LIVE UPDATES
Aktualitet

Heqja e tabelave në gjuhën greke, Panajot Barka akuzon ARRSH-në: Provokatorë, keqbërës, pse ndërhytë?

6 Maj 2019, 08:36 Nga DOSJA
Heqja e tabelave në gjuhën greke, Panajot Barka akuzon ARRSH-në:

Tiranë- Pasi në Bashkinë e Finiqit, u hoqën nga ARRSH-ja tabelat e fshatrave të cilat ishin shkruar fillimisht në gjuhën greke ka reaguar edhe  shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka.

Në reagimin e tij ai akuzon Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke e quajtur atë keqbërës që hoqi tabelat natën. Ai thekson se ARRSH-ja është provokatore dhe se ishte puna e bashkisë për të ndërhyrë në këtë çështje dhe jo e këtij institucioni.  

“Ta zëmë për një moment se Autoriteti Rrugor është në të drejtën e tij. Por veprimet e kryera prej tij provokojnë disa pyetje që i kompromentojnë këto veprime. Përse zgjodhi mesnatën e një dite të shtunë për të ndërmarrë një operacion të tillë?! Përse i duheshin kaq shume forca policore në këtë ndërmarrje?! Përse (dhe kush) ndërpriste energjinë elektrike sipas zonave ku lëvizte ekipi civilo-policor i ARRSH-së për të prerë tabelat me troho, që ushqeheshin me gjeneratorë?! Ato tabela kishin një autor, Bashkinë e Finiqit. Përse ARRSH-ja nuk u mor me ketë autoritet bashkiak, por me tabelat?!”

Përse, atëherë ARRSH-ja nuk ndoqi këto dy rrugë, por kërkoi ta zgjidhte “të drejtën e vet” duke përdorur mjete dhe mënyra si ndaj një keqbërësi të rrezikshëm për shoqërinë dhe për shtetin?! , shprehet ai.

Ai më tej në një koment në rrjetet sociale shton se vendosja e tabelave në gjuhën greke është në përputhje me ligjin shqiptar për minoritetet.

Reagimi i plotë i Barkës:

Shmangim me qëllim dhe me vullnet cilësimet “akt i mirëfilltë politik me ngjyrime nacionaliste” aksionin (operacionin) e natës së ditës së shtunë, të Autoritetit Rrugor të suportuar nga forca të shumta policore, për të hequr me dhunë 35 tabelat treguese dygjuhëshe në fshatrat e Minoritetit Etnik Grek të bashkisë Finiq të prefekturës së Vlorës.

Por, fatkeqësisht për frymëzuesit dhe zbatuesit e këtij aksioni, operacioni u ndërmor  ditën e 70-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, anëtar i vonuar i të cilit është edhe Shqipëria.

Në këtë kuptim ky aksion shkeli rëndë frymën e këtij instrumenti themelor politik të Bashkimit Evropian në mbrojtje të të drejtave të njeriut, aktet ligjore të këtij Këshilli të adoptuara nga vendi ynë me efekt ligjor të brendshëm, por edhe aktet ligjore të brendshme të vendit, në frymën e këtij instrumenti politik evropian, të cilësuara madje si pasaporta  e Shqipërisë në rrugëtimin e saj për Evropën e Bashkuar. Fjala është për ligjin 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Ku konsistojnë këto shkelje

Ta zemë për një moment se Autoriteti Rrugor është në të drejtën e tij. Por veprimet e kryera prej tij provokojnë disa pyetje që i kompromentojnë këto veprime.

Përse zgjodhi mesnatën e një dite të shtunë për të ndërmarrë një operacion të tillë?! Përse i duheshin kaq shume forca policore në këtë ndërmarrje?!

Përse (dhe kush) ndërpriste energjinë elektrike sipas zonave ku lëvizte ekipi civilo-policor i ARRSH-së për të prerë tabelat me troho, që ushqeheshin me gjeneratorë?!

Ato tabela kishin një autor, Bashkinë e Finiqit. Përse ARRSH-ja nuk u mor me ketë autoritet bashkiak, por me tabelat?!

Nëse Bashkia Finiq shkeli ligjin, ajo është një institucion shtetëror dhe institucionet shtetërore në marrëdhëniet midis tyre kanë një kod mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe luajaliteti në shërbim të ruajtjes së integritetit dhe autoritetit të shtetit dhe të vetin.

Dhe nëse edhe në këtë fushë nuk gjendet gjuha e përbashkët, atëherë egzistojnë mekanizma të tjerë shtërorë që i zgjidhin mosmarrëveshjet midis enteve shtetërore. Përse, atëherë ARRSH-ja nuk ndoqi këto dy rrugë, por kërkoi ta zgjidhte “të drejtën e vet” duke përdorur mjete dhe mënyra si ndaj një keqbërësi të rrezikshëm për shoqërinë dhe për shtetin?!

Nëse marrim për bazë pretendimin se u shkel ligji (?!) veprimi i ARRSH-së nuk justifikohet në realitetin shqiptar të respektimit të ligjit nga vetë shteti.

Kemi këtu parasysh faktet të tilla se si shteti nxjerr ligje për të legjitimuar shkelësit e ligjit dhe këtë e konsideron fitore, psh për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Apo shkeljet e ligjit nga vetë ARRSH-ja ka bërë që akset rrugore në Shqipëri të kthehen në gijotona që marrin përditë jetë njerëzish.

Apo shteti vetë lejon pastrimin e parave duke abuzuar me ligjin, apo në këtë shtet trafikohen vota, deputetë, parti, diploma….Dhe shteti akuzohet nga insticionet perëndimore për mosveprim, ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, evazionit fiskal…

Këto 35 tabela të vendosura ne zbatim të paragrafit 3 të nenit 15 të ligjit 96/2017 “Për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” qenkan shkelje kaq e rëndë dhe e rrezikshme sa u mobilizua shteti me më shumë forca dhe me më shumë seriozisht se sa për të arrëstuar kriminelë që grabisin miliona euro të mbrojtuara nga shteti. (!!?)

ARRSH-ja nuk na thotë ku qëndron rrezikshmëria shtetërore kaq e lartë e veprimit të Bashkisë së Finiqit. Por, po të vihet re, në opinionin publik konsumohet me inflacion të tepruar pretendimi i këtij autoriteti se nuk u respektua siraja e gjuhëve, pra u shkrua gjuha greke e para dhe me pas shqipja (?!) por nuk na thotë cili ligj e thotë këtë dhe si konkretisht, apo nga buron e drejta e tij në këtë drejtim. Paragrafi 3 i nenit 15 të ligjit 96/2017 të përmendur më lart, thotë vetëm që krahas gjuhës zyrtare të përdoret dhe gjuha minoritare!!

Kuptohet, se brenda mirëkuptimit, duke pritur edhe disa orë për kthimin nga jashtë shtetit të kryetarit të Bashkisë edhe ky problem mund të zgjidhej. Por strukturat vepruese të ARRSH-së në këtë operacion, (përdoret nga vetë ky ent shtetëror një term policor), i zhdukën këto tabela duke transmetuar mesazhin se tabela me mbishkrime në gjuhën greke nuk do të vendosen këtu pavarësisht nga ligji !!!

Po, mund të akuzohem se kjo nuk qëndron. Analiza ime është megjithatë shumë kokëfortë.

Kështu në Dropull, ku vetë enti përgjegjës shtetëror u detyrua dhe vendosi sipas parametrave të tij tabela treguese dygjuhëshe në të gjithë aksin rrugor nga Derviciani në Kakavijë, të nesërmen dhe në vijim deri më sot, për gati 20 vjet mbi mbishkrimet në gjuhën greke të këtyre tabelave, veprojnë keqbërës që i lyejnë me bojë të zezë, i shkulin dhe dalin me to në video poshtëruese për minoritetin grek, shkruajnë parulla fyese dhe nacionaliste etj.

Askush nuk mban përgjegjësi, asnjë nuk kapet, askush nuk dënohet, asnjë nuk merr përsipër (është detyrë e ARRSH-së) t’i ndreqë, t’i rregullojë, t’i zëvendësojë!! Besoj se komentet për këto akte, në rastin e Bashkisë së Finiqit janë të tëpërta.  Dhe fatkeqësisht opinioni publik në rastin më të mirë hesht!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat ndaj arrsh-së heqja e tabelave në finiq panajot barka akuzat ndaj arrsh-së heqja e tabelave në finiq panajot barka

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit