Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Vizitoi varrin e nënës/Kadri Veseli largohet nga Mitrovica, niset drejt Prishtinës
10 Janar 2022, 12:24Nga DOSJA
KOSOVË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë me një leje speciale nga Gjykata në Hagë ku ai edhe po mbahet nën akuzën për krime lufte.
Gjykata i ka dhënë një leje speciale për të vizituar familjen e tij në Kosovë dhe varrin e së ëmës, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Ai fillimisht mbërriti në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët. Më pas ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës.
Nuk dihet nëse leja që Gjykaka Speciale e Hagës i kishte dhënë ish-kryeparlamentarit të Kosovës ka përfunduar dhe se kur do të kthehet sërish në paraburgim. Në lidhje me pyetjen se sa ditë do të qëndrojë në Kosovë Veseli, Gjykata Speciale e Hagës nuk ka pranuar të japë përgjigje.
Veseli do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës. Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli humbi jetën në moshën 93-vjeçare.
Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai në korrik të vitit të kaluar humbi edhe të atin Fazli Veseli.
KOSOVË- Ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli ka përfunduar vizitën ditën e sotme në varrin e nënës së tij në Mitrovicë dhe është nisur drejt Pri...
KOSOVË- Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e 33-vjeçarit Fatos Hoxha. Telegrafi shkruan se Hoxha është i dyshuar për nj...
ANGLI- Sipas një studimi të ri njerëzit me nivele të larta të qelizave T nga ftohjet e zakonshme kanë më pak gjasa të kapin Covid-19. Sky News shkruan se sipas ...
KAZAKISTAN – Të gjendur në mesin e shumë trazirave në vendin ku jetojnë, shumë shtetas kosovarë kanë rinisur punën në Kazakistan. Shteti i Azisë Qendrore ...
KOSOVË- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kanë shkuar këtë t...
UASHINGTON/BRUKSEL – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj presidentit të Nikaraguas Daniel Ortega ...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë. Për shkak të variantit të...
SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James publikoi të premten një video që tregonin momentin kur oficerët e policisë përdorën elektroshok mbi ...