LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Paragjykimet ndaj të huajve nuk janë njësoj

3 Janar 2020, 09:36 Nga DOSJA
Gjermani: Paragjykimet ndaj të huajve nuk janë njësoj

GJERMANI- “Kam tre vjet që kërkoj një apartament. Kam shkruar 30-40 e-maila, por nuk kam marrë përgjigje. Thjesht nuk më shkruajnë. Nuk mund të gjej shtëpi”, thotë Amiri, një 44 vjeçar sirian që jeton në një apartament të përbashkët me disa vetë dhe kërkon një banesë për veten. Amiri që nuk dëshiron as të tregojë emrin e vërtetë dhe as fotografinë ëndërron “për një jetë normale”, dhe viziton për këtë një kurs gjuhe të gjermanishtes.

Shpresa e tij është të punojë si shofer kamioni nga korriku i vitit të ardhshëm. Në zyrën e punës ai është i regjistruar si punëkërkues, dhe nëse gjen një apartament, ka mundësi të marrë edhe kuotën e ndihmës sociale që jepet për banimin. “Nuk e kuptoj, pse nuk më duan qiradhënësit. Paratë i kanë të garantuara nga shteti. Ata do t’i marrin patjetër paratë. Edhe dikush që punon, mund ta humbasë punën, por qiradhënësi nuk do t’i humbasë kurrë paratë e shtetit, apo jo?”

Ellada Polychroniou ka fat. Ajo ka lindur në Gjeorgji. Familja e saj ka origjinë greke dhe gjuhët e saj janë rusishtja dhe greqishtja. Mjekja 36 vjeçare, që punon në një spital të Kölnit nuk e pati aspak të vështirë të gjente një apartament. “Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Gjermani, pse jam e huaj. Unë punoj në një sektor mjaft të ndjeshëm, atë të shëndetit. Edhe pacientët dhe kolegët kanë qenë gjithmonë shumë të sjellshëm me mua.”

Ngjyra e lëkurës si argument?

Shumë qytetarë në Gjermani do të mendonin ndoshta, se është “normale” që Amiri ka vështirësi, më shumë se Ellada, sepse ai është refugjat dhe me ngjyrë. Apo jo? Andreas Zick, nga Universiteti i Bielefeldit ka hulumtuar me vite paragjykimet. “Prej 17 vitesh në bëjmë sondazhe përfaqësuese. Tani tek çdo i dyti person që pyesim, praktikisht ka paragjykime negative, adresim të tipareve negative për grupe të caktuara dhe në veçanti për azilkërkuesit dhe refugjatët”, thotë eksperti.

Paragjykimet veprojnë shpesh fshehtas. Ato i ndjen më shumë, se i dëgjon në shprehje konkrete. Ato i gjen në një vështrim, një sjellje të caktuar, një gjest. Sa herë kemi menduar, që më mirë të mos ulemi në krah të një arabi me mjekër të gjatë në metro? Nuk i dihet asnjëherë…ka pasur kaq shumë akte terroriste këto vite në Europë. Përveç kësaj dëgjon kaq shumë për mentalitetin e tyre, fenë…

Por si krijohen paragjykimet? Pse mendon çdo i dyti gjerman negativisht për njerëzit me ngjyrë? Dhe pse është ndryshe tek njerëzit me lëkurë të bardhë? “Shumë paragjykime kanë gjurmë në histori, për shembull paragjykimet ndaj myslimanëve. Sot e dimë, se stereotipet e para për myslimanët, që i gjejmë edhe sot, në kohët moderne janë krijuar përmes përshkrimeve të udhëtimit nga udhëtarë europianë në vendet myslimane…kemi po ashtu gjurmë edhe nga koha e nacionalsocializmit”, thotë Andreas Zick për DW. Në studime del qartë, se pikërisht ata që kanë shumë pak kontakte, kanë edhe pak përvojë me të huajt, dhe paragjykimi e bllokon përvojën, sipas Zick.

Paragjykimet mund të çmësohen

Paragjykime ka në Gjermani edhe për të huajt nga vendet e BE-së. Një shembull i mirë është kriza greke. Grekët janë dembelë, ata nuk paguajnë tatimet, vijnë në Gjermani vetëm për të marrë ndihmën sociale. Këto janë pohime, që shumë grekë në Gjermani i kanë dëgjuar si “shaka”. “Shitini ishujt, ju grekë të falimentuar”, shkroi në titullin kryesor njëherë gazeta e madhe gjermane “Bild”. Kurse “Spiegel” informoi për “fakelaki”, që ishte një “zarf plot me para”, që të ecësh përpara në Greqi.

Andreas Zick thekson efektin e tyre. “Ne e pamë në kohën e krizës greke dhe politikës së kursimeve, kur BE vendosi një diktat të fortë kursimi për Greqinë. Shumë vetë për të justifikuar e gjetur miratim për këtë, nxorrën nga sirtaret paragjykimet kundër Greqisë e grekëve.”

Të huajt nuk janë njësoj, pikërisht sepse ka kaq shumë paragjykime të ngulitura thellë. Por ato edhe mund t’i çmësosh. “Ne shohim në studime, që përvoja dhe kontakti, kontakti ndërkulturor është frenues i mirë kundër paragjykimeve. Të gjitha studimet tona tregojnë, se njerëzit që jetojnë në rajone me numër të madh të huajsh, kanë më pak paragjykime, më pak probleme dhe konflikte me të huajt”, thekson studiuesi Andreas Zick.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota andreas zick paragjykime ne gjermani te huaj ne gjermani andreas zick paragjykime ne gjermani te huaj ne gjermani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit