LIVE UPDATES
Bota

Helmimi i Navalny-t dhe gazsjellësi rus “Nord Stream 2”

3 Shtator 2020, 15:18 Nga DOSJA
Helmimi i Navalny-t dhe gazsjellësi rus “Nord Stream 2”

Politikanë e diplomatë gjermanë kërkuan të enjten që Evropa t’i japë një përgjigje Rusisë pas helmimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny me agjentin nervor Novichok, përgjigje që siç thanë ata duhet të përfshinte edhe gazsjellësin Nord Stream 2. Kancelarja Merkel tha se ajo priste që Moska t’u bashkohej përpjekjeve për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi. Ajo tha se Gjermania do të konsultohej me aleatët e saj të NATO-s duke mos përjashtuar mundësinë e sanksioneve të reja Perëndimore ndaj Rusisë.

Udhëheqësi i Bashkimit Social-Kristian (CSU) dhe Kryeministri i Shtetit të Bavarisë, Markus Soeder tha se ai mbështeste kursin aktual të kancelares Angela Merkel dhe shtoi se Evropa duhej të dilte me një “përgjigje inteligjente, afatgjatë dhe të unifikuar”.

Lajmi që morëm dje ishte i tmerrshëm. Ne mbështesim kursin e ndjekur nga kancelarja e cila do të kërkojë përgjigje të qartë dhe të unifikuar nga Evropa. Mendoj se është e rëndësishme që Evropa të punojë së bashku. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës pasi kërkohet një përgjigje inteligjente, e unifikuar dhe afatgjatë evropiane. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme“, tha ai.

Për sa i takon gazsjellësit Nord Stream 2, zoti Soeder tha se kjo çështje nuk i takonte këtij shteti duke qenë një projekt i sektorit privat, por ai shtoi se Gjermania duhej t’u qëndrojë besnike vlerave të saj.

Në lidhje me Nord Stream-in ky nuk është vendimi i shtetit, përkundrazi është kryesisht një vendim ekonomik i sektorit privat. Sipas mendimit tim, në këtë moment një gjë nuk ka të bëjë me tjetrën. Në të njëjtën kohë hedh hije dyshimi mbi projektin, por ne duhet të hedhim hapat e parë e të qartësojmë çështjet diplomatike e politike. Diplomacia jonë ndërkombëtare ka si përparësi ruajtjen e ekuilibrit të duhur. Ka interesa të cilat po vihen në diskutim, por ne gjithashtu kemi vlera të cilave u përmbahemi, të cilat sigurisht po sfidohen për momentin“, shtoi ai.

Në një reagim të saj mbi ngjarjen Kancelarja Merkel tha se priste që Moska t’u bashkohej përpjekjeve për të zbardhur atë që ndodhi. Gjermania tha ajo do të konsultohej me aleatët e saj të NATO-s mbi përgjigjen, duke mos përjashtuar mundësinë e sanksioneve të reja Perëndimore ndaj Rusisë.

Gazsjellësi 1,230 kilometra i gjatë që vjen nga Rusia në Gjermani, i projektuar nga kompania ruse “Gazprom”, sipas planeve paraprake që do të niste punën në gjysmën e parë të vitit 2020. Në janar 2020 Presidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte që gazjellësi Nord Stream 2, i cili do të çojë gazin rus në Evropë duke shmangur kalimin tranzit nëpër Ukrainë, do të përfundojë në fund të vitit ose në tremujorin e parë të 2021, kjo pasi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara vonuan ndërtimin e tij. Nord Stream 2 është përballur me kundërshtime politike nga Uashingtoni, Ukraina dhe Polonia, këto të fundit të ashtuquajtura vende tranzit për gazsjellësin në rrugëtimin e tij drejt konsumatorëve në Evropën Perëndimore. Administrata e Presidentit Trump e ka kundërshtuar projektin me arsyetimin se ai do të forconte kontrollin ekonomik të Rusisë mbi Evropën.

Aktualisht udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalny ndodhet në repartin e kujdesit intensiv në një spital të Berlinit. Qeverisë gjermane njoftoi të mërkurën se një laborator ushtarak prodhoi “prova të qarta” se ai ishte helmuar me agjentin nervor të periudhës sovjetike, Novichok. Moska e ka mohuar përfshirjen në helmimin e zotit Navalny, një kritik i vjetër i udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin. Ministria e jashtme ruse tha se pohimi i Gjermanisë nuk mbështetej me prova.

Wolfgang Ischinger, kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe ish-ambasador i Gjermanisë në Uashington, mbështeti idenë e një përgjigje të përbashkët të BE-së dhe NATO-s dhe tha se veprime më të buta, si dëbimet e diplomatëve, mund të mos mjaftojnë.

Marrë nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny rusi alexei navalny rusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen