Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI – 49-vjeçari nuk dëshiron të thotë se nga po vjen. Vetëm kaq, se ishte në tren për disa orë. Tani ai është ulur në një restorant bosh në qendër të Bolonjës.
Askush nuk duhet ta dijë se ku banon zakonisht Luigi Bonaventura. Njeriu që e la familjen e tij kriminale 13 vjet më parë dhe ka hedhur që atëherë qindra mafiozë në burg bën jetë të rrezikshme. Ai është nervoz dhe tensioni zbret ngadalë prej tij. Ai thotë se është i rraskapitur nga udhëtimi. Bonaventura gulçon dhe zgjat dorën drejt shishes së ujit. Po kur e ka mbledhur veten fillon të flasë, e ka të vështirë të ndalet. Një jetë plot me tmerr që nuk e lë të qetë as natën në ëndërr. “Të nesërmen në mëngjes zgjohem dhe i them vetes: duhet të luftoj dhe të bëhem më mirë”.
Fillimi i procesit të madh gjyqësor kundër Ndranghetas, mafias kalabreze të cilës Luigi Bonaventura i përkiste për më shumë se gjysmën e jetës së tij, ka të ngjarë të jetë gjithashtu vendimtar për luftën e tij. Në Lamezia Terme, një qytet në rajonin jugor italian të Kalabrisë, në dy vitet e ardhshme do të dalin para drejtësisë qindra të akuzuar. Në ta bëjnë pjesë avokatë, politikanë dhe njerëz të biznesit. Mafiozë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Bonaventure njeh shumë prej tyre nga e kaluara e tij dhe do të dalë vetë dëshmitar.
Organizata të ndërthurrura globalisht
Ndrangheta konsiderohet të jetë veçanërisht e rrezikshme dhe e vështirë për t’u monitoruar. Ka një arsye për këtë, shpjegon ish-mafiozi. Anëtarët mund të lëvizin lirshëm në hije, kjo është arsyeja pse ata janë kaq të vështirë për t’u ndaluar.
Ndrangheta duhet të kuptohet më pak si një organizatë, por shumë më tepër si një një rrjet i lirshëm i klaneve familjare individuale, që veprojnë me dhe kundër njëri-tjetrit, të cilët jetojnë sipas rregullave të tyre shoqërore. Biznesi i tyre shtrihet përtej kufijve të rajonit të Kalabrisë.
Në të kaluarën, ata fitonin para me rrëmbime, ndër të tjera, sot qasja e tyre është më pak e dukshme. Në veriun më të fortë ekonomikisht të Italisë, Ndrangheta fiton shumë para me porosi qeveritare, veçanërisht në industrinë e ndërtimit. Por Ndrangheta është gjithashtu e lidhur mirë ndërkombëtarisht. Për shembull, ajo përcjell kontrabandë pjesën më të madhe të kokainës nga Amerika Latine për tregun evropian. Disa nga anëtarët që gjykohen tani në Kalabri janë arrestuar në Gjermani.
Fëmijët edukohen si ushtarë
Rruga e jetës së Bonaventura dukej e përcaktuar që nga fillimi. Ai që lind në një familje Ndrangheta pritet të vazhdojë traditën. Gjyshi i tij Luigi Vrenna ishte një nga bosët më të rëndësishëm të kohës së tij dhe vetë babai i Bonaventuras e bëri atë “ushtar”, siç thotë ai. Që fëmijë, ai mësoi se si të shtinte me armë, si të duronte dhimbjen dhe si të vriste kafshë për t’u mësuar me dhunën. Armët zëvendësuan lodrat për të. “Ti nuk ke fëmijëri”.
Kur ishte i ri, familja e dërgoi atë në pjesë të tjera të Italisë për të mësuar zakonet lokale dhe për të kuptuar dialektet lokale. Ai ishte nga ata që “rrinë në gjumë”, siç thotë ai, siç i njohim sot nga milicia terroriste IS.
Në vitet 1990 familja e thirri përsëri. Në Kalabri kishte shpërthyer një luftë midis klaneve të Ndranghetas. Ushtari Luigi Bonaventura u bë aktiv si shantazhues, kontrabandues droge dhe vrasës. Bonaventure flet hapur për këtë kohë, por rrethanat janë të rëndësishme për të. Ai betohet se nuk ka vrarë kurrë të pafajshëm. Ishte luftë. Në një rast specifik, tregon ai, ai mori hak ndaj një anëtari të klanit armik për vrasjen e një fëmije nga familja e tij.
Janë, ndër të tjera, këto lidhje të forta familjare që e bëjnë kaq të vështirë luftën kundër Ndranghetës. Pak guxojnë të shkëputen dhe të dalin kundër familjes së tyre. Por 13 vjet më parë, pas lindjes së fëmijës së tij të dytë, Bonaventura vendosi të ndërmarrë këtë hap, i mbështetur nga gruaja e tij. Që nga ajo kohë, ai ka ndihmuar gjyqësorin të dënojë qindra kriminelë të Ndranghetas. Ai ka kryer dhjetë vjet burg për veprimet e tij. Pas kësaj ai e bëri punën sqaruese për Ndranghetën qëllimin e tij kryesor në jetë.
Ai dhe gruaja e tij themeluan një shoqatë që mbron informatorët. Ai dëshiron të inkurajojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë dhe dëshiron që shteti të kujdeset më mirë për njerëzit që shkëputen nga mafia.
Brezi i tij i Ndranghetas në pjesën më të madhe është plakur. Sot bosët e mafies nuk i trajnojnë më fëmijët si vrasës, por investojnë në arsim. “Ata supozohet se do të shndërrohen në kriminelë ekonomikë, bankierë dhe avokatë”, – thotë Bonaventura. Ai shpreson që procesi të ndihmojë gjithashtu për të zbuluar këto struktura: “Kam humbur ëndrrat dhe energjinë time, sepse nuk besoja në një fund të Ndranghetas. Por me këtë proces dhe me punën e prokurorëve, ndoshta diçka mund të ndryshojë. “
Marrë nga DW.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Gruaja më e vjëtër në Greqi është vaksinuar me vaksinën anti-Covid. Lajmin e ka bërë të ditur protothema.gr, e cila shkruan se 117-vjeçarja me emr...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se në qeveria e tij është mbështetur në parime të qarta për të zgjidhur dialogun me ...
ITALI – Hapet një krize qeveritare, që nuk është zyrtarizuar akoma, kur dukej se çdo gjë mund të zgjidhej në paqe dhe me konsensus. Në mbrëmje duke hapur...
KINË – Kina ka qenë duke luftuar për të përmbajtur një përhapje të rasteteve me Covid-19 në javët e fundit, ndërsa ekspertët e Organizatës Botërore t...
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka reaguar pas fajësimit për të dytën herë të paraardhësit të tij Donald Trump. Ai ka thënë se anëtarët e Senatit ...
SHBA- Donald Trump është bërë Presidenti i parë në SHBA që fajësohet dy herë nga Senati. Lajmin e ka bërë të ditur The Guardian, i cili shkruan se gjatë mbledhj...
KINË – Pas një numri bllokimesh dhe vonesash, një ekip ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka mbërritur në qytetin kinez të Wuhan për ...
GREQI– Një 25-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 17 dhjetor të vitit që lamë pas. Pam...
KOSOVË- Kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh kundra Minishengenit Balllanit dhe kërkoi që të hiqej nga marrëveshje e Washingtonit e firmosur me Presidentin ...
SHBA- Ka filluar votimi i rezolutës për shkarkimin e Donald Trump në SHBA. Mediat e huaja bëjnë me dije se Donald Trump, akuzohet për se ka pasur ‘gisht’ në su...