LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja në Korçë/ Kambisti ndiqej nga hajdutët deri në Tiranë, dinamika e plotë e një krimi që tmerroi qytetin

14 Janar 2021, 11:24 Nga DOSJA
Grabitja në Korçë/ Kambisti ndiqej nga hajdutët deri

KORÇË-Agim Çaçi, një 42-vjeçar me profesion jurist është njeriu që së bashku me dy persona të tjerë në 11 janar 2021 në qytetin e Korçës, arritën ti marrin plot 40 milion lekë të vjetra, kambistit Shefqet Muço.

Nga kjo grabitje është arritur të arrestohet vetëm juristi Agim Çaçi, i cili u “mbërthye” nga Muço në përleshje e sipër,duke mos u lëshuar deri në momentin e ardhjes së një patrulle policie.

Ora News zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, që tre ditë më parë tronditi opinionin në Korçë. Skuadra me tre persona, ku bënte pjesë dhe juristi Agim Çaçi, ishte e pajisur me armë dhe leva hekuri dhe ditën e krimit, ishin pozicionuar qysh në orët e para të mëngjesit përpara shtëpisë së kambistit, Shefqet Muço.

Gazetari Elton Qyno raporton se grabitësit, kishin ngritur një skenar të denjë për filma aksion, pasi kishin disa ditë që monitoronin lëvizjet e kambistit nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas, itinerar, ky që kryhej thuajse çdo ditë nga Muço, për shkak të shkëmbimit valutor. Të njëjtën gjë kambisti Muço, do kryente dhe në datën 11 janar 2021, ku herët në mëngjes ai do udhëtonte nga Korça në Tiranë, për të këmbyer në tregun e valutës, një shumë financiare prej rreth 40 milion lekë.

Por 56 vjeçari nuk ka menduar se sapo të dilte nga banesa do binte në një pritë të mirëorganizuar me armë dhe leva hekuri. Sipas dosjes së policisë së Korçës, grabitësit janë pozicionuar para shtëpisë së kambistit rreth orës 04:30, ku në ambientet pranë shtëpisë është parkuar një makinë me ngjyrë blu,ku te vendi i shoferit qëndronte një person i shtrirë në sendilje që të linte përshtypjen se po flinte gjumë. Këtë fakt policia e ka vërtetuar nga dëshmia e një roje objekti që ndodhet afër vendit të ngjarjes, i cili ka vënë re pozicionimin e tre personave, por që s’ka kuptuar se çfarë mund të ndodhte.

Sipas dëshmisë së rojës një person ndodhej në makinë, të tjerët ishin fshehur afër shtëpisë së Shefqet Muços. Grabitësit kanë qenë me maska dhe mjete të forta si leva hekuri dhe një prej tyre ka qenë me armë. Sipas hetimit e para që ka dalë nga banesa ka qenë gruaja e Shefqet Muços, J.Muço, e cila pasi vëzhgon rrugën, ambientin për rreth, i flet bashkëshortit të saj, që të dilte nga banesa.

Shefqeti ka dalë nga shtëpia me një çantë, ku sipas tij kishte 40 milion lekë të vjetra. Në momentin që Shefqeti ka futur në bagazh çantën me lekë dhe ka mbyllur bagazhin është sulmuar befasisht nga grabitësit e maskuar, të cilët kanë filluar ta godasin me sende të forta. Muço, ka arritur të kapi njërin prej tyre dhe nuk e ka lëshuar për asnjë moment. E gjithë skena është parë nga bashkëshortja e kambistit, e cila e tmerruar, ka hyrë brenda në banesë duke thirrur.

Nga britmat, është çuar nga gjumi djali i kambistit, Oltjon Muço, i cili i ka shkuar në ndihmë babait të tij, Shefqetit. Oltjoni, është përleshur me dy grabitësit e tjerë, të cilët kishin sende të forta dhe ishin të maskuar. Njëri prej tyre kishte një pistoletë dhe se do e vriste, nëse nuk e lëshonte nga duart shokun e tyre, që më vonë rezultoi të ishte Agim Çaçi.

Në pamundësi për të liruar shokun dhe për shkak se në ndihmë të kambistit, dolën dhe disa komshinj të lagjes, janë larguar me një automjet tip Golf me targa të qytetit të Durrësit. Në ikje e sipër njërit prej grabitësve i është rrëzuar maska dhe është parë nga gruaja e kambistit se ishte pa flokë dhe i dobët.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk del se grabitësit kanë marrë çantën me lek të vendosur nga kambisti në bagazhin e makinës. Vjedhjen e çantës me para nuk janë në gjendje ta përshkruajnë dhe vetë të dëmtuarit, të cilët japin shpjegime se çanta pas përleshjes me grabitësit mungonte në bagazhin e makinës.

Babë e bir, kanë mbajtur të “mbërthyer” dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj personit që kishin mundur të neutralizonin, Agim Çaçi, që më vonë rezultoi të ishte me profesion jurist.

Tashmë ndaj Çaçit, është ngritur akuza e “Vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Plagosjes së lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë pritet që ditën e sotme, juristi Çaçi të dalë para gjykatës së Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

MARRE NGA ORA NEWS

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne korce ngjarja ne korce grabitja ne korce ngjarja ne korce

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Janar 2021, 11:18

SHKODËR– Shtetrrethimi në Shkodër nga disa të rinj nuk është respektuar. Ata kanë shkelur orën 22:00 e cila është vendosur nga qeveria për masat anti-covid...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen