LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli Europës bën thirrje për përmirësim të kushteve në spitalet e burgjeve

27 Prill 2022, 19:16 Nga DOSJA
Këshilli Europës bën thirrje për përmirësim

TIRANË- Komiteti Europian i Parandalimit të Torturës (CPT) kreu një vizitë me qëllim ekzaminimin e kushteve ku ndodhen pacientët e psikiatrisë mjekoligjore në institucionet e Krujës, Lezhës dhe Tiranës, dhe për të rishikiar progresin e bërë si rrjedhojë e implementimit të rekomandimeve të Komitetit (CPT) për transferimin e këtyre pacientëve në një institut të mirëqenë.

Në raportin e Shkurtit 2017, Komiteti për Parandalimin e Torturës (CPT) shprehu shqetësimin e tij në lidhje me kushtet e papërshtatshme në të cilat mbaheshin pacientët e burgosur në institucionet e Spitalit të Burgut në Tiranë dhe në Burgun e Zaharisë në Krujë, pavarësisht legjislacionit dhe rekomandimeve të Komitetit”, citon raporti i vitit 2022.

Kushte të tilla si tejkalim i numrit te pacientëve, mjedise të prishura, dhe kujdes psikiatrik I pamjaftueshëm”, vijon raporti.

Në kohën e vizitës së CPT, Institucioni i Vecantë i Zaharisë në Krujë kishte 314 pacientë të burgosur meshkuj, por jo mjaftueshëm staf të suportit psikoterapeutik.

Vizita e Komitetit të Parandalimit të Torturës (CPT) konstaton në periudhën 23-26 Nëntor 2021, specifikisht në institutin e veçantë të Zaharisë në Krujë për të sëmurët e burgosur, ku mbahen të gjithë pacientet e dënuar meshkuj, dhe në Spitalin e Burgut në Tiranë ku mbahen të gjithë pacientet e dënuara gra, si edhe ne burgun e Lezhës.

CPT mbajti takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t’iu përçuar këto shqetësime që janë vënë re gjatë vizitave ndër vite.

Sipas raportit këtij viti, theksohet se në Janar të 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shpalli dhe një vendim në lidhje me çështjen ‘Strazimiri kundër Republikës së Shqipërisë’, ku përmenden trajtimet çnjerëzore dhe poshtëruese të personave të sëmurë mendorë të dënuar me burg në Shqipëri.

Kërkuesi u ankua se kushtet e arrestit të tij dhe trajtimi i papërshtatshëm mjekësor, që ai ka marrë, kanë qenë në kundërshtim me nenin 3 të Konventës”, citohet në vendimin e Gjykatës Europiane për çështjen e Strazimirit.

Gjthashtu në këtë vendim, Gjykata Europiane sinjalizoi se autoritetet shqiptare duhet të ndërmarrin menjëherë masat në mënyrë që të sigurojnë kushte jetese të përshtatshme dhe shërbimet shëndetësore të duhura për personat e sëmurë mendorë të cilëvë u është mohuar liria në bazë të një vendimi gjyqësor.

Sipas Gjykatës Europine të të Drejtave të Njeriut, shteti duhet të sigurojë kushte të tilla që pacientët e burgosur të marrin trajtimin e duhur mjekësor për t’u përmirësuar dhe për t’u ri-integruar në shoqëri, duke mos paraqitur më rrezikshmëri për të tjerët.

Komiteti i Parandalimit të Torturave e sheh alarmant faktin që në një periudhë kohore më të vogël se 5 vjet, prej Shkurtit të 2017 deri në Nëntor 2021, numri I pacientëve psikiatrik meshkuj të cilët janë urdhëruar me vendim gjykate për trajtim të detyrueshëm sipas Pjesës 46 të Kodit Penal, është rritur nga 153 në 217 veta, gjë që përkthehet në një rritje prej 40%”, citon raporti i CPT-së.

Një arsye për këtë duket se është fakti se rrallë herë ndonjë pacient mjeko-ligjor është liruar nga viti në vit.

“Ngjashëm, në vizitën e vitit 2017, një numër I pacientëve mjeko-ligjor të cilët nuk kishin më nëvojë për shtrim në spital, nuk ishin liruar prej gjykatës për shkak se mungonin institucionet e kujdesit ambulator të trajtimit të pacienteve në komunitet”, citon raporti për shkaqet e moslirimit të pacientëve.

“Pacientë të tillë mund të liroheshin vetëm nëse familjarët ishin të gatshëm t’i merrnin ato në shtëpi, por shumica e tyre nuk mbanin më kontakte me familjen”, shkruhet në raport.

Komiteti i Parandalimit të Torturave rekomandon autoritetet shqiptare të marrin hapat e nevojshme për të ri-shikuar nevojën e pacientevë të shtruar në spital të cilët nuk përbëjnë më rrezikshmëri, dhe për t’u dhënë atyre mundësinë e rikthimit në komunitet nën kujdesin ambulator apo leje-daljeve provizore.

Gjithashtu, bazuar në vizitat e mëparshme, CPT rekomandon autoritetet shqiptare të ndërmarrin masa të menjëhershme në spitalet e burgjeve për të siguruar që të gjithë pacientët, përfshirë dhe pacientet gra, të pajisen me dyshekë të pastër dhe produkte falas të higjenës personale.

Qelitë duhet të pajisen me tavolina, karrige dhe sirtarë me çelës për ruajtjen e sendeve personale”, thekson raporti në seksionin e rekomandimeve.

Është për të ardhur keq gjithashtu që oborri i jashtëm ishte tepër i vakët – një dysheme betoni e rrethuar me mure të larta, ku nuk ka as dhe një strehë për kushtet e motit. Sipas CPT, masa duhen marrë dhe në lidhje me këto mungesa”, shkruhet në raportin e CPT mbi kushtet e spitaleve të burgjeve.

Një tjetër rekomandim i Komitetit për Parandalimin e Torturës, lidhet me aktivitetet ditore të cilat duhet të pasurohen me lojra të tavolinës si edhe akses ne televizon apo radio.

Në mbyllje, Komiteti ngre problamatikën mbi mungesën e bashkëpunimit midis stafit e kujdesit shëndetësor dhe psikologëve, të cilët duhe të jenë më të mirë-koordinuar përsa i përket planeve të trajtimit shëndetësor dhe psikoterapautik të pacientëve.

Marrë nga Reporter.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet cpt këshilli europës spitalet e burgjeve cpt këshilli europës spitalet e burgjeve

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen