LIVE UPDATES
Ekonomi

Industria përpunuese, pse vetëm pak fitojnë

7 Nëntor 2020, 11:05 Nga DOSJA

Me pak përjashtime, industria përpunuese renditet ndër sektorët me normat më të ulëta të fitimit në ekonomi, me një mesatare prej 6-8%. Përpunuesit pohojnë se normat e ulëta të fitimit lidhen me konkurrencën e lartë, madhësinë e vogël të ndërmarrjeve, që nuk arrijnë ekonominë e shkallës, mungesën e investimeve në teknologji, përçarjen e zinxhirit të vlerës etj.

“Tregu shqiptar është i vogël, nuk arrin masën kritike të lëndës së parë dhe të konsumatorit dhe nuk arrin të bëjë investime të mëdha në teknologji, që do e bënin konkurrues”, thotë Albaz Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve. Ai shton se në zinxhirin e vlerës, pothuajse në çdo industri mungon një investim kyç, pasi nëse po ta bënte një biznes i vetëm, është jo rentabël. “Vetëm kompanitë që kanë mbyllur ciklin brenda vendit fitojnë”.

E lartë mbetet dhe konkurrenca nga rajoni, ku shumë shtete, si Maqedonia dhe sidomos Serbia, i mbrojnë direkt ose indirekt bizneset e tyre, përmes subvencioneve ose tarifave. “Të gjitha këto si më lart na bëjnë ne prodhuesve vendas të punojmë me norma të ulëta fitimi”, shton Zusi. (Shiko intervistën e plotë në vijim).

Luan Leka, administrator i EHW, një prej sipërmarrjeve më të mëdha përpunuese në vend e pranon që interesi për të investuar në këtë fushë është i ulët. “Jemi në kushtet kur tregu është i mbushur me produkte importi, të cilat ligjërisht hyjnë pa taksa.

Për të konkurruar duhet të investojmë në teknologji moderne që do të thotë në makineri të kushtueshme, pra duhet të bëjmë investime me kosto të lartë. Për sasitë, që tregu vendas konsumon kosto e amortizimit të mjeteve është aq e lartë sa i bën produktet jo konkurruese ne treg. Dhe një industri që nuk konkurron dot zerohet si vlerë”. Z. Leka shton se një alternativë është eksporti, por për këtë duhet punuar për të rritur besimin te produkti “Made in Albania”.

Zhvlerësimi i euros është një tjetër faktor që ka dobësuar si eksportuesit, që marrin më pak të ardhura për të njëjtën vlerë në euro, ashtu dhe prodhuesit, që përballen me çmime më të lira nga importi.

“Kompanitë prodhuese po mbijetojnë me vështirësi”, thotë Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së prodhuesve. “Fitimet janë të ulëta, mundësitë e abuzimit janë zero, pasi kompanitë kanë karta teknologjike, madje Tatimet u kërkojnë edhe firot”, shton Shkodra. Pandemia u ka dhënë goditjen finale sipërmarrësve të sektorit të prodhimit. Shkodra rekomandon që duhet hartuar një paketë për rritjen e konkurrueshmërisë, në mënyrë që bizneset të nxiten të investojnë në këtë sektor.

Normat e fitimit në industrinë përpunuese

Sipërmarrja më fitimprurëse është “Coca Cola”, një biznes i konsoliduar prej vitesh, me një normë bruto 20%, nga 15% në vitin 2018.

Në listën e më fitimprurësve në vitin 2019 ka hyrë edhe “Birra Korça”, po me një normë rreth 20%. Ndërsa sipërmarrjet e tjera të të njëjtit sektor nuk kanë një aktivitet pozitiv. “Birra Tirana” ka raportuar humbje, teksa siç pohon në raportin e aktivitetit ka kaluar një situatë të vështirë financiare. Për shkak të problemeve me detyrimet e prapambetura. “Birra Stela” ka një normë fitimi rreth 9%.

Industria më fitimprurëse në vend është ajo e ambalazhimit të ujit, që e ka të lehtë të mbyllë ciklin. “Uji i Ftohtë Tepelenë” (13.8%) dhe “Lajthiza Invest” (8.4), renditen në listën e më të mëdhenjve sipas fitimeve, 2019.

“Coral”, në industrinë e përpunimit të peshkut, ka pasur një aktivitet pozitiv, duke u renditur e 53-a në vend për nga fitimet në vlerë absolute, me një normë prej gati 16%. Por, sipërmarrje të tjera po në këtë sektor kanë tregues më të ulët (“Rozafa”, 5.7% dhe “Mare Adriatik”, 3.2%).

Pjesa më e madhe e kompanive që operojnë në sektorë të tillë si prodhimi i veshjeve dhe këpucëve, përpunimi i miellit, përpunimi i qumështit rezultojnë me norma fitimi minimale (2-6%), ose dhe me humbje. Për shkak edhe të qarkullimit vjetor të ulët (ndryshe nga sipërmarrjet e karburanteve që ndonëse kanë norma të ulëta kthimi, kanë xhiro të lartë dhe si rrjedhojë, në vlerë fitimet janë të larta), në vlerë absolute, fitimet e pjesës më të madhe të sipërmarrjeve përpunuese nuk arrijnë as 1 milion euro.

Sipërmarrjet e tekstileve dhe këpucëve janë eksportuesit më të mëdhenj në vend dhe një ndër punëdhënësit kryesorë operon me norma të ulëta fitimi, që janë tkurrur edhe më tej vitet e fundit. “Fital”, më e madhja për nga qarkullimi vjetor, kishte një tregues prej 5.7% në vitin 2019, ndërsa “Albaco Shoës”, vetëm 2.5%. “Donianna”, po në prodhimin e këpucëve, është me humbje prej disa vitesh. E ardhmja pritet më e vështirë. Për shkak të zhvillimeve negative që solli pandemia, fabrikat e këpucës do të përballen me mbijetesë këtë vit, teksa pritet që prodhuesit më të vegjël të falimentojnë.

Aktorët kryesorë të tregut e shohin perspektivën nga ndryshimet gjeopolitike, për shkak të pandemisë. “Sektori i shitjes së këpucëve në Europë do të kërkojë siguri në furnizime dhe për këtë arsye, do ta transferojë prodhimin nga jashtë kontinentit në shtëpi”, tha Skënder Pashaj, administrator i Fital.

Sipërmarrjet e industrisë tekstile kanë një normë më të lartë, deri në 10% (“Shqipëria Tricot” 9.3%; “Cotex Textile” 0.4%; “Arisa Konfeksion”, 9.6%, por për shkak se ato punojnë mirëfilli me material porositësi (këpucët e kanë kryesisht ciklin e mbyllur), qarkullimi vjetor është i ulët dhe si rrjedhojë, fitimet luhaten në mesatarisht 500 mijë euro e më pak. “Maçaferri Balkans”, po në fushën e regjimit të përpunimit aktiv, është me humbje. Operatorët e tregut pohojnë se dy vitet e fundit janë goditur nga rënia e euros, humbje që e kanë pothuajse të pamundur ta kalojnë te çmimet, për shkak të kontratave fikse me partnerët e huaj, më së shumti italianë.

Industria e përpunimit të miellit është në kufijtë e mbijetesës, si rrjedhojë e konkurrencës së fortë nga vendet e rajonit, kryesisht Serbia. “Atlas Millis” raportoi një normë fitimi prej 2.9% dhe “Shoqëria Anonime Mielli”, vetëm 1.5%.

Sektori i përpunimit të qumështit raporton kthime prej mesatarisht 6% (“Erzeni” 6.3%, “Lufra”, 6.4%). Operatorët e tregut pohojnë se ndryshimi i skemës së rimbursimit të TVSH-së në 2019-n solli ndalimin e investimeve të shumë kompanive të përpunimit të qumështit, duke u orientuar vetëm drejt atyre imediate. Për shkak të rritjes të kostos, kompanitë nuk investuan në zhvillimin e teknologjisë, çka do të rriste gamën e produkteve në treg. “Nëse nuk do të kishte ndryshuar paketa fiskale, sot në treg do të hidheshin 10 produkte të reja duke i bërë ‘postbllok’ produktit të importuar”, thotë përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni”, Sajmir Begaj,

Industria e bimëve mjekësore po kthehet në një sektor të rëndësishëm eksportues, por normat e fitimit mbeten të ulëta, për shkak se produkti shitet i papërpunuar, në mungesë të investimeve. “Agroherbal” kishte një tregues prej 3.9%; “FILIPI CO”, 8.3%; “Herba Fructus Natyrore”, 4.4%.

Monitor

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi industria përpunuese industria përpunuese


Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Nëntor 2020, 16:15

Në programin “Historia ime” në Tv Klan shpesh vijnë të ftuar njerëz nga bota e artit, kulturës dhe më gjerë, në rrëfime tësinqerta dhe të ngrohta përballë publi...

Ekonomi 6 Nëntor 2020, 07:14

Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të k...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë