LIVE UPDATES
Sport

Gravina: “Ndërhyrja e politikës e detyruan UEFA-n të merrte situatën në dorë”

2 Mars 2022, 15:06 Nga DOSJA
Gravina: “Ndërhyrja e politikës e detyruan UEFA-n të merrte

TIRANE President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, njëkohësisht edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, mori pjesë në punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, si i dërguari i presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin.

Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të Asamblesë, z. Gravina shprehu fillimisht solidaritetin me popullin ukrainas, duke bërë thirrje për dialog dhe paqe, me urimin për rikthimin sa më parë të normalitetit në Europë.

“Është një kënaqësi e madhe dhe një privilegj i madh për mua të përfaqësoj në Asamblenë tuaj sot Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe presidentin Aleksander Ceferin, i cili më kërkoi t’ju përcjellë përshëndetjet më të ngrohta. Fatkeqësisht po jetojmë ditë të vështira, që së pari prekin ndërgjegjen tonë dhe së dyti edhe sportin tonë. Ne jemi njerëz të futbollit dhe vlerat të cilave u përkasim i kanë themelet e tyre në parime universale të bazuara në respekt dhe miqësi. Për këtë arsye, sot më shumë se kurrë, komuniteti ynë është i bashkuar në shprehjen e solidaritetit me popullin ukrainas dhe mbështetjen e dialogut në vend të luftës. Sporti nuk merret me politikë, por kërkon me zë të lartë paqe! Shpresa është që së shpejti t’i kthehemi një jete normale, në një Europë në paqe dhe pa tensione. Ndërkohë, mendimet dhe lutjet tona janë për ata që po vuajnë”, – tha Gravina, duke u ndalur më pas te situata e krijuar së fundmi në Shqipëri dhe ndërhyrjet politike në procesin e zgjedhjeve të drejtuesit të FSHF-së.

“Sot jeni thirrur për të ushtruar një moment të rëndësishëm demokracie me miratimin e aspekteve vendimtare për jetën e një Federate, si buxheti financiar dhe ushtrimi i aktiviteteve. E dimë që periudha e fundit ka qenë e mbushur me tensione për shkak të ndërhyrjes nga jashtë botës sportive që e detyruan UEFA-n, gjithnjë e vëmendshme ndaj respektimit të rregullave dhe autonomisë së botës sportive, të dërgonte në Shqipëri një delegacion e deri në një ndërhyrje të vetë presidentit Ceferin. Shpresoj që sot të kemi lënë pas krahëve çdo gjë dhe të mund t’i zhvillojmë aktivitetet me qetësi dhe vetëdije se nga këtu, nga ky forum, me një frymë sa më të bashkuar dhe mbështetëse, drejtohet futbolli shqiptar”, – vijoi presidenti i FIGC, i cili vlerësoi edhe zhvillimet dhe transformimet e mëdha që ka përjetuar futbolli shqiptar në këto vite falë një pune të madhe të bërë nga FSHF.

“Federata Shqiptare e Futbollit është një realitet thelbësor në procesin e fuqizimit të UEFA-s, e cila ka treguar zhvillim të konsiderueshëm vitet e fundit, jo vetëm në aspektin teknik dhe sportiv. E kam fjalën, në fakt, për modernizimin e infrastrukturës së futbollit të vendit dhe për nismat e shumta, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, promotori kryesor i të cilave ishit ju vetë. Janë ndërmarrë hapa vendimtarë për nisjen e një strategjie zhvillimi në dakordësi e në bashkëpunim me UEFA-n, një fokus i ri e i rëndësishëm për futbollin e femrave, një plan ambicioz për ndërtimin e 100 fushave në mbarë vendin, zhvillimin e infrastrukturës me planin e rinovimit të impianteve ekzistuese dhe ndërtimin e katër stadiumeve të reja në tetë vitet e fundit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Dhe nuk mund të harrojmë ngjarje të rëndësishme të organizuara në Tiranë si mbledhja e Komitetit “Hat-Trick”, i mbajtur në “Shtëpinë e Futbollit” të FSHF dhe mbi të gjitha ngjarjen e madhe të 25 majit, kur stadiumi i ri i Tiranës do të presë finalen e parë historike të UEFA Europa Conference League. Një rritje strategjike e mbështetur edhe nga Komitetit juaj Ekzekutivi, i cili së fundmi miratoi një projekt që mbështet futbollin amator shqiptar, duke pajisur ekipet me uniforma falas. Kemi bërë një rrugë të gjatë, por jam i sigurt se do të bëhet shumë më shumë në të ardhmen e afërt së bashku me familjen e madhe të futbollit kontinental. Faleminderit dhe punë të mbarë!”, – deklaroi Gabriele Gravina.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf është jashtë conference league para anëtarëve të asamblesë presidentit ceferin uefa conference league asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf është jashtë conference league para anëtarëve të asamblesë presidentit ceferin uefa conference league

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen