LIVE UPDATES
Politike

Humbi gjyqin me Veliajn, Tabaku: ‘Drejtësia e re’ dështoi të japë drejtësi!

16 Dhjetor 2021, 19:55 Nga DOSJA
Humbi gjyqin me Veliajn, Tabaku: ‘Drejtësia e re’ dështoi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të cilin e shpalli të pafajshëm nga akuzat për shpifje. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se drejtësia e re ka dështuar të japë drejtësi ku bëhet fjalë për atë që ka pushtet. Tabaku shkruan se edhe pse Veliaj ka shpifur me akuzuat që i ka bërë dhe avokatët e tij nuk kishin asnjë provë, gjykatësi ka dështuar të vendosë drejtësinë.

Postimi i Plotë:

Ashtu si dhe dje, drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet! Muajt e fundit kam depozituar në gjykatë një padi penale për kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj. Ky I fundit më ka akuzuar për përfitime të paligjshme në kohën kur unë bëja denoncime për mënyrën si u shemb shkolla e mesme Sami Frashëri! Ndonëse në gjykatë kam siguruar kontratën e plotë të shtëpisë të blerë dy vite përpara ndërtimit dhe procedurave të shembjes me shumë pikëpyetje të shkollës dhe tenderit të rindërtimit të saj. Megjithëse kam siguruar për gjykatën dhe prokurorin të dhënat e kredisë bankare të marrë në këtë periudhë, duke paraqitur të gjitha provat dhe faktet në lidhje me këtë çështje.

Apo që kam dëshmuar me prova të patjetërsueshme se kompania nga ku është blerë prona ime nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që ka përfituar me ndonjë nga kanë fituar një tender abuziv me pikëpyetje të rindërtimit të shkollës Sami Frashëri. Edhe pse mbrojtja e avokatëve të Veliaj përkufizohej në zero fakte dhe prova përpos justifikimit “e tha se kështu thonë mediat” përsëri gjyqtari dështoi të vendosë drejtësinë me justifikimin se “politikani duhet të durojë më shumë përderisa është në politikë”. Pra, kjo Gjykatë SPAK vlerësoi se shpifja është pjesë e një lufte politike dhe se duhet të durohet më shumë nga politika edhe kur faktet mungojnë.

Duke dështuar të vendosë drejtësinë në vend dhe të përcaktojë qartë ndarjen e lirisë së fjalës me shpifjen. Unë e kuptoj se Veliaj ka sistemin e tij të drejtësisë brenda drejtësisë. E kam të qartë se ai ka punuar që të jetë mbi ligjin dhe se ka të emëruar aty brenda. Por kjo nuk më pengon asnjë moment që unë të them me zë të lartë dhe të fortë të vërtetën. Madje nuk më pengon as për ta apeluar këtë padi dhe për ta vazhduar në të gjitha shkallët e gjyqësorit e për t’I treguar shqiptarëve që e vërteta triumfon! Unë në moralin dhe gjykimin tim personal nuk mund të përdor shpifjen si luftë politike dhe argument politik.

E refuzoj këtë sjellje të pandershme ndaj elektoratit dhe mbi të gjitha ndaj tjetrit. Siguroj Veliaj, surrogatët e tij dhe oligarkët që e mbështesin se ky vendim nuk do më ndalojë nga denoncimi për to, aferat e tyre dhe korrupsionin e tyre. I kujtoj Erion Veliaj që inceneratori i Tiranës mund të jetë edhe gijotina politike për të. Dhe se asnjë gjë nuk do na pengojë për të risjellë në jetë hetimin për krimin e tij me vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, për të ai do të përgjigjet herët apo vonë. Dhe vërteta mund të vonojë por kurrë nuk do të harrojë të dalë përpara qytetarëve!

Veliaj ka fituar sot gjyqin për shpifje me Tabakun, pasi Gjykata e Posaçme ka vlerësuar si të drejtë ankesën e kryebashkiakut, i cili pretendonte se akuzat e Tabakut për prishjen e shkollës “Sami Frashëri” ishin të pabaza dhe shpifje.

(I.A;d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku erion veliaj jorida tabaku

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit