Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
HARTA- Avioni italian monitoron bregdetin shqiptar, ç’po thur FRONTEX
6 Prill 2022, 14:36Nga DOSJA
TIRANË– Një avion ushtarak italian ATR P-72B ka kryer një mision mbi tre orë në vijën bregdetare shqiptare. ABCNews raporton se misioni i patrullimit u zhvillua pranë brigjeve të Shqipërisë, gjithashtu brenda hapësirës ajrore të Shqipërisë. Por, ka prekur edhe Malin e Zi. Avioni ATR u ngrit (në orën 11:27 CEST) dhe u ul në Brindisi (rreth orës 18:00). Siç shihet në hartë, avioni ka kaluar në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ka fluturuar mbi Kepin e Rodonit në Durrës, si dhe mbi Vlorë.
Ky avion i patrullës së doganës italiane është pjesë e misionit aktiv FRONTEX, mision që ndodhet në kufijtë e Shqipërisë prej kohësh dhe siç duket ka bërë monitorimin e radhës. Marrëdhënia mes Shqiprisë dhe FRONTEX nisi në vitin 2019. Konkretisht 50 oficerë të FRONTEX u vendosën në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Ekipet e përbashkëta kanë 16 automjete patrullimi përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi, për të luftuar kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm dhe krimin ndërkufitar.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ambasada amerikane në Shqipëri ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me deklaratat e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me shpal...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit po zhvillojnë një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike. Në ...
Janë 1100 prona të ish-ndërmarrjeve bujqësore, për të cilat nuk është përmbyllur procesi i privatizimit për shkak të mungesës së një ligji dhe mospërputhjeve me...
FUSHË-KRUJË- Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në rrethin e Krujës, ku u zbulua nja parcelë kanabisi me 900 fidan. Përgjatë këtij ...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla biseduan përreth një orë brenda ...
TIRANË- Pas përmirësimit dhe rritjes së temperaturave në tre ditët e fundit duket se nesër do të rikthehen sërish reshjet e shiut.Sipas Meteoalb, vendi ynë...
LEZHË– Busti i Papa Gjon Palit të dytë në qytetin e Lezhës është dëmtuar. Mëosohet se disa persona të paidentifikuar kanë dëmtuar bustin i ndodhet në...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin e datës 25 mars, ditë kur edhe njohu Statutin e hartuar nga Komisioni i Rithemelimit, që i autorizonte...