Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Minsitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë sot në një deklaratë për mediat duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës, i cili e akuzon për pjesëmarrje në ‘grushtin e shtetit’ dhe rrëmbimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Në deklaratën e saj Gjonaj tha se nuk kishte dalë që t’i përgjigjej Presidentit, por për të sqaruar publikun.
Sipas saj Presidenti nuk ka të drejtë në luftën që ka nisur,pasi ka deformuar faktet dhe ka shpikur gjithçka vetëm për politikë. Po ashtu u shpreh se Meta ka hallin me Reformën në Drejtësi, prandaj ka shpikur ‘grushtin e shtetit’ dhe ka hedhur akuza kundër saj. “U rezervoj keqardhjen time për hallin që kanë me Reformën në Drejtësi, por sulmet ndaj meje nuk i lehtësojnë nga këto halle. Presidenti ka ngritur një luftë të deformuar me dokumentet që ka publikuar”, shtoi më tej ministrja.
Më fjalën e saj ajo shtoi se kauza fitkive po bëhet dhe është shpikje prej tij “në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave”. Gjonaj tha se deklaratat nga presidenca janë deformimet të rënda dhe show për rrëmbimin e kompetencave. Në lidhje me botimin në Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit, Gjonaj tha se ishte një mekanizëm zhbllokues, pasi Presidenti nuk ushtroi të drejtën e tij të zgjedhjes brenda afatit 30 ditor që ia cakton Kushtetuta.
Presidenti Ilir Meta ka depozituar të hënën (24 shkurt) në SPAK padinë për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe 2 zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie. Meta paralajmëroi se ka prova të tjera, të cilat po i shqyrton dhe se më 2 mars pret popullin në Bulevard kundër sulmit që sipas tij po i bëhet Kushtetutës së vendit.
Presidenti Ilir Meta prej muajsh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë, Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Përfaqësuesi i Grupit të Punës pranë Partisë Demokratike për monitorimin e situatës me Coronavirus, Bardh Spahia po monitoron qendrat shëndetësore ...
TIRANË- Personalitetet e PS-së i drejtojnë Kryetarit të PS, Edi Ramës mocion për Reformimin e PS. Mocioni është nënshkruar: Arta Dade, Eva Teqja (Allushi),...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është shprehur se Shqipëria është e rrezikuar nga koronavirusi dhe nuk jemi ven...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot mediat, duke i akuzuar se po përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Në deklaratën e tij nga Komiteti Kombë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, ku kanë marrë pjesë ministrat dhe zyrtarë të tjerë dhe tema e diskutimit lidh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, ku ka folur për koronavirusin dhe ka thënë se Shtëpia e Pushimit të Ministris...
TIRANË– E ndërsa Besëlidhja, Kuq e Zi e 2 Marsit, thirrur nga presidenti Ilir Meta po afron, kreu i shtetit është hedhur në një ofensivë takimesh me ndërko...
TIRANË- Ambasadaroja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar vizitën e Edi Ramës në Rusi dhe deklaratat e tij gjatë takimit me Segrei Lavrov. Në një reagim...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot për manifestimin e 2 marsit, duke kërkuar dhe një ndjesë publike. Ndjesa e Metës nuk është për qytetarët...
Tiranë-Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” ka deklaruar se tubimi i Presidentit Ilir Meta më 2 mars është një manifestim i madh i...