LIVE UPDATES
Bota

“Mafia dhe krimi i organizuar u mundën”, Nga Kosova, raporti me shqiptarët deri tek qeverisja me pro-serbët, rrë

3 Shtator 2020, 16:12 Nga DOSJA

MALI I ZI- Dritan Abazoviç, shqiptari i Malit të Zi  është shprehur se ka pritshmëri të larta të pas marrjes së mandatit në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vend. Ndërkohë që Dritani konsiderohet si personi kyç për ngritjen e qeverisë së re në vend ai thekson se kushti për krijimin e koalicionit është krijimi i një ekzekutivi ekspert, të përfaqësuar nga njerëz profesionistë dhe dinjitozë, ka shkruar media serbe Kurir.

Ai beson se regjimi dhe mafia do të bëjnë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Ata do të përpiqen në çdo mënyrë të shkaktojnë probleme. Por Abazovic shton në intervistën për median serbe “Kurir” se detyra e tij dhe e kolegëve është të tregohen të mençur dhe të përgjegjshëm.

Ka pasur zëra se do të jetë e vështirë të formohet një qeveri me Frontin Demokratik dhe se ju do të bashkoheni me Milo Gjukanoviç?

Platforma jonë ka qenë e qartë që prej fillimit, njerëzit që kërkojnë tashmë ndryshimin janë ata që votuan për ne, ndryshimet kanë ndodhur dhe ne nuk do të heqim dorë. Pavarësisht qindrave telefonatave apo mijërave mesazheve që kam marrë. Pavarësisht apeleve ndërkombëtare, të kolegëve të mi nga rajoni, unë premtoj se Dritan Abazoviç dhe koalicioni “Bardh e Zi” nuk do të bien pre e asnjë presioni.

Një mik, i cili jeton në Mal të Zi, i cili e quan veten serb dhe mbështet opozitën, më tha diçka të ngjashme. Nëse dikush do të tradhtojë, Dritani është i fundit që do e bëjë! Keni frikë nga tradhtia në radhët e opozitës?

Nuk e di për çfarë lloj tradhtie behët fjalë. Pra unë nuk kam tradhtuar kurrë asgjë dhe askënd, dhe i qëndroj gjithçka çfarë kam thënë për sa i përket politikës. Të vetmit që mund të tradhtojnë janë ata që kanë tradhtuar më parë, dhe më duket, disa njerëz ndihen nën presion. Por ne nuk biem pre e presioneve, ne e dimë shumë se çfarë duam.

KURIR: Katër, pesë vite  parë, Milo Gjukanovic tha gjatë një diskutimi se ju jeni një bandit. Çfarë do t’i thuash Gjukanoviç sot?

Asgjë! Secili tregon moralin edhe mënyrën e tij të komunikimit me kolegët dhe deputetët. Unë mendoj se kjo tregon edukatën që gjithsecili ka marrë në shtëpi. Ai u tregua i nxituar dhe ishte ky pikërisht fillimi i fundit të tij. Kjo gjë mori pak kohë por në fund ndodhi.

KURIR: A iu përgëzoi për fitoren?

Jo Absolutisht jo. Unë nuk kam asnjë komunikim me të.

KURIR: Si ndiheni kur ju quajnë “kaçak shqiptar”?

Jam ndjerë gjithmonë mirë, dhe në momentet kur më vlerësojnë, ashtu edhe kur më sulmojnë. “Kaçaku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe unë jam i lumtur që shumë njerëz që janë Malazezë dhe Serbë tani kanë filluar ta thonë: Unë jam një Kaçak Shqiptar. Nëse Kaçaku Shqiptar është sinonim i ndryshimit, atëherë le të mbetet pjesë e kësaj fushate.

KURIR: Sa i vështirë do të jetë formimi i një qeverie të re?

Do të jetë i vështirë. Do të jetë gjithashtu edhe sfidues sepse ndryshimet po ndodhin për herë të parë. Sigurisht, do të jetë një rrugë e mbushur me gjemba, por ky është realiteti. Nuk do të doja që qytetarët të kishin pritshmëri se ndryshimet do të ndodhin brenda natës apo se gjithçka do të ndryshojë menjëherë. Duhet të merren vendimet e duhura dhe kjo kërkon kohë dhe zgjuarsi. Shumë do përpiqen ta sabotojnë. Ata kanë përvojë në këtë gjë … Po është e vërtetë. Duhet të llogarisim çdo gjë. Jam i sigurt që në fund të fundit do të kemi sukses dhe do arrijmë t’i bëjmë të lumtur qytetarët.

KURIR: Akademiku Matija Bećković ka deklaruar se nëse Dritan Abazović, një shqiptar, do të shkonte në Beograd, të rinjtë serbë do ta mbështesnin. Çfarë do të thuash për këtë, a do të shkoje në Beograd?

Unë nuk jam përkrahës i Matija Beçkovicit dhe as i deklaratave të tij, sidomos nga e kaluara. Kam lexuar deklaratën e tij, dhe dua të them që ne të gjithë duhet të bëjmë më të mirën që kemi në dorë. Dhe po, me shumë kënaqësi do të shkoj në Beograd, madje jam shumë i lumtur që do të kem mundësi të vizitoj të gjitha vendet e rajonit. Jam shumë entuziast për faktin që të takoj njerëz, kemi nevojë për më shumë bashkëpunime. Unë do përpiqem të jap kontributin tim për këtë. Do të shkoj në Beograd dhe në çdo qytet tjetër në rajon.

KURIR: Si do të sheshohen përplasjet brenda vendit? Po mes Malit të Zi dhe Serbisë?

Çdo gjë do të tregohet me vepra. Njerëzit nuk kanë mosmarrëveshje por qeveritë i ndajnë njerëzit për interesa personale. Nëse punojmë më shumë për integrimin, do ta kuptojmë më shumë njëri-tjetrin. Kur nuk ka propagandë mediatike kundrejt dikujt, dhe shtrëngohen duart me njerëz që nuk ndajnë të njëjtat mendime me ty, qëllimi nuk është të luftohet për shqiptarët, serbët, malazezët, por për njerëzit në tërësi. Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë janë të tensionuara sepse ky ka qenë interesi i partisë që ka qenë në pushtet deri më tani. Jam i sigurt se një nga interesat më të rëndësishme kombëtare të Malit të Zi, është që të ketë marrëdhënie të mira me vendet fqinje.

KURIR: Titujt në mediat e Beogradit kanë qenë të tilla  “Shqiptari Dritan Abazović vendos për të ardhmen e Malit të Zi”! Si ndiheni për këtë?

Unë kam në duar një përgjegjësi që nuk e prisja dhe nëse do më duhet të vendos për të ardhmen e Malit të Zi, unë e pranoj sfidën. Kam jetuar për këtë ditë, ditën kur do të ndodhte ndryshimi.

KURIR: Cila është ëndrra juaj?

Ëndrra ime është integrimi i Malit të Zi në Bashkimin Europian, në mënyrë që të ketë një standard jetese më të mirë se tani. Jam i sigurt se kjo ëndërr mund të bëhet realitet nëse veprojmë me përgjegjësi.

KURIR: Si do të veproni nëse çështja për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës do të jetë pjesë e agjendës së qeverisë së re?

Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje ka përfunduar dhe nuk duhet të kthehemi pas në të kaluarën. Unë madje shpresoj që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët për të ardhmen duke i dhënë fund tensioneve për t’i hapur rrugë procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë duam paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jetën, biznesin …

KURIR: Çfarë do të ndryshoni nga ajo që kanë bërë ata që kanë qeverisur deri më tani?

Qëllimi është të jemi ndryshe nga të tjerët në gjithçka. Të punojmë në interes të qytetarëve, të mos jemi arrogantë, të mos i përkushtohemi interesit tonë personal, të jemi profesionalë dhe më efikasë. Të mbështesim çdo përkatësi fetare, të jemi ndryshe.
Unë nuk do të qeveris për 30 vite.

KURIR: A keni frikë se qeveria do t’ju pengojë?

Kam pak frikë, prandaj do të doja të mos qëndroja shumë gjatë në politikë. Jam krenar dhe i lumtur që së bashku me kolegët e mi do të kontribuojmë për gjëra pozitive dhe për një transformim pozitiv të Malit të Zi.

KURIR: A do të qeverisni Malin e Zi për 30 vite?

Unë kurrë nuk do të qeveris për 30 vite. Në një farë mënyre opozita më gënjen më shumë sesa qeveria. Unë mendoj se askush nuk duhet të qeverisë për 30 vite, dhe pas qeverisjes time askush nuk duhet të qeverisë për më shumë se dy mandate, dhe është më mirë të qeverisësh vetëm për një.

Burimi: KURIR.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic dritan abazovic


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet