LIVE UPDATES
Editorial

Heshtja e Rusisë dhe Kinës flet shumë ndërsa liderët ndërkombëtarë urojnë Biden

9 Nëntor 2020, 19:22 Nga DOSJA
Heshtja e Rusisë dhe Kinës flet shumë ndërsa liderët

Vladimir Putin dhe Xi Jinping qëndrojnë të heshtur ndërsa Irani pret të shohë se si SHBA do të kompensojë sanksionet e Trump.

Shumica e liderëve botërorë nxituan ta përgëzojnë Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje, por Rusia dhe Kina, dy humbës të mundshëm nga humbja e Donald Trump, qëndruan të heshtur, mbase duke pritur që Presidenti në largim të pranonte humbjen.

Presidenti i Maldiveve, Ibrahim Mohamed Solih, mendohet të jetë i pari që e ka uruar Biden, duke postuar në Twitter mirëseardhjen brenda 24 minutave pasi rrjetet amerikane e shpallin Biden fitues. Në të kundërt, Vladimir Putin, i akuzuar për bashkëpunim në fitoren e Trump në 2016 dhe Xi Jinping kanë mbajtur një qëndrim ‘hermetik’ duke mos bërë asnjë reagim zytar.

Irani, duke vuajtur nga sanksionet e frymëzuara nga Trump dhe tani duke regjistruar gati 500 vdekje nga Covid çdo ditë, festoi rrëzimin e Trump dhe tha se SHBA tani duhet ta kompensojnë Iranin për gabimet e tij.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, i cili pritet të lërë detyrën verën e ardhshme, tha se ai do t’i japë kohë dhe do të shohë se çfarë do të bëjë Biden para se të vendosë nëse ka ndonjë ndryshim midis Trump dhe pasardhësit të tij.
Rouhani tha: “Politika dëmtuese e Trump është kundërshtuar nga populli amerikan. Administrata e ardhshme e SHBA-së duhet të përdorë mundësinë për të kompensuar gabimet e së kaluarës.”

Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif, tha se veprimet e Uashingtonit, jo fjalët, do të kenë më shumë rëndësi. Të shtunën, lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, u tall me zgjedhjet e SHBA-së, duke thënë se ato ishin “një shembull i fytyrës së shëmtuar të demokracisë liberale”, e cila ka treguar “rënien e qartë politike, civile dhe morale të regjimit të SHBA”.

Tensionet gjithashtu u përhapën nga Turqia, me figura të afërta të Rexhep Tajip Erdoğan që paralajmëruan Biden të mos mbështeste Kurdët Sirianë ose të sfidonte ambiciet e gjëra të Turqisë në Lindjen e Mesme.

Zv. Presidenti turk, Fuat Oktay, tha se humbja e Trump nuk do të ndryshojë marrëdhëniet midis aleatëve të vjetër.

Kanalet e komunikimit do të funksionojnë si më parë, por natyrisht do të ketë një periudhë tranzicioni,”- tha ai, duke shtuar që Ankaraja do të monitorojë nga afër qasjen e politikës së jashtme të Biden.

Biden dhe Turqia ka të ngjarë të kenë mospërputhje rreth mbështetjes së SHBA për YPG Siriane Kurde – parë si një gur themeli në luftën kundër Shtetit Islamik nga Demokratët, por nga turqit si një degë e grupit terrorist PKK turko-kurd. Diplomacia kaotike e Trump ka parë ndikimin në rënie të SHBA në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa Turqia dhe Rusia shfaqen gjithnjë e më të gatshme për të mbushur vakumin.

Asnjë deklaratë e menjëhershme nuk erdhi nga gjykata mbretërore Saudite, e cila varet shumë nga pajisjet mbrojtëse të SHBA-së për të mbrojtur veten. E majta në partinë Demokratike dëshiron “fundin e luftrave të përhershme”, veçanërisht tërheqjen e mbështetjes së SHBA për luftën Saudite në Jemen. Sauditët gjithashtu duan t’i japin fund ndërhyrjes katastrofike për sa kohë që nuk e lënë Jemenin nën kontrollin e plotë të rebelëve Houthi.

Udhëheqësi i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një aleat i ngushtë i Trump, i dërgoi Biden urime zyrtare pa e emëruar atë president të zgjedhur, por Izraeli do të dëshirojë siguri në lidhje me mbajtjen e presionit të SHBA mbi Iranin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe shteteve Arabe.

Në Azi, shumica e shteteve po kërkojnë vazhdimin e një linje të ashpër ndaj Kinës dhe gjithashtu më shumë detaje mbi ekuilibrin midis bashkëpunimit dhe përballjes me superfuqinë në rritje të botës.
Angela Merkel tha se “miqësia transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të plotësojmë sfidat e mëdha të kësaj kohe“, ndërsa Macron tha se Evropa dhe SHBA “kanë shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku! “

Presidenti i këshillit Evropian, Charles Michel, renditi “Covid-19, multilateralizmin, ndryshimin e klimës dhe tregtinë ndërkombëtare” si fusha të bashkëpunimit në të ardhmen, ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, foli për një “ditë të madhe për SHBA dhe Evropën” dhe të nevojës për të “rindërtuar partneritetin tonë”.

Prioritetet kyç të politikës së jashtme të Biden, përveç emërimeve në departamentin e shtetit që i nënshtrohen miratimit nga Kongresi, ka të ngjarë të jenë: një ofertë për të bashkëpunuar në luftën kundër koronavirusit, një angazhim i menjëhershëm për t’u ribashkuar në marrëveshjen e KB për klimën në Paris dhe, më gjerë, për të premtuar një ndryshim në tonin ndaj aleatëve tradicionalë të SHBA. Një vizitë e hershme në Bruksel për t’u takuar ose me udhëheqësit e BE-së ose të NATO-s do të simbolizonte këtë qasje.

Pavarësisht se këshilltari i Biden, Tony Blinken, foli muajin e kaluar për t’i dhënë fund “luftës artificiale tregtare” me BE, këshilltarja speciale e politikës së jashtme të BE, Nathalie Tocci, tha se ajo parashikonte që proteksionizmi nuk ka per t’u larguar.

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se Trumpizmi është aktiv dhe i përhapur, dhe është diçka që ai [Biden] nuk mund ta injorojë,” tha ajo.

Ekipi i Biden gjithashtu do të duhet të vendosë nëse ia vlen të premtohet ribashkimi me marrëveshjen bërthamore të Iranit që Trump braktisi në 2016. Shumë specialistë të Iranit po e nxisin Biden të shkojë për një fitore të shpejtë dhe të heqë sanksionet në këmbim të një angazhimi iranian për t’iu bindur detyrimeve të tyre në marrëveshje. Debati brenda Iranit formohet nga zgjedhjet presidenciale në qershor, me disa që thonë se një ofertë paqeje nga Biden do të ndihmojë kauzën e reformistëve në zgjedhjet e tij.

Udhëheqësit e Iranit deri tani kanë përjashtuar çdo bisedim më të gjerë që synon të frenojë aktivitetin bërthamor të Teheranit, të ndalojë programin e tij të raketave balistike dhe të kufizojë ndikimin rajonal të Republikës Islamike.
Biden gjithashtu do të duhet të ekuilibrojë kohën që i kushton politikës së jashtme me kërkesën e brendshme për të ulur normën e infeksionit të Covid-19 dhe për të mbajtur ekonominë në këmbë. Shkalla e tij e manovrës së politikës së jashtme varet nëse në janar demokratët mund të marrin kontrollin e Senatit në dy balotazhe në Georgia apo jo.

Përktheu dhe përshtati për Dosja.al A.A

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial #zgjedhjet presidenciale 2020 fiton joe biden joe biden #zgjedhjet presidenciale 2020 fiton joe biden joe biden

Sondazh

Poll
Editorial 9 Nëntor 2020, 08:11

Bideni – shpresë për BE

SHBA– Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë...

Editorial 7 Nëntor 2020, 10:42

Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane....

Editorial 4 Nëntor 2020, 12:44

ANALIZA: A mund të “vidhen” zgjedhjet në SHBA?

Donald Trump shpalli në mënyre të parakohshme fitoren në garën në zgjedhjet presidenciale në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që dhjetëra milio...

Editorial 3 Nëntor 2020, 13:43

Pse na duhet fitorja e Biden

Ndërsa SHBA-të janë zgjuar mes dëshirës dhe ankthit të votimit, e gjithë bota ka ndalur. Sytë janë tek Shteti më i fuqishëm në Botë, që po kalon një sprovë hist...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë