6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet që, në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Hoti shkruan se “më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
Kryeministri thotë se marrëveshja është hap i rëndësishëm “drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve”.
Më 4 shtator në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për normalizimin e raporteve ekonomike.
Marrëveshja parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.
Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kosova, sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
Një takim që ishte paraparë të mbahej në Uashington më 27 qershor u anulua pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishe i ftuar në këtë takim.
Ndërsa më 7 shtator, Hoti dhe Vuçiq, u takuan në Bruksel, ku biseduan për një varg çështjes. Hoti tha se është shënuar përparim në draftimin e marrëveshjes finale, ndërkaq Vuçiq tha se në këtë takim kanë hapur edhe temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Marrë nga: REL
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Në 24 orët e fundit janë regjistruar 97 raste të reja me koronavirus, por lajmi i mirë është se nuk ka vdekur asnjë pacient i infektuar nga Covid-1...
PARIS– Në botën e modës jemi mësuar që kryesisht të shohim vetëm modele të bukura e perfekte në format trupore, po sëfundmi shihet që edhe persona me prob...
GJENEVË– Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Situata të Jashtëzakonshme, Michael Ryan, ka paralajmëruar qeveritë që ofrojnë informacione sa...
ANGLI– Shërbimi Shëndetësor Kombëtar(NHS), ka renditur tre simptoma të personave të prekur me Covid-19, për të gjitha moshat si temperatura e lartë, kollë e ren...
RUSI– Konflikti mes Turqisë dhe Greqisë duket se do të zgjasë edhe përë një kohë të gjatë pasi pala turke është vendosur për të mos hequr dorë nga kërkimet për ...
SHBA- Michelle Obama, gruaja e ish- presidentit Barack Obama ka folur për martesën e saj me ish-presidentin duke dhënë dhe këshilla për të pasur një martesë të ...
RUSI– Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier dyshon se sanksionet kundër Rusisë mund të japin rezultatet e duhura në sqarimin e rastit të helmimit të opozit...
BOSNJË-HERCEGOVINË- Aleanca e partive fituese në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi e ka kthyer këtë vend në vitet 90-të të shekullit të kaluar, thot...
GREQI– Në mediat turke po bën bujë lajmi se mijëra xhihadistë nga Siria janë të gatshëm për të luftuar kundër Turqisë.“Në rast lufte me Greqinë, jem...
ZVICËR– Librat e mbërritur përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashme dhe Postës Shqiptare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, iu dorëz...