LIVE UPDATES
Bota

Hakeri nga Kosova që u mor me Bitcoin, pornografi dhe terrorizëm nga burgu në SHBA (EMRI)

14 Janar 2021, 08:51 Nga DOSJA
Hakeri nga Kosova që u mor me Bitcoin, pornografi dhe terrorizëm nga

SHBA- Ardit Ferizi nga Gjakova, i cili tashmë është dënuar me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara për vepra terroriste, është duke u përballur me akuza të reja për mashtrim dhe vjedhje të identitetit edhe gjatë kohës sa ka qenë në burg.

Ferizi, 25 vjeç është një shtetas i Kosovës, i cili u deportua nga Malajzia në SHBA në vitin 2016 për t’u përballur me akuza për terrorizëm. Ai u deklarua fajtor për qasje të paautorizuar në informacionet kompjuterike, të dhëna që ua kishte dërguar një grupi terrorist. Këto të dhëna, kryesisht të ushtarëve dhe punonjëseve qeveritarë amerikanë, ua ka kaluar pjesëtarëve të të ashtuquajturit, Shteti Islamik (IS).

Në vitin 2016, Ferizi u dënua me 20 vjet burgim për vjedhje të të dhënave të afërsisht 1,300 personave që përdornin adresa me .mil dhe .gov.

“Ardit Ferizi është një kriminel dhe për këtë ai vetë e ka pranuar, që rrezikoi jetën e mbi 1,000 amerikanëve duke shpërndarë informacionin e tyre personal me anëtarët e një organizate të rrezikshme terroriste”, tha agjenti special i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Rachel L. Rojas, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Pas një ankese, dënimi i tij u zvogëlua në dhjetor të vitit 2020 dhe atij do t’i njihej koha e shërbyer në burg në SHBA. Për dhjetë vjet të tjera do të lirohej në Kosovë, por nën mbikëqyrje. Gjakovari po priste deportimin në Kosovë, kur FBI tha se ai kishte kryer krime tjera edhe gjatë kohës sa ishte në burg.

Ferizi priste të deportohej në Kosovë

Më 6 janar të këtij viti, Ferizi ishte dërguar në një qendër paraburgimi në Pensilvani duke pritur të kthehej Kosovë.

“Ne pretendojmë se Ferizi siguroi hyrje në informacione personale të qytetarëve të SHBA-së edhe kur ai po vuante dënimin e tij në burg, njësoj sikur kishte bërë kur kishte kaluar të dhëna te Shteti Islamik”
, tha prokurori David L. Anderson.

“Sjellja e pretenduar kriminale e Ferizit vazhdoi në burg pavarësisht kërkesës së tij për një lirim të parakohshëm nga burgu“, shtoi ai.

Nga 2 prilli, 2017 deri më 25 shtator, 2019, Ferizi edhe pse ishte në burg ka mundur të marrë dhe dërgojë e-maila. Prokuroria beson se vjedhja e të dhënave nga Ferizi u bë gjatë kësaj periudhe.

Sipas aktakuzës, një familjar i Ferizit po menaxhonte edhe llogaritë e tij pasi Ferizi i shkruante atij të “mbajë e-mail-at aktivë dhe mos i lë të mbyllen”.

Të dhënat u shkarkuan në Kosovë

Sipas kallëzimit penal, Ferizi në vitet 2017 dhe 2018 ishte përfshirë në skema të shumta mashtruese nga burgu, duke u koordinuar me anëtarin e familjes, i cili po operonte llogaritë e postës elektronike të Ferizit, ndërsa ai ishte i burgosur.

FBI-ja arriti të përcaktojë të paktën një llogari e-maili që përmbante të dhëna me informacione të vjedhura personale të identifikueshme, lista të shumta të llogarive të vjedhura të postës elektronike, numra të pjesshëm të kartave të kreditit, fjalëkalime dhe informacione të tjera konfidenciale.

Sipas prokurorit, vjedhja e informatave ishin frytet e veprimtarisë kriminale të hakimit të Ferizit. Bazuar në një adresë IP që rezultoi se ishte nga Kosova, u përcaktua se anëtari i familjes shkarkoi bazat e të dhënave të informacionit që ishin vjedhur, për të larguar të dhënat e aktivitetit të mëparshëm të hakimit të Ferizit.

Bitcoin dhe ueb-faqe pornografike

Ferizi i kishte hyrë edhe biznesit me monedhat digjitale, siç është ajo e Bitcoin. Ferizi dhe anëtari i familjes së tij pretendohet se kanë përdorur shërbime elektronike të Google, PayPal dhe Coinbase, secila prej të cilave ndodhet në Qarkun verior të Kalifornisë.

Aktakuza thotë se i afërmi i Ferizit ka udhëtuar në Gjermani, Francë, Angli dhe Malajzi me qëllim që të shesë Bitcoin ose Etherium dhe të marrë para kesh. Të dhënat e kriptovalutave u vodhën nga Ferizi derisa ishte në burg.

Prokuroria tha se Ferizi vazhdoi të komunikonte me të tjerët për të vazhduar më tej një skemë mashtrimi ndërsa ishte në burg.

Sipas aktakuzës, Ferizi ka pasur edhe një ueb-faqe me përmbajtje pornografike që kishte për qëllim vjedhjen e të dhënave të atyre që shikonin video pornografike në ueb-faqen e tij.

Bashkëpunimi me sulmuesin e Kullave Binjake

Nëse Ferizi shpallet fajtor për akuzat e reja, ai mund të dënohet deri në 22 vjet burgim dhe një gjobë prej 250,000 dollarë. Ferizi aktualisht është në paraburgim federal dhe do të transportohet në Qarkun verior të Kalifornisë për t’u përballur me akuzat e reja federale. Paraqitja e tij fillestare para gjykatës për t’u përballur me akuzat e reja, nuk është planifikuar ende.

Ferizi dyshohet se ka bashkëpunuar më një të burgosur tjetër që ka marrë pjesë në sulmet e Kullave Binjake në Nju Jork. Ky person tashmë po vuan dënimin prej 240 vjetësh. Ferizi ka arritur që të vjedhë fjalëkalime për 100,000 e-maila, praktikë kjo që përdoret nga hakerët për qëllime përfitimi.

MARRË NGA REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ardit ferizi ardit ferizi


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit