Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pritur ditën e sotme delegacionin e lartë të Guardia di Finanzas, i kryesuar nga Gjenerali Brigadës, Giuseppe Arbore. Në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Gjatë takimit është diskutuar forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, të cilin Nano e konsideroi të domosdoshëm.
“Ju falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ju shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për forcimin e këtij bashkëpunimi, pasi lufta kundër kultivimit të kanabisit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe një sfidë personale e imja si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për ta luftuar deri në zhdukje këtë paligjshmëri, ndaj kërkoj me shumë sinqeritet mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj.” tha Nano.
Gjenerali Arbore i uroi në emër të delegacionit suksese në detyrën e re Drejtorit të Përgjithshëm dhe i ofroi mbështetje për realizmin e prioriteteve në interes të të dy vendeve.
“Pa hezituar, menjëherë ju ofroj që një përfaqësues i Policisë së Shtetit të vendoset në komandën e përgjithshme të Guardia di Finanzas, gjë që do të sjellë koordinim dhe bashkëpunim më efikas mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanzas” u shpreh Drejtuesi i Repartit III të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanzas.
Drejtuesi i Departamentit të Koordinimit të Informacionit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komandës së Përgjithshme, Gjeneral Brigade Cosimo di Gesu i ka ofruar Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, mundësinë që oficerët e Policisë shqiptare të kryejnë trajnime të ndryshme në Shkollën e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanzas. Edhe ambasadori italian, Bucci vlerësoi bashkëpunimin e policisë shqiptare dhe asaj italiane duke premtuar mbështetje të mëtejshme. Në takim u ra dakord që në muajin nëntor të zhvillohet një konferencë e përbashkët për të bërë prezente rezultatet e arritura përgjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimit ajror për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
POSTIMI I POLICISË
“Policia e Shtetit: Nano-Arbore: “Forcimi i bashkëpunimit, domosdoshmëri për rritjen akoma më shumë të forcës goditëse ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme”. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano priti në takim delegacionin e lartë të Guardia di Finanzas, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, drejtues i Repartit III të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanzas. I pranishëm në takim edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, SH.T.Z. Fabrizio Bucci. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe domosdoshmëria për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano: “Mirënjohje për punën e shkëlqyer që ekipi juaj po bën në Shqipëri, për monitorimin ajror, që ka si qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Ju falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ju shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për forcimin e këtij bashkëpunimi, pasi lufta kundër kultivimit të kanabisit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe një sfidë personale e imja si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për ta luftuar deri në zhdukje këtë paligjshmëri, ndaj kërkoj me shumë sinqeritet mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj. Vlerësoj punën e përfaqësuesve të Interforcës në Shqipëri, për koordinimin e veprimeve dhe shkëmbimin e informacionit në kohë, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafiqe të paligjshme”. Drejtuesi i Repartit III të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanzas, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, në emër të delegacionit, i ka uruar Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, suksese në detyrën e re dhe i ka ofruar mbështetje për realizmin e prioriteteve në interes të të dy vendeve. Giuseppe Arbore: “E vlerësoj shumë dëshirën dhe vullnetin tuaj për të bashkëpunuar dhe në përgjigje të kërkesës suaj, pa hezituar, menjëherë ju ofroj që një përfaqësues i Policisë së Shtetit të vendoset në komandën e përgjithshme të Guardia di Finanzas, gjë që do të sjellë koordinim dhe bashkëpunim më efikas mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanzas”. Drejtuesi i Departamentit të Koordinimit të Informacionit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komandës së Përgjithshme, Gjeneral Brigade Cosimo di Gesu i ka ofruar Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, mundësinë që oficerët e Policisë shqiptare të kryejnë trajnime të ndryshme në Shkollën e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanzas. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, SH.T.Z. Fabrizio Bucci vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane, duke premtuar një mbështetje akoma më të madhe të Policisë italiane dhe të ambasadës italiane, për Policinë e Shtetit. Në takim u ra dakord që në muajin nëntor të zhvillohet një konferencë e përbashkët për të bërë prezente rezultatet e arritura përgjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimit ajror për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.”
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KUKËS – Pas Korçës, dëbora ka filluar të bjerë edhe në Qarkun e Kukësit. Në fshatin Buzmadhe dhe Shishtavec gjithçka është mbuluar nga...
TIRANË – Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, tha sot se në qarqet e biznesit ekziston një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi...
TIRANË – Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit dhe në rrugë nuk kishte qarkullim. Automjeti tip Benz që drejtohej nga Gentian Mandreja, dhe n...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj i janë bashkuar listës së personaliteteve që do të mb...
TIRANË- Të vetmit të humbur e mëdhenj në këtë histori janë familjarët e Adrian Pregës. Ata akuzojnë se çështja e tyre po manipulohet dhe kërkojnë dr...
TIRANË– Plagosja me armë zjarri në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, është zbardhur nga policia. Dy prej autorëve të plagosjes së Alekandër...
TIRANË– Daniel Manushi i arrestuar për plagosjen e dy të Aleksandër Nikollit dhe Xhulio Velës në ish-parkun e Autobuzëve është person me precedent të...
SUEDI- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit. Në Malmo të Suedisë, Rama...
Sipas statistikave në Shqipëri janë 670 mijë mjete, por vetëm 470 mijë prej tyre janë në qarkullim.Me rreth 10 mijë viktima përgjatë tre dekadave të fundit, dhe...
TIRANË– Qytetarët shqiptarë do të rikthehen sërish ditën e hënë përballë kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Këtë e ka...