Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti mori një kthesë të papritur të enjten, pasi kryesuesi i trupës, Ardian Hajdari deklaroi se ajo i kishte njoftuar përmes email-it se kishte paraqitur një kërkesë për dorëheqje në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
“Përsëri, nëpërmjet komunikimeve elektronike, subjekti na njofton se ka kryer kërkesën për dorëheqje dhe kërkon shtyrjen e seancës publike të planifikuar për sot, deri në momentin që KLGj të shqyrtojë dhe të vendosë mbi kërkesën e saj… ,’ sqaroi Hajdari.
Siç u bë me dije në seancë, Panajoti e ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje në KLGJ më 24 qershor. Megjithatë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi vazhdimin e gjykimit për subjektin.
“Lidhur me kërkesën për shtyrje, sjell në vëmendje se ky proces po kryhet me procedurë të përshpejtuar për shkak të një kërkese të KED,” pohoi Ballhysa. Ai shtoi se nëse Kolegji vlerësonte se seanca duhej shtyrë, kjo mund të kryhej për të dëgjuar vullnetin e subjektit për t’u dorëhequr.
Gjyqtarja Regleta Panajoti –kandidate për një post në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 26 qershor 2019. Pro konfirmimit të saj votuan Genta Tafa Bungo dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari. Ndërsa komisioneri Lulzim Hamitaj argumentoi në mendimin e pakicës se “subjekti kishte mungesë prej 3.8 milionë lekësh” dhe duhej shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e marrë me shumicë votash për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti, me argumentin se ajo nuk e justifikon pasurinë dhe nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm në këtë kriter. “Komisioneri Publik, nga shqyrtimi i vendimit nr. 169/2019, çmon se ai është i cenueshëm në tërësinë e tij,”thotë në ankim Komisioneri.
Dorëheqja nga statusi i magjistratit sjell ndëprerjen e procesit të vetingut dhe ndalimin e subjektit për t’u emëruar në çdo pozicion të sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Megjithatë, trupa e KPA-së u tërhoq për një orë dhe vendosi të shtyjë seancën më 10 korrik, ora 10:00, duke e ftuar gjyqtaren Regleta Panajoti të dëgjohet lidhur me kërkesën e saj.
Marrë nga Reporter.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SKRAPAR– Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Skrapar, ku vlerësoi me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit” këngëtarin e s...
BELSH- Policia në Belsh ka proceduar pronarin e një lokali, 42-vjeçarin me iniciale K.Q. Gjatë kontrollit policia ka zbuluar se në lokalin e tij vendose...
TIRANË- Kur kanë kaluar 18 ditë nga atentati në derë të shtëpisë të Ardjan Çapjas, policia nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët e kësaj ngjarje. G...
TIRANË– Rifillimi i transportit publik është rikthyer në “mollë sherri” mes institucioneve ditët e fundit. Pas marrjes së “ok” nga Ministria e Shëndetësisë...
BELSH– Sipas arkeologëve, pjesa e zbuluar duket se është një stacion qëndrimi përgjatë rrugës Egnatia, por gërmimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi zbulimin....
BELSH– Një 42-vjeçar me iniciale K.Q., është proceduar penalisht pasi në lokalin e tij është gjetur një celular, në të cilin ishin të hapura disa faqe sp...
BERAT– Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi ka ushtruar dhunë në familje. I riu nga Berati me iniciale E.Ç., pasi u kap në fl...
MALLAKASTËR -Policia ka sekuestruar 340 rrënjë kanabisi në Mallakastër. Në pranga kanë rënë tre persona, si posedues të lëndës narkotike. Sipas policisë, k...
TIRANË- Zbardhet dëshmia e mjekut ortoped Viktor Marku, i cili pranoi bashkë me kirurgun Besim Lama, që të operonin në ambientet e spital Amavita në Qytet ...