LIVE UPDATES
Aktualitet

Deportimi i gylenistit/ Flet për “Zërin e Amerikës” avokati i tij: Harun Çelik kërkoi azil politik, iu refuzua nga auto

14 Janar 2020, 06:35 Nga DOSJA
Deportimi i gylenistit/ Flet për “Zërin e Amerikës”

Tiranë– Në Shqipëri, një tjetër shtetas turk, i arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi tentoi të ndërmerrte një udhëtim drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar, nisi sot përballjen në një proces gjyqësor. Ai u arrestua në të njëjtën ditë me bashkëkombësin e tij Harun Çelik, i cili u dëbua me urgjencë nga Shqipëria ditën që i mbaroi dënimi, nën dyshimet për shkelje të procedurave të ndjekura ndaj tij. Edhe Simsek, dyshohet se konsiderohet nga autoritetet e Ankarasë si pjestar i së ashtuquajturës lëvizjes gyleniste. Selami Simsek, u kap në aeroportin e Rinasit në të njejtën ditë që u arrestua dhe bashkombasi tjetër i tij Harun Çelik. Që të dy kishin ndjekur të njejtin itinerar, ndërsa kishin qenë më parë në Prishtinë, ku kishin ndarë të njejtën dhomë, në pritje të marrjes së një vize kanadeze, në këmbim të pagesës. Të dy kishin hyrë me pasaportën e tyre të rregullt në kufi dhe ishin zbuluar nga autoritetet shqiptare në përpjekje për të fluturuar drejt Kanadasë.

Simsek doli sot për herë të parë para gjykatës, ndërsa ka qëndruar në paraburgim për gati 6 muaj. Interesimi për rastin e tij, u ushqye nga procedurat e ndjekura me një urgjencë të pazakontë për Harun Çelikun. Ky i fundit, i larguar nga vendi i tij si mbështetës i lëvizjes Gylen, për shkak të kërcënimeve ndaj jetës, u dëbua nga Shqipëria në harkun e pak orëve nga momenti i lirimit të tij nga burgu.

Të dhënat e para për rastin e tij nga ana e autoriteteve shqiptare ishin kontradiktore, aq sa dhe avokatët e turkut, me profesion mësues, nuk kishin marrë informacion zyrtar se çfarë mase ishte marrë ndaj klientit të tyre.

Njëri prej avokatëve, i tha “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.” Ai shpjegoi se këtë kërkesë ai e ka bërë në prani të një përkthyesi, por drejtuesit e burgut i kishin thënë se do të duhej ta bëntë një gjë të tillë kur të lirohej, gjë që nga avokati shihet si një shkelje e të drejtave të klientit të tij. Drejtues të lartë të policisë e së fundi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për emisionin “Kapital” në Vizion Plus, kanë pohuar se nuk ka patur një kërkesë me shkrim për azil, ndërkohë që legjislacioni shqiptar parashikon se “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe”. Video të publikuara nga ABC Neës tregojnë se si dhe gjatë transportimit nga mjetet e policisë Çelik thërret me zë të lartë fjalën “azil..azil”. Po ashtu edhe dëbimi i tij duket se është bërë në shkelje të legjislacionit vendas i cili parashikon të drejtën e ankimimit.

Autoritetet turke në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar nga pala shqiptare kapjen e anëtarëve të organizatës Feto, e konsideruar terroriste nga Ankaraja. Përfaqësues të ambasadës turke ishin sot të pranishëm në seancën ndaj Selami Simsek, por ky i fundit, i pyetur nga gjykatësi, tha se nuk e konsideronte këtë një problem, ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar.

Marrë nga Zëri i Amerikës

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Janar 2020, 22:01

TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka treguar se sa herë që parkon makinën i del dikush dhe i kërkon 100 lekë. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kazhani de...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen