Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
I mori miliona përdorues WhatsApp, Signal pëson vështirësi teknike, kompania nis punimet për rimëkëmbjen e tij
17 Janar 2021, 07:13Nga DOSJA
SHBA– Aplikacioni Signal ka marrë një vëmendje të madhe nga përdoruesit në të gjithë vendin pasi rivali i saj Whatsapp, ndryshoi politikën e tij të privatësisë.
Një numër i madh njerëzish kaluan te Signal nga Whatsapp me shpresën se do të kishin të mbrojtur informacionin e tyre. Mirëpo, aplikacioni Signal po përjeton vështirësi teknike. Kjo bëri që shumë përdorues të pyesnin pse aplikacioni Signal nuk punon si duhet. Disa përdorues, raportuan se mesazhet nuk shkonin në destinacion, si në aplikacionet në aparatet celulare ashtu edhe në aplikacionet në desktop, për disa orë.
Kompania ka parë një interes të shtuar që kur rivalja e saj WhatsApp prezantoi kushtet e reja të sigurisë, javën e kaluar. Në Twitter, Signal tha se ka shtuar servera me një ritëm rekord dhe se po punonte që të rikthehej shërbimi.
“Miliona e miliona përdorues të rinj po dërgojnë një mesazh që tregon se privatësia ka rëndësi”, tha kompania në një postim.
Kompania i siguroi përdoruesit e saj se po punonin për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve me të cilat po përballen përdoruesit e aplikacionit. Për shumicën e përdoruesve, aplikacioni filloi të punojë mirë pasi ata e ri-instaluan aplikacionin.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Presidenti Donald Trump pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mëngjes. Burimet për BBC raportojnë se ai po planifikon të shpërngule...
SHBA– Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar ka dhënë dorëheqjen nga kabineti i presidentit Donald Trump.Në letrën e tij zyrtare të dorëheqjes, ai d...
SHBA- Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, deri në muajin mars, mund të shndërrohet në variantin dominues të virusit në Shtetet e B...
BRITANI E MADHE– Katedralia e Litchfieldit është kthyer në një qendër vaksinimi ndaj pandemisë së koronavirusit. Qindra të moshuar i janë drejtuar katedra...
KOSOVË-Vjosa Osmani është numri dy në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga iniciativa e Osmanit do të...
SHBA– Disa mijëra migrantë nga Hondurasi filluan udhëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara të Premten, me një grup të madh të tyre tashmë që kaluan në Guatem...
KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ditën e sotme listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vendin e tret në listë e zë kr...
SHBA– Klubi për Rritje ka shpenzuar 20 milion $ duke mbështetur 42 ligjvënës të djathtë që votuan për të pavlefshmërinë e fitores së Biden. Një grup anti...