. Në punë do të keni ende dyshime për shkak të çështjeve ekonomike. Nëse ju duhet të bëni zgjedhje, bëjini tani sepse është koha e duhur.
Akrepi Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor Nëse keni probleme ose keqkuptime në romancën tuaj, gjithçka duhet ta sqaroni. Ndërsa në punë, gjithçka që do të ndodhë këtë periudhë do të jetë shumë e rëndësishme. Mundohuni t’i mbyllni gjërat deri në fund të vitit.
Shigjetari Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Hëna është në anën e kundërt, ndaj mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin/partneren tuaj. Në çështje biznesi, përpiquni të mos nxitoheni. Kjo është mënyra e vetme për të trajtuar çdo gjë me kujdes dhe të gjitha projektet tuaja do të “lulëzojnë”.
Bricjapi Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar Mëngjesi do të nisë me vrull. Do të keni disa marrëveshje me partnerin/partneren. Duket se situata nuk do të shohë përmirësim as gjatë ditës, ndaj duhet të përpiqeni të shmangni debatet e vogla. Edhe në punë do ta keni të vështirë të mos përjetoni disa momente tensioni.
Ujori Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt Mëngjesi do të nisë me stres për shkak të një ngjarje që keni pasur së fundmi në historinë tuaj të dashurisë. Në punë, gjithçka është ndryshe. Po ju vijnë mundësi të reja dhe kjo do ju bëjë tepër entuziast për të ardhmen.
Peshqit Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars Në punë mund të keni debate të ashpra, por përpiquni të trajtoni çdo gjë me qetësi. Edhe në romancë do të ketë tension, por do ia dilni ta menaxhoni situatën. Nuk duhet të harroni që Mërkuri vijon lëvizjen dhe data 10 do të jetë kulmi për ju.
SHBA– Disa sekonda pasi u qëllua nga Alec Baldwin, kinematografja Halnya Hutchins i tha një operatori në setin e filmit “Kjo nuk ishte gjë e mirë. Kjo nuk...
Vrull, përballje, nervozizëm, por edhe stabilitet ekonomik. Ky është parashikimi i përgjithshëm që shtrihet në të gjitha shenjat e horoskopit për muajin Nëntor,...
TIRANË– Priten hyrje të reja në “Big Brother VIP”! Pas dy eliminimeve të premten dhe një tjetri që pritet nesër, duket se do të kemi hyrje të reja,La...
TIRANË– Gazetarja Rudina Demneri, gjithashtu e njohur si Paloma, u eliminua nga një televotim i dytë gjatë spektaklit të së premtes së “Big Brother”....
TIRANË- Prova e javës në “Big Brother Vip” lidhet me festën e “Halloween”, ku ngjarje të ndryshme ndodhin në shtëpi, por s’duhet të ketë asnjë reagim. Gjat...
KOSOVË- Reperi nga Kosova, Feronit Shabani, ose Fero siç njihet nga publiku është liruar, pasi qëndroi dy ditë në paraburgim, pas konfliktit që pati...
“Le Matin” ka botuar, të dielën e 31 majit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Turhan Pashën, kreun e qeverisë shqiptare, në lidhje me trazirat e bren...
SHBA- Këngëtari Zayn Malik ka deklaruar publikisht se do të bëjë gjithçka për të shmangur një betejë të mundshme për kujdestarinë e vajzës së tij me mode...