All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Humbi jetën në krye të detyrës, Meta dekoron mësuesen Luiza Dule me titullin ‘Naim Frashëri’: Arsimtarët në zonat ru

24 Tetor 2020, 08:32 Nga DOSJA
Humbi jetën në krye të detyrës, Meta dekoron mësuesen
All - Paragraf - 1

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme, mësuesen e shkollës 9-vjeçare “Selami Kodra” të fshatit Arrëz në Devoll, Luiza Dule (pas vdekjes) me Titullin “Naim Frashëri”, e cila humbi jetën në një aksident tragjik në krye të detyrës. Gjithashtu, të pranishëm në ceremoni ishin dhe familjarët e mësueses së ndjerë.

‘Të jesh mësues është një mision fisnik, që kërkon përkushtim e sakrificë çdo ditë të jetës. Këtë nuk e them vetëm si President i Republikës, por edhe për një fakt të thjeshtë se të dy prindërit e mi kanë qenë mësues dhe e di shumë mirë se sa shumë jetojnë me shqetësimet e nxënësve të tyre, se sa shumë gëzohen me arritjet e tyre.’-u shpreh Meta.

Ai shtoi se mësuesit nxisin, frymëzojnë e motivojnë nxënësit të realizojnë e të tejkalojnë potencialet që ata kanë brenda vetes.

Fjalimi i Presidentit Meta:

“Jemi këtu për të nderuar mësuesen e paharruar Luiza Dule, e cila sikurse edhe nxënësit e saj ma shprehën, jeton në zemrat e tyre, sepse i mësoi dhe i edukoi gjatë gjithë viteve të punës së saj me një pasion të jashtëzakonshëm. Të jesh mësues është një mision fisnik, që kërkon përkushtim e sakrificë çdo ditë të jetës. Këtë nuk e them vetëm si President i Republikës, por edhe për një fakt të thjeshtë se të dy prindërit e mi kanë qenë mësues dhe e di shumë mirë se sa shumë jetojnë me shqetësimet e nxënësve të tyre, se sa shumë gëzohen me arritjet e tyre. Është përkushtim për të përhapur dritën e dijes te të gjithë, jo vetëm te fëmijët e tu. Siç ka thënë Luigj Gurakuqi, një nga personalitetet më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe të arsimit tonë: ‘Mësuesi është përhapësi i dritës’. Është sakrificë, sepse mësuesit, veçanërisht në zonat rurale, janë heronj të heshtur, të pazëshëm, që përballen çdo ditë me vështirësi të panumërta, në zona të thella dhe me rreziqe, por që gjithmonë vazhdojnë punën e tyre me pasion dhe me përkushtim. Mësuesit, të cilët janë prindërit e dytë të të gjithëve, japin frymë nga shpirti i tyre për të edukuar breza të tërë. Ata ndikojnë në mënyrë të pakthyeshme në jetët e fëmijëve tanë, që në momentin që hyjnë në dyert e shkollës.   Dhe ndikimin e tyre shoqëria e ndien përgjatë gjithë kohës. Dashuria që ata na ndezin në zemër për dijen, kulturën, artin, shkencën, historinë apo gjeografinë është një nga dashuritë më të mëdha, që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në veçanti dashuria për Atdheun. Mësuesit nxisin, frymëzojnë e motivojnë nxënësit të realizojnë e të tejkalojnë potencialet që ata kanë brenda vetes. Si misionarë të dijes, mësuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ia kanë dedikuar jetën e tyre frymëzimit dhe fuqizimit të nxënësve të tyre për të arritur gjëra të mëdha në jetë, por mbi të gjitha, për t’u bërë njerëz të mirë.  Shkollat nuk janë thjesht qendra të punësuarish gjatë gjithë jetës, ku mësuesit ndihmojnë nxënësit e tyre të mendojnë e analizojnë në mënyrë kritike, të zgjidhin problematika, të formojnë gjykime dhe të marrin njohuri nga të cilat përfitojnë jo vetë nxënësit, por e gjithë shoqëria jonë. Ato janë shumë më tepër se kaq. Ndaj profesioni fisnik i mësuesit meriton vlerësimin më të lartë nga gjithë shoqëria jonë, sepse mësimdhënia është thelbësore për zhvillimin social, kulturor e ekonomik të vendit, për vetë të ardhmen tonë. Fisnikërinë dhe rëndësinë e madhe të profesionit të mësuesit, rolin e jashtëzakonshëm në edukimin e fëmijëve e kishte bërë pjesë të jetës së saj edhe mësuesja e paharruar Luiza Dule, duke zgjedhur këtë profesion. Me dashurinë për mësimdhënien dhe nxënësit e saj, ajo kishte zgjedhur të udhëtonte çdo ditë, në diell e në shi, në borë e në vapë përvëluese, për te nxënësit e saj në fshatin Arrzë, në këmbët e malit të Gramozit. Bija e Devollit, nëna e 2 fëmijëve, gruaja e fortë, bujare, modeste, e përkushtuar dhe e emancipuar i donte nxënësit si fëmijët e saj dhe punonte për një të ardhme më të mirë për ta.  Mësuese Luiza u përpoq fort gjatë gjithë punës së saj si mësuese, të sillte ndryshime pozitive në jetën e komunitetit të nxënësve dhe prindërve në këtë zonë të largët, duke iu ofruar dije, kulturë, edukatë dhe mbi të gjitha dashuri. Në një ditë dhjetori, si çdo ditë, ajo përsëri u nis drejt nxënësve të saj, edhe pse dita ishte e akullt dhe rruga ishte e ngrirë dhe e rrezikshme, dashuria dhe përkushtimi për detyrën, për nxënësit dhe misionin e saj fisnik bënë që ajo të nisej drejt shkollës së saj dhe nxënësve të dashur. Fatkeqësisht, mësuese Luiza nuk arriti dot as atë ditë dhe as kurrë më, në shkollën e saj, te nxënësit e saj të dashur pasi aksidenti i mori jetën, duke shkaktuar dhimbje e lot te fëmijët, nxënësit, familjarët, kolegët, dhe të gjithë komuniteti. Vitet do të kalojnë, por emri i mësuese Luizës do të mbetet i përjetshëm në zemrën e nxënësve, që ajo i edukoi dhe i deshi me shpirt, të kolegëve, me të cilët ndante pasionin për misionin fisnik të mësuesit, të fëmijëve, të bashkëshortit e familjarëve të saj, të cilët e kanë mbështetur pa kushte, në zgjedhjet që ajo bëri. Mësuese Luiza është sot një nga dëshmorët e shkollës sonë shqipe dhe të arsimit tonë, të atyre që sakrifikuan edhe jetën për të mësuar, edukuar, e ndriçuar mendjen e fëmijëve tanë. Për të dhe për të gjithë mësuesit tanë, të të gjitha kohërave, ne kemi vetëm mirënjohjeje dhe falënderim për përkushtimin, dedikimin, sakrificat dhe vetmohimin e tyre. Në vlerësim të këtij përkushtimi në edukimin e brezave të rinj, të vetmohimit deri në sakrifikimin e jetës për arsimimin e nxënësve të saj, kam privilegjin të nderoj Luiza Dulen me Titullin e lartë ‘Naim Frashëri’. I përjetshëm qoftë kujtimi i mësueses së paharruar Luiza Dule dhe të gjithë t’i japim një vend më të merituar figurës së mësuesit kudo në Shqipëri dhe sidomos në shoqërinë tonë!”

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta dekoron mesuesen luiza dule ilir meta dekoron mesuesen luiza dule

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 23 Tetor 2020, 17:41

TIRANE– Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka takuar liderin historik të PS-së, Fatos Nanon.Ata të dy shihen në një vend të qetë, pranë natyrës teksa Ko...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë