LIVE UPDATES
Aktualitet

Lirimi nga burgu i Endrit Dokles/ Etilda Gjonaj alarmon Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK-un, ONM-në, KPK-në dhe KLGJ-në, u

17 Janar 2020, 06:46 Nga DOSJA
Lirimi nga burgu i Endrit Dokles/ Etilda Gjonaj alarmon Prokurorinë e

Tiranë– Vendimet e fundit gjyqësore për lirimin nga burgu të disa personave të dënuar, kanë alarmuar jo vetëm opinionin publik por edhe disa nga institucionet kryesore në vend.

Pas zbardhjes së disa prej vendimeve, mësohet se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga burimet e sigurta pranë MD-së, bëhet me dije se ministrja Etilda Gjonaj ka ndërmarrë veprime konkrete për çështjen e Indrit Dokles, ish anëtarin e bandës së Durrësit i cili ishte i dënuar më parë me burgim të përjetshëm dhe përfitoi lirinë nga Gjykata e Krujës.

Mësohet se Gjonaj ka dërguar shkresë në Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, për gjyqtaren Gjykatës së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila dha vendimin “lirim me kusht” për të dënuarin. Burimet thonë se në bazë të të dhënave është konkluduar se ky ka qenë një vendim arbitrar, i sinjalizuar nga Ministria e Drejtësisë muaj më parë, ku institucionet përgjegjëse kanë refuzuar të marrin masa duke shkaktuar këto pasoja.

Referuar po të njëjtit burim, mësohet se sa i përket gjyqtares Hoxha, titullarja e Ministrisë së Drejtësisë ka paralajmëruar dhe sinjalizuar këtë vendim edhe në muajin dhjetor 2019, ku përmes një shkrese drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor ka përcjellë informim mbi këtë çështje dhe ka kërkuar hetime intensive ndaj gjyqtares për t’i paraprirë këtij vendimi. Gjë që ende dhe sot informohet se është lënë pa një hap konkret nga ana e KLGJ. Gjithashtu, mësohet se MD i është drejtuar sërish në datën 15 janar 2020 KLGJ po për të njëjtën gjyqtare.

Vendimet e gjyqtares Hoxha duken si një kronikë e paralajmëruar, ku ndaj saj kanë qenë edhe më të hershme kundërveprimet nga organi i Ministrisë së Drejtësisë e cila ka kërkuar marrjen e masave.

Nëse vërejmë kronologjinë e ngjarjeve, në janar 2018 ky institucion i është drejtuar atëherë inspektoratit të KLD-së për fillimin e hetimit disiplinor për një çështje po aq të bujshme sa është lirimi i G.Tafilit.

Pavarësisht hapave të hedhura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe sinjalizimeve të vazhdueshme, institucionet përkatëse nuk morën asnjë masë duke bërë që sot të jemi përpara faktit ku gjyqtarja Enkelejda Hoxha i ka dhënë lirinë një të dënuari me burgim të përjetshëm, gjë që lidhet edhe me faktin se nuk ka dalë ende para vetingut duke ngritur hije dyshimi.

Në dallim nga administrata publike, sistemi gjyqësor nuk organizohet në mënyrë hierarkike. Me formulimin e nenit 145/1 ” Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve“, Kushtetuta i ka siguruar gjyqtarëve të zakonshëm një pozitë autonome e të pavarur në raport me organet e tjera përmes disa instituteve në të cilat kjo autonomi e pavarësi realizohet.

Marrë nga Tema

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj lirohet endrit dokle etilda gjonaj lirohet endrit dokle

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Janar 2020, 21:42

TIRANË– Ditët e fundit, tema më e nxehtë në studio televizive është lirimit i të burgosurve që janë cilësuar si tepër të rrezikshëm dhe të dënuar për...

Aktualitet 16 Janar 2020, 20:25

TIRANË– Ergys Kolaveri është 29-vjeçari që la sot qelinë e burgut ku qëndronte prej katër vitesh nën akuzën e kryerjes së një atentati të dësh...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen