Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Emisioni “Stop” këtë të premte ka shkuar në Kavajës, pas ankesës së një qytetareje, e cila po ndjek shtatzëninë e saj pranë Konsultores së gruas në këtë qytet. Qytetarja pretendon, se mjekja e konsultores, nuk vjen në punë në orar, ndërsa kushtet në të cilat duhet të presin, janë skandaloze. Gruaja tregon, se është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe ndiqet nga Natasha Duro, kur kjo e fundit vjen në konsultore pa orare.
“Shkojmë në ditët që kemi takime, por nuk e gjejmë doktoreshën dhe vjen pas orës 14:00. Orari normalisht nis që në orën 8 të mëngjesit, por doktoresha nuk vjen asnjëherë. Po ashtu është një ambient i papërshtatshëm që një grua shtatzënë duhet të presë. Ne presim për orë të tara, lë punën, shtëpinë dhe të gjitha punët e tjera, por doktoresha më thotë se do vish disa herë deri sa të më gjesh në konsultore. Unë nga emisioni “Stop” dua të që të zgjidhet ky problem, dua që vetëm ajo të vij në orar”, shprehet qytetarja.
Pas këtij denoncimi “Stop” shkon të kërkojë doktoreshë Natashën dhe nga një punonjëse aty na thuhet, se ajo ka 4 vjet, që ka dalë në pension dhe vjen me dëshirën e saj vullnetarisht.
Gazetarja: Doktoreshën doja unë! Pse nuk ka ardhur sot në punë?
Punonjësja: Nuk ka ardhur akoma. Doktoresha ka dalë në pension. Ka 4 vjet.
Gazetarja: 4 vjet?
Punonjësja: Po! Edhe tani, faktikisht, ka qenë në marrëdhënie pune, por ka 5-6 muaj, që është heq edhe nga sistemi.
Gazetarja: Që nga marsi…
Punonjësja: Që nga marsi, e dike shumë mirë.
Gazetarja: Po si po vazhdon?
Punonjësja: Nuk e di, pse vazhdon. Edhe faktikisht, kjo nuk ka pagesë. Kjo vjen vetëm, që mban shërbimin.
Gazetarja: As nuk vjen, që ta mbajë shërbimin.
Punonjësja: Vjen, po vjen…
Gazetarja: Çfarë orari ka konsultorja e gruas?
Punonjësja: Si rregull e kemi në 7:30, si vij unë, që në 7:30 këtu.
Gazetarja: 7:30 me?
Punonjësja: Deri në 14:10.
Gazetarja: Doktoresha kur vjen? Në 14:30?
Punonjësja: S’ka orar fiks, drejt me thënë. Vjen si t’i vijë. Ngaqë nuk është fare në sistem. E kupton, që jam zënë. Ti punon, i thashë. “Hajde mi grua”! Me t’i ra të fikët një gruaje, unë s’kam, ca t’i bëj. Kam 30 e ca vjet punë, s’kam hy sot. Po thotë tjetri ca i boni. Jam zonë, po i ka krahët e ngrohta dhe nuk… Nuk e gjen gjë. Vihet në punë në orën 2? Sikur je turni i dytë. U çmendëm, i thashë. Po iki përditë në orën 4. Nuk kërkon, ca i japin, merr. Nuk kërkon. Atë, që e ka, e ka. Kush i jep, i lumtë! Plasa tu i thonë grave “ Oj gra, mos i jepni, që të mos vijë më”! Grave sikur-jepini. Fut nga 10, nga 20.
Duke qenë se doktoresha nuk ndodhej në konsultore “Stop” e telefonoi atë për të marrë vesh se ku ndodhej
Gazetarja: Përshëndetje! Si jeni?
Doktoresha: Mirë! Si jeni juve?
Gazetarja: Mirë! Me dr. Natashën flas?
Doktoresha: Po!
Gazetarja: Jam këtu tek konsultorja e gruas. Ju do të vini sot në punë?
Doktoresha: Ke hapur kartelë aty ti, apo vjen për herë të parë?
Gazetarja: Vij për herë të parë.
Doktoresha: Mirë, mirë! Ja, se për pak do vij.
Gazetarja: Nga cila orë mund të jesh këtu? Që të di, sa të pres.
Doktoresha: Aty nga ora 1, 1 e gjysmë të jesh aty!
Gazetarja: 1 e gjysmë, ok!
Doktoresha: Më shumë tek 1 e gjysma, që të jesh brenda. Deri në 2 e gjysmë aty më ke. Kur të duash, hajde!
Pas telefonatës me në doktoreshën Natasha Duron, “Stop” shkon vetë tek konsultorja e gruas në Kavajë, ku shihen qartë kushtet e këqija ku vizitohen gratë shtatzëna.
Marrë nga tvklan.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në vitin 2019 në Shqipëri ishte e disponueshme një makinete lojërash fati për 10 493 persona. Një raport që merr në analizë globalisht të gjithë vendet tregon s...
Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respektuar ligji i buxhetit do të ishin arkëtuar 8 miliardë lekë ose 65 milionë euro në arkën e shtetit, pë...
SHBA– WhatsApp është një ndër aplikacionet më të përdorura në të gjithë botën, i cili së fundmi ka prezantuar një opsion “mesazhe që zhduken”, e cila do t...
Shqipëria nuk ka asnjë ndërmarrje mes 100 kompanive më të mëdha për nga xhiroja në Europën Juglindore. Në publikimin vjetor të SEE News, Shqipëria, Kosova dhe M...
Neni 51 i Ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, përcakton se, asnjë ent publik nuk mund të nënshkruajë për investime të reja pas datës 15 tetor.Por Kontr...
Për të tretin vit radhazi Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se qeveria po raporton treguesin e deficitit buxhetor në vlerë më të ulët se sa realiteti.Defici...
Tregu i punës u ndesh me vështirësi sidomos në tremujorin e dytë të këtij viti si pasojë e efekteve negative të masave kufizuese për shkak të pandemisë, por pun...
Shqipëria ofron një ndër normat më të ulëta të financimeve për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), pak më shumë se 3% të PBB-së saj.Financim...