LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqtari nxjerr nga shtëpia gruan e divorcuar dhe të dhunuar nga ish-burri: Mund të shembej

27 Prill 2022, 20:02 Nga DOSJA
Gjyqtari nxjerr nga shtëpia gruan e divorcuar dhe të dhunuar nga

Një grua e divorcuar dhe e dhunuar nga ish-bashkëshorti është nxjerrë nga shtëpia me vendim gjykate. Rasti është në Shkodër dhe bëhet fjalë për zonjën Rexhina Nushi. Kjo e fundit është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan, duke pretenduar se gjyqtari i Shkodrës Sokol Shehu ka dhënë një vendim të padrejtë.

Zonja është divorcuar në vitin 2014 dhe iu drejtua Gjykatës së Shkodrës për ndarjen e pasurisë, konkretisht një banesë 1-katëshe me sipërfaqe 98 metra katrorë. Megjithëse u apelua dhe u bë rekurs deri në Gjykatën e Lartë, u mor parasysh vendimi po i këtij gjyqtari, që shtëpia të ndahej përgjysmë.

Denoncuesja Rexhina Nushi: Ju drejtova emisionit Stop për të gjetur një zgjidhje në vesh të shurdhër nëpër gjykatë, për të njëjtën arsye se kam pasur një tejzgjatje të gjyqit të pjesëtimit të pasurisë. Unë jam divorcuar në vitin 2013 dhe në vitin 2014 kam marrë nga Gjykata e Shkodrës e Shkallës së Parë pjesën e parë të pjesëtimit të pasurisë e cila thotë që unë të marr ½. Pra unë jam bashkëpronare sepse shtëpia është bërë gjatë martesës. Në Shkallën e Parë të pjesëtimit të pasurisë konkludon që unë të jem bashkëpronare me ½ pjesë të pasurisë që është bërë gjatë martese. Pasi ka mbaruar gjyqi i Shkallës së Parë, pala tjetër i është drejtuar Gjykatës së Apelit. Dhe aty unë kam fituar ½ pjesë si bashkëpronare. Pastaj nga pala tjetër, ish-bashkëshorti im është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Edhe Gjykata e Lartë ka vendosur që unë të marr ½ pjesë të pjesëtimit të pasurisë.

Më pas nisi faza e dytë e pjesëtimit, ajo e ndarjes së pronës në terren. E urdhëruar nga gjyqtari Sokol Shehu, ekspertja Rajmonda Qerimaj bëri vlerësimin dhe tha se banesa, sipas saj, mund të ndahej në natyrë, pasi të dyja palët të përshtasnin tualetin dhe derën.

Por, pak kohë më pas, njëra dhomë u shemb. Kjo bëri që gjyqtari të kërkonte nga po e njëjta eksperte një shtesë akti. Megjithëse sipërfaqja u tkurr, ekspertja gjykoi se sërish banesa mund të ndahej në mes. Por kjo nuk u mor parasysh nga gjyqtari, i cili vendosi, që zonja të largohet nga shtëpia duke marrë 13 milionë Lekë të vjetra dhe aty të mbetet ish-bashkëshorti.

Denoncuesja Rexhina Nushi: Në fazën e dytë të pjesëtimit të pasurisë, sipas ligjit, dosja i kthehet përsëri të njëjtit gjyqtar që ka bërë pjesëtimin, pra gjyqtarit Sokol Shehu dhe pas sorollatjesh prej më shumë se 1 vit, mua më datën 11 Prill më është konkluduar që unë do të marr vetëm 13 milionë e 600 mijë Lekë të vjetra, ndërsa të gjithë pjesën e shtëpisë do ta gëzojë ish-bashkëshorti. Zoti gjyqtar, ju vetë keni qenë që më keni dhënë gjysmën e shtëpisë dhe keni detyruar eksperten Rajmonda Qerimaj që të bëjë dy akte-ekspertimi, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë pjesëtim pasurie. Ish-bashkëshorti ka prishur njërën dhomë. Tanimë, te akti shtesë u zvogëlua sipërfaqja sepse u hoq dhoma që u prish nga ish-bashkëshorti. Këto probleme unë i kam ngritur në seancë gjyqësore dhe i kam gjyqtarit dhe gjyqtari më është përgjigjur: “Mund ta prishë edhe tërmeti”. Zoti gjyqtar, nuk është kjo përgjigje profesionale nga një gjyqtar i cili më ka dhënë në pjesën e parë të pjesëtimit ½, ndërsa sot refuzon dhe thotë “mund ta prishë edhe tërmeti”. Unë mendoj se ai ka marrë një shumë prej 5 milionë Lekësh, nga informacionet dhe nga burimet e brendshme të gjykatës e kam këtë informacion. Struktura e kësaj banese është 98 metër katrorë dhe nga dhoma që e kanë prishur rezulton që të shkojë në 78 metër katrorë, prandaj është bërë nga ekspertja akti i ekspertimit dhe i ka lënë detyrë gjyqtari Sokol Shehu që të bëjnë me 78 metra ndarjen e shtëpisë, pra në kundërshtim nga vendimet e Apelit, nga vendi i tij njëherë në radhë të parë, dhe vendimi i Gjykatës së Lartë.

Rexhina Nushi ka takuar nga afër vetë gjyqtarin Sokol Shehu, duke i thënë se ai vetë kishte dhënë vendim herën e parë për ndarjen e pasurisë përgjysmë, ndërsa tani e nxorri nga shtëpia. Në dosjen e gjykimit është dhe një urdhër-mbrojtjeje që zonja e ka marrë ndaj ish-bashkëshortit të dhunshëm, por që gjyqtari nuk e ka parë. E gjithë biseda mes tyre është e regjistruar me audio.

Rexhina Nushi: Po mirë mor zoti gjyqtar, mirë që mua më le pa shtëpi, por unë kam edhe një fëmijë, mor zotëri.Ti ishe pro meje para gjashtë seancave dhe tani ndryshove dhe më hodhe mua në rrugë të madhe?

Gjyqtari Sokol Shehu: Nuk e dije, që të ishte prishur shtëpia?

Rexhina Nushi: Po ai ka prishur vetëm një dhomë, mor zotëri. Vetëm atë dhomë ka prishur, nuk ka prishur tërë shtëpinë.

Gjyqtari Sokol Shehu: Po nuk të bëhej pra, nuk të bëhej pjesëtimi.Nuk mund të bëhej pjesëtimi ndryshe, se djali yt, ai që ke rritur, e ka ai tokën tani. Nuk të lë ai servitutë banimi ( kalimi) , nuk të lë ai, asgjë.

Rexhina Nushi: Mua ma cakton gjykata, mor zotëri! Djalit nuk i kam bërë asnjë akt dhurimi.

Gjyqtari Sokol Shehu: Është prishur sendi, nuk ekziston më sendi.

Rexhina Nushi: Po nuk e ka shembur as tërmeti, as shiu, as lagështira. Edhe tërë shtëpinë mund ta prishte ai dhe ju do thoshit, se nuk kam çfarë të ndaj? Por jo, mor zoti gjyqtar, nuk hidhet kështu një grua e vetme në rrugë të madhe. Dhe ju pastaj më dhatë lekë mua. Pse nuk i dhatë lekë atij, por më dhatë lekë mua? Pse nuk e nxirrni atë, që është i dhunshëm, që ka ushtruar dhunë, që më ka nxjerrë jashtë? Pse nuk e nxorrët atë nga shtëpia, por më nxorrët mua?

Gjyqtari Sokol Shehu: M’i the këto atë ditë? Me fjalët e tua? Prova a ke? Urdhër-mbrojtje?

Rexhina Nushi: E ke urdhrin e mbrojtjes. Ja ku e ke, në dosje e ke urdhrin e mbrojtjes, në dosje e ke, apo nuk ke dashur ta shohësh?

Në zyrën e gjyqtarit Sokol Nushi shkoi edhe gazetari i Stop, për të ballafaquar vendimin që ka dhënë. Por gjyqtari nuk pranoi të komentonte.

Gazetari: Zoti gjyqtar, të lutem! Më fal, se po vij kështu…!

Gjyqtari Sokol Shehu: Ka mundësi të dalësh jashtë?

Gazetari: Po vij vetëm unë. Lidhur me këtë vendim, që ju keni marrë për zonjën, pse keni marrë këtë vendim? Ajo pretendon, se është i njëanshëm.

Gjyqtari Sokol Shehu: Mua më kërkon llogari ti, se pse mora këtë vendim?

Gazetari: Patjetër! Kërkon media, llogari!

Gjyqtari Sokol Shehu: Zotëri, do arsyetohet vendimi, pastaj bëni komente sa të doni!

Gazetari: Tani, ajo ka kërkuar pjesëtimin e pasurisë, pronës.

Gjyqtari Sokol Shehu: Ka mundësi të dalësh jashtë? Mos më kërko mua llogari për vendimmarrje!

Gazetari: Pse? Unë kam të drejtën të kërkoj llogari për një vendim… Ka 10 vite, që zvarritet zonja.

Gjyqtari Sokol Shehu: Nuk e ka pasur gjyqin 10 vjet.Ka qenë nëpër shkallët e gjykimit.

Gazetari: Dakord, po shyqyr, që erdhi kjo ditë! Kur do ta marrë ajo pjesën e saj?

Gjyqtari Sokol Shehu: Mos më bëj komente…

Gazetari: Asaj i takon gjysma: ½-ta e pasurisë dhe ju i kërkoni asaj, që të largohet nga ajo banesë. Nuk do ajo. Ajo do vetëm gjysmën.

Gjyqtari Sokol Shehu: Dil jashtë nga salla!

Gazetari: Dal unë, se unë këtë punë kam, por ju keni marrë një vendim të gabuar, zoti gjyqtar! Në vend t’i jepni të drejtën zonjës…, ligji është shumë i qartë.Ajo nuk po kërkon 13 milionë lekë, po kërkon gjysmën e pasurisë dhe duhet të merni në konsideratë atë, që ka bërë ekspertja në shtesën e aktit të ekspertimit! Pse nuk e keni marrë?

Gazetari: Zoti gjyqtar, mbi të gjitha ne duhet të përkrahim gruan, gruan në parim!

Gjyqtari Sokol Shehu: Do dalësh jashtë tani?

Gazetari: Gjithë të mirat! Punë të mbarë!

Marrë nga tvklan.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder sokol shehu shkoder sokol shehu

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty