Moti i keq me shi dhe stuhi, disa fshatra në Kuçovë pa energji elektrike prej disa orësh
9 Dhjetor, 13:25
...
Bota
Hoxhaj: Vuçiç ka përhapur iluzionin se në Uashington do të nënshkruhet marrëveshje finale
3 Shtator 2020, 16:29Nga DOSJA
KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli nuk ka çuar përfaqësues në kryeqytetin amerikan për takimin mes Kosovës dhe Serbisë. Por për dallim nga partia tjetër opozitare Vetëvendosja, PDK-ja i ka dhënë mbështetje takimit dhe procesit të dialogut nën ndërmjetësimin e ShBA’së.
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk duhet të krijohet iluzion se nesër mund të arrihet marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
“Vendndodhja e takimit në Washington, tregon që aty mund të bisedohet dhe të ngritën shumë tema, por vetë amerikanët thonë që duan të ndërtojnë paqen përmes ekonomisë dhe fokusi do të jetë bashkëpunimi ekonomik. Por nuk duhet të krijohet iluzioni se do të arrihet marrëveshje finale”, ka thënë Hoxhaj të enjten për Express.
sh-ministri i Punëve të Jashtme u shpreh se për një marrëveshje finale duhet një presion amerikan dhe evropian ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën.
“Iluzionin për një marrëveshje përfundimtare në këtë takim e ka përhapur Vuçiqi duke manipuluar opinionin publik në Serbi sesa të vështirë e ka barrën e negocimit. Për marrëveshje finale kërkohet dinamikë e madhe diplomatike amerikane dhe evropiane për t’i bërë presion Serbisë për ta njohur Kosovën, gjë që nuk është reale që mund të ndodhë në këtë kohë”, u shpreh ai.
I pyetur se a mund të jetë pjesë e takimit edhe presidenti amerikan Donald Trump ashtu siç është përfolur, Hoxhaj tha se nuk e di sa a mund të jetë presidenti Trump pjesë e takimit dhe çfarë do ndryshojë pjesëmarrja e tij në këtë takim.
“Nuk mund të them asgjë se a mund të jetë pjesë e takimit Presidenti Trump dhe çfarë do ndryshon kjo në takim”, tha Hoxhaj, duke shtuar se nga takimi mund të del ndonjë marrëveshje dytësore ekonomike sepse kështu kanë paralajmëruar amerikanët.
Zyrtari i PDK’së, poashtu deklaroi se delegacioni kosovar duhet të mbrojë tri parime bazë në takim.
Sipas Hoxhajt parimi i parë bazë duhet të jetë që marrëveshja që potencialisht do të arrihet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe të jetë marrëveshje bilaterale me karakter ndërkombëtar.
“Parimi i parë ka të bëjë me atë se a do të jetë marrëveshje bilaterale me karakter ndërkombëtar, edhe kur përmbajtja e saj është ekonomike! Kjo ka të bëjë me pjesën hyrëse të marrëveshjes dhe si do të nënshkruhet nga ana e Kosovës dhe Serbisë, nëse diçka e tillë do të ndodhë. Meqë amerikanët janë ndërmjetësues dhe ShBA’ja jo vetëm që e ka njohur Kosovën, por është garancë e shtetësisë së saj, Kosova duhet të insistoj në karakterin bilateral të saj dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj tha se sa i përket parimit të dytë bazë e që është substanca e marrëveshjes në këtë rast ekonomia, kryeministri Hoti do të duhej të kishte ekonomista të mirëfilltë me vete në delegacion.
“Parimi i dytë ka të bëjë me substancën e marrëveshjes dhe që është ekonomia dhe këtu pyetja është se a do t’i mbrojë interesat ekonomik të Kosovës. Këtu mendoj se kryeministri Hoti më shumë do të ndihmohej nëse do të kishte disa ekonomista të mirëfilltë dhe ekspertë të mirëfilltë sesa delegacionin që ka pasur pas vete. Çdoherë në takime të tilla dy tri ide mund të ndyshojë për të mirë rrjedhën e negocimit”, tha ndër tjera Hoxhaj.
Ish-zëvendëskryeministri Hoxhaj tutje tha se sa i përket parimit të tretë bazë që pala kosovare duhet të mbrojë në këto bisedime është që një marrëveshje ekonomike të jetë shkas për një marrëveshje me njohje të ndërsjellt ashtu sikur në letrat e presidentit Trump.
“Parimi i tretë ka të bëjë me pritjen që po krijon vetë qeveria: A do të jetë një marrëveshje e mundshme me fokus temat ekonomike pjesë e një marrëveshje të madhe të ardhshme për njohje të ndërsjellt apo jo? Apo do të jetë vetëm një marrëveshje e veçantë, pa ju referuar marrëveshjes për normalizim të plotë që është njohja e ndërsjelltë, që ka qenë vet qëllimi i letrave të Presidentit Trump? Kush do të mbikqyrë zbatimi e saj?” , është shprehur ai.
Delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ai serb i kryesuar nga presidenti Aleksander Vuçiq do të takohen nesër në Shtëpinë e Bardhë.
Ky takim vjen pas shtyerjes së takimit të parë që ishte caktuar më 27 qershor 2020, në të cilin do të ishte pjesëmarrës edhe presidenti Hashim Thaçi. Por pas publikimit të propozim-aktakzuës nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara më 24 qershor ndaj presidentit Hashim Thaçi, ky takim është shtyer.
Kosova dhe Serbia pritet që nesër të flasin për tema ekonomike, por që nuk është përjashtuar edhe mundësia që në bisedime të hapen edhe temat politike.
KANADA– Koronavirus ka ndryshuar rrjedhën e jetës e duket se dhe atë të jetës në çift.Mjekët kanadezë shprehen se edhe seksi në kushtet e pandemisë është...
SHBA- Në një intervistë për “Der Spiegel”, Dr. Anthony Fauci, këshilltar mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, flet mbi zemërimin e kundërshtarëve ...
MALI I ZI- Dritan Abazoviç, shqiptari i Malit të Zi është shprehur se ka pritshmëri të larta të pas marrjes së mandatit në zgjedhjet e fundit të përgjit...
GREQI– Greqia ditën e sotme ka shënuar një rritje të rasteve me Covid-19 krahasuar me ditët e kaluara.Sipas të dhënave të publikuara gjatë 24 orëve e fundit j...
KOSOVË- Ka përfunduar edhe dita e dytë e intervistimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti nga Specialja në rolin e dëshmitarit.Pas intervistimit në cilësinë ...
SHBA- Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, ditën e sotme ka njoftuar se do të ndalojë reklamat politike një javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA. Ndër t...
BJELLORUSI -Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka hedhur akuza të rënda kundër kancelares gjermane, Angela Merkel, duke thënë se ka manipuluar raportin...
Politikanë e diplomatë gjermanë kërkuan të enjten që Evropa t’i japë një përgjigje Rusisë pas helmimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny me agjentin nerv...