LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Me marsin vinin arrestimet… dënimet e inxhinierit të naftës, Nuredin Skrapari

18 Mars 2020, 16:13 Nga DOSJA

Kishte nisur të punonte në sektorin e naftës që në moshën 18 vjeç kur përfundoi shkollën e mesme teknike përkatëse dhe pas diplomimit në fakultetin e Gjeologji-Minierave, ishte një nga studiuesit e Institutit të Kërkimeve të Naftës dhe Gazit në Kuçovë dhe më pas në Fier. I ishin bërë 7 vite që punonte me përkushtim në këtë sektor fitimprurës të ekonomisë shqiptare, kur më 15 mars 1974 i vunë prangat publikisht. “Jeta ime u përmbys plotësisht”, ka shkruar më vonë për atë çast, Nuredin Skrapari, i cili ishte ende një djalë i ri, i pamartuar, që mendonte se e kishte jetën dhe karrierën përpara. E akuzuan për agjitacion dhe propagandë dhe më 11 maj të atij viti, Gjykata e Beratit i dha dënimin maksimal për këtë akuzë, 10 vite burg.

E heqin nga puset e naftës dhe e hedhin në puset e vuajtjes.

Inxhinieri dërgohet menjëherë në repartin 303 të Spaçit, ku puna e rëndë e minierës priste fuqinë e djemve të rinj si ai. Mund të kishte vetëm një arsye për ta shkëputur që aty Nuredinin, që megjithëse i përkiste një familje të mesme fshatare, në gjyq u cilësua si kulak, “me origjinë të keqe politike” dhe si të gjithë ata me të cilët u dënua, si njeri që donte “përmbysjen e pushtetit popullor dhe vendosjen e një sistemi tjetër, ashtu si në vendet borgjeze revizioniste”. Ishte ridënimi i tij.

Kur e kishte ende të freskët përvojën e arrestimit të parë, një vit pas asaj dite, më 18 mars 1975, ai arrestohet ndërsa ishte duke vuajtur dënimin në Spaç. E marrin që aty dhe e çojnë në hetuesinë e Tiranës, ku do të merrej në pyetje bashkë me kolegët: Koço PlakuMilto GjikopulliFilip NashiBeqir AlijaProtoko MuratiDhimitër Stefa dhe Jani Konomi. Ishte i pari që u arrestua nga ky grup që do të njihej si grupi i naftës. Pesë të tjerë do të arrestoheshin në të njëjtën kohë disa ditë më vonë, në 25 mars dhe Dhimitër Stefa dhe Jani Konomi, pas një muaji, në 18 prill.

“U kërkua të pranonim akuzën si sabotatorë. Isha 10 vjet më i vogël se shefat e mi. Më bënë një ofertë: Je i ri. Mendo për familjen. Nuk do të bësh më shumë se katër vjet, nëse bashkëpunon me ne”,  shkruan inxhinieri në librin e tij të botuar shumë vite më vonë, “Tragjedia e inteligjencës së naftës”. Ai nuk e pranoi akuzën që sipas premtimit, do të shpëtonte atë, por do të fundoste kolegët e tij. Vendosi më mirë të ridënohej. “Më në fund firmosa ridënimin tim. E shkretuara jetë sa e shtrenjtë paska qenë, edhe në vrimën e miut ku kisha përfunduar më dukej e dhibmsur! Isha vetëm 32 vjeç”, vazhdon ai në këtë libër ku mbron tezën e pafajësisë dhe kontributin e vyer të inxhinierëve që u dënuan me të.

Kryeinxhinieri, Koço Plaku, me guximin që u jep disa njerëzve bindja në pafajësi dhe më shumë akoma, në dënimin maksimal që i pret, në një nga seancat iu drejtua hetuesit: “Po këta të dy, Nuredin Skraparin dhe Kadri Ramën, pse i keni arrestuar? Janë djem të zgjuar dhe specialistë të zotë në fushat e zbulimit dhe kërkimit të naftës. I nxirrni këta nga burgu…” Koço Plaku, pjesë e një familjeje armike, ndaj së cilës mesa duket ishte bërë një betim shumë i fortë ndëshkimi dhe Milto Gjikopulli u dënuan me pushkatim. Të tjerët me burgime të gjata. Nuredin Skrapari u dënua me 20 vjet burg në fund të procesit që zgjati më shumë sesa një vit.

E rikthejnë në Spaç, aty ky e priste puna në minierë. Me ç’kuptohet ai ishte një element që mbahej në vëzhgim, përderisa pas disa vitesh do të ngrihej një tjetër akuzë ndaj tij. Në vitin 1979, e ridënojnë, me një grup të burgosurish, të cilët u akuzuan për krijimin e një organizate “kundërrevolucionare antisocialiste” me emrin “Revizioniste”, siç shkruan studiuesi Kastriot Dervishi në një artikull të gazetës 55, mbështetur në dokumentet e kohës. Këtë herë, arrestimi i Nuredin Skraparit nuk e priti marsin. U arrestua më 23 shkurt 1979 dhe në maj iu dha dënimi me 18 vite burg, për pjesëmarrje në organizatë kundërrevolucionare dhe agjitacion dhe propagandë. Në hetuesi, një ditë pas arrestimit, Nuredini tha: “Gjatë kohës që porsa fillova vuajtjen e dënimit, u riarrestova dhe u dënova për një krim të kryer në të njëjtën kohë me dënimin e parë. Nga kjo, pasi u ktheva në Repartin e riedukimit 303 Spaç, pasi rimora veten deri diku, fillova të shqyrtoj fajësinë time se sa fajtor isha për krijimin e kryer dhe për masën e rëndë të dënimit. Arrita në konkluzionin se unë nuk duhej të dënohesha. Kështu fillova të thosha se dënimi im si sabotator dhe i gjithë grupit të sabotatorëve nuk ishte i drejtë dhe se nuk ishte sabotuar zbulimi i vendburimeve të naftës, por qeveria jonë me goditjen e këtij grupi donte të justifikonte mossukseset në industrinë e kërkimit e nxjerrjes së naftës”. Ajo që e priste ishte vazhdimi i punës në Spaç.

Punoi atje deri në vitin 1983. Pastaj transferohet në kampin e Qafë-Barit, pranë minierës së atjeshme. Një vit më pas, në 1984-ën, kur Nuredinit i bëheshin 10 vjet që e kishin larguar nga nxjerrja e naftës dhe e kishin kthyer në skllav të nxjerrjes së bakrit, në Qafë-Bari shpërtheu revolta historike e të burgosurve. Ishte e dyta, pas revoltës së Spaçit që tronditi shtetin në vitin 1974, pikërisht në kohën kur u dënua Nuredini herën e parë. Këtë herë, ai do të vuante mbi trupin e tij dhunën që ndëshkoi revoltën.

Në emisionin “Histori me zhurmues”, të vitit 2010, Nuredin Skrapari, i ndarë nga jeta në vitin 2017, ka treguar revoltën e Qafë-Barit sipas kujtimeve të tij. “Të gjithë të burgosurit sikur morën vetëkomandë  dhe përplasën këmbët dhe tundën tokën. Dhe një pjesë hyri brenda dhe një pjesë qëndruan në vend. Ndër ta ishte Sokol SokoliNue TomaLush Bushgjoka, etj., etj. Ne që hymë brenda ndoqëm nga dritarja ngjarjen. Ata u dorëzuan, kampi ishte i rrethuar dhe nuk kishin nga shkonin. Policët u sollën shumë egër me ta…Gjyqi i tyre u bë për një kohë shumë të shkurtër dhe morëm vesh më vonë që u pushkatuan. Dy ditë më vonë na mblodhën të gjithëve dhe erdhën me një listë dhe filloi druri. Nisën të më godisnin me bisht lopate, por kisha një peliçe të mirë dhe më mbrojti. Por dikush tha që të më godasin me bisht kazme, më gotitën dhe ndjeva dhimbje, më thyen brinjën. Filluan me grushta, me shkelma, nuk e di sa zgjati, por unë përfundova në kolaps pa tension. Unë isha më rëndë nga të gjithë dhe kërkuan që të shkoja në spital. Kështu u mbyll kjo revoltë me gjak dhe me hekur. Revolta e dytë e të burgosurve politikë”, ka thënë Nuredin Skrapari.

Pas revoltës, ai do të transferohej ca kohë në Zejmen e më pas në burgun e Burrelit, ku mbaheshin armiqtë politikë, që nuk dilnin në punë, por torturoheshin nga izolimi, uria dhe keqtrajtimi i gardianëve. Vuajti për 6 vjet dënimin në Burrel nga u transferua për pak kohë në Kosovë të Belshit, ku edhe u lirua, ndërkohë që kishte ardhur gushti i viti 1990, pas 16 vitesh, 5 muaj e 9 ditësh burg.

Sigurisht do t’i kish dhënë vendit më tepër si inxhinier nafte sesa i dha si minator në kampet e punës së detyruar, por diktatura kënaqej më shumë me dënimin e armiqve të saj sesa me zhvillimin e ekonomisë dhe “armikun” Nuredin Skrapari, arriti ta izolonte gjatë viteve të tij më të mira, deri në fund të viteve të saj.

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur gjyq ne komunizem krimet e komunizimit nuredin skrapari gjyq ne komunizem krimet e komunizimit nuredin skrapari

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 18 Mars 2020, 12:56

TIRANË-Vetë-izolimi për shkak të përballjes me përhapjen e koronavirusit ka prekur jetën e secilit. Dikujt i ka mbyllur punën, një tjetri i ka prekur regji...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen