LIVE UPDATES
Aktualitet

Të gjithë dynden në QSUT: Në panik nga gripi, ç’nuk po dëgjojmë

25 Shkurt 2020, 17:43 Nga DOSJA
Të gjithë dynden në QSUT: Në panik nga gripi,

TIRANË“Aq jemi trembur sa nuk dimë ç’të të themi”, thotë Nexhmije S. një grua e cila qëndron në këmbë e mbështetur tek kangjellat e shkallëve të Spitalit Infektiv në QSUT. Ajo pret orën 11.00 për t’u futur brenda në spital që të vizitojë djalin e saj, i cili para tre ditësh kishte ardhur në spital për shkak të temperaturës së lartë. Duke folur për Gazetën “Si”, Nexhmija thotë se prej pesë ditësh i biri kishte marrë mjekime për gjendjen gripale por nuk ishte shëruar, kështu që ishin detyruar të vinin në Infektiv.

“Ia nisi me temperaturë të lartë dhe unë me burrin u trembëm shumë. Me gjithë këto gjëra që po dëgjojmë u bëmë merak se gjithë kohës kishte kollë dhe temperaturë të lartë. Shyqyr zotit që mjekët na thanë se ishte vetëm grip”,shprehet ajo, ndërsa hera-herës hedh sytë mbi ekranin e telefoni për të parë orën.

Pak më tej, një burrë rreth të pesëdhjetave, po flet me rojën e derës. Edhe ai për të vizituar të mbesën. Në shkallët e Spitalit Infektiv vijnë e ikin vazhdimisht njerëz këtë paradite, ndërsa në urgjencën e këtij spitali gjendja duket gjithsesi e qetë. Infermierë dhe mjekë na thonë se pacientët me gjendje gripale që kanë ardhur këtu, janë tepër të shqetësuar. Ajo çka vërejmë rreth spitaleve, është se personeli mjekësor është më i kujdesshëm dhe të gjithë janë pajisur me maska fytyre. Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vendi ynë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, por njerëzit janë tepër të shqetësuar për shkak të lajmeve dëgjojnë në çdo moment.

Infeksionisti Pëllumb Pipero thotë për Gazetën “Si” se gjendja gripale është normale. “Fluksi i rasteve me simptoma të gripit stinor ditët e fundit ka pësuar një rënie të lehtë, por fakti që në urgjencën e QSUT vijnë shumë raste, për të mos thënë të gjithë, me ose pa arsye, e vështirëson punë e ekipeve të urgjencave mjekësore”, shprehet Pipero.
Në javën e gjashtë të 2020-s vërehet një prirje në rënie e numrit të Infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme, por si numër në total është 7% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumë njerëz që takojmë pranë QSUT-së na thonë se gjendja gripale që po kalojnë, i ka frikësuar më shumë se çdo herë tjetër.

Petriti, një mesoburrë që sapo ka dalë nga spitali, na thotë se kjo situatë e gripit padyshim që i ka bërë atë edhe të afërmit e tij të jenë më të kujdesshëm.

“Në mëngjes kisha vajzën me temperaturë dhe e solla direkt se nuk i dihet. E vizitova dhe temperatura i ra e është më e qetë tani. Janë bërë keq sëmundjet, s’dimë nga të mbrohemi”, thotë ai. Petriti ka ardhur nga Kamza në urgjencën e QSUT-së për shkak se ishte frikësuar dhe nuk kishte pyetur tek qendrat shëndetësore në zonën ku banonte.

Kur je sëmurë, shkon atje ku të thotë truri më parë, nuk mendon shumë,” shprehet ai,ndërkohë që shkon të marrë makinën për t’u larguar nga spitali.
Ndërkaq mjeku Pipero nënvizon se në Tiranë ka katër qendra shëndetësore që janë në dispozicion 24 orë të pacientëve me sindroma gripale.
Mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë tregojnë se deri më tani në vendin tonë vazhdon qarkullimi i viruseve të tipit A dhe B të gripit, që fatmirësisht është reduktuar paksa këto ditët e fundit.

Marrë nga: Gazeta Si

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë