LIVE UPDATES
Insights

Ben Blushi: Si shkova në RD në 5 janar 1991 dhe më pas

Bashkë me Fevziun u bashkova me këtë grup dhe prandaj të dy patëm fatin të botonim në faqen e parë të numrit të parë të 5 janarit 1991, një reportazh që tregonte ditët e protestave të studentëve të dhjetorit 1990, të cilat nxitën vendosjen e pluralizmit, hapjen e një partie politike që ishte PD dhe shtyp të lirë dhe të pavarur që ishte vetë RD.

5 Janar 2023, 20:44 Nga Ben Blushi
Ben Blushi: Si shkova në RD në 5 janar 1991 dhe më pas
RD

Në 5 janar 1991 bashkë me mikun tim, Blendi Fevziu, kemi botuar në gazetën Rilindja Demokratike, që ishte gazeta e parë e lirë, opozitare dhe e pafinancuar nga shteti, në 50 vjet.

Nuk besoj se do ketë ndonjëherë, më shumë uri dhe padurim për pritjen e një letre të shkruar siç ndodhi atë ditë me Rilindjen Demokratike. Njerëzit mbanin rradhë për ta blerë dhe e qarkullonin si një trakt, në të cilin mund të lexoje pa asnjë frikë, ato që shumica, i kishin menduar për komunizmin në 50 vjet, por nuk i kishin shkruar dhe botuar dot kurrë.

Shumë të pafat kishin vdekur, duke dashur të bënin atë që po bënte Rilindja Demokratike: të kritikonin publikisht rregjimin pa u ndëshkuar.
RD ishte një gazetë antikomuniste, e para në llojin e vet dhe ata që nuk e kuptojnë sot peshën e saj, duhet të dinë se nëse kohët nuk do ndryshonin, dy javë para daljes së RD, botimi i saj do na kushtonte të gjithëve burgun, përveçse do ishte i pamundur.

Përjetimet e atyre kohëve i kam në mendje dhe tani që jam më i kthjellët për të kujtuar sesi, një grup intelektualësh dhe studentësh u bashkuan rreth RD, me shpresën se më në fund kishin krijuar një platformë ku do shkruanin lirisht duke përdorur talentin e tyre.

Bashkë me Fevziun u bashkova me këtë grup dhe prandaj të dy patëm fatin të botonim në faqen e parë të numrit të parë të 5 janarit 1991, një reportazh që tregonte ditët e protestave të studentëve të dhjetorit 1990, të cilat nxitën vendosjen e pluralizmit, hapjen e një partie politike që ishte PD dhe shtyp të lirë dhe të pavarur që ishte vetë RD.

Shkrimi quhej, 4 Ditët e Mëdha të Studentëve dhe tregonte se çfarë ndodhi nga data 8 deri në 11 dhjetor 1990, si u organizuan studentët, kush ishin kërkesat e tyre dhe çfarë emocionesh dhe shpresash krijoi kjo lëvizje në gjithë Shqipërinë. Ne e ndamë shkrimin në dy pjesë dhe pasi secili shkroi pjesën e tij, i bashkuam duke u përpjekur të ruajmë një rrjedhe llogjike dhe të sinkronizojmë kronologjinë e ngjarjeve që kishin ndodhur aq shpejt. Mbaj mend se vitin e ri 1991, e kemi kaluar duke shkruar dhe duke kombinuar fjalitë, në mënyrë që mos përsërisnim njëri tjetrin. Bashkimi i pjesëve ishte edhe më i vështirë dhe kjo rezultoi e vërtetë edhe për vetë RD, e cila më vonë nuk arriti dot të bashkojë ata që u mblodhën rreth saj, por i përçau dhe i ndau, natyrisht përveç mua dhe Fevzos që mbetëm miq, siç jemi akoma dhe sot.

Që nga ajo ditë nuk e kam lexuar më këtë shkrim dhe ndoshta nuk do ta lexoj më. Kujtimi i mëvonshëm i RD ma hoqi shijen për cdo gjë që kam bërë aty.

Unë shkova në RD si një djalë që njihte kënaqësitë e moshës dhe kur dola pas disa javësh isha një burrë që njihte veset e çdo moshe. Aty njoha Shqipërinë që nuk e njihja, të rrënuar nga morali dhe të mbushur me urrejtje që shumë shpejt do çonte, siç edhe coi, në dhunë. Në RD mësova se sa e rëndomtë dhe plot intriga, smirë dhe mëri është rruga drejt pushtetit e drejtuar nga një gazetë ku ishin mbledhur njerëz që urrenin të shkuarën e njëri- tjetrit dhe prandaj edhe të ardhmen e përbashkët.

Për këtë shkak RD e humbi shumë shpejt shkëlqimin e saj dhe nga një gazetë e inteligjencës dhe studentëve u kthye në një gazetë kundër tyre dhe kundër të gjithë atyre që e krijuan. Unë punova aty vetëm disa javë dhe më vjen mirë që pa u bërë dy tre muaj, bashkë me disa gazetarë të tjerë si Armand Shkullaku, Genc Tirana, Arben Ruka, Vera Isaku etj, ikën në mënyrë demonstrative nga RD.

Ne braktsëm me ndërgjegje një gazetë të dhunshme dhe krejtësisht joprofesionale. Ikëm drejt një shtypi të lirë dhe ky është një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë.
RD u kthye shpejt në një gazetë përçarëse,krahinaliste,sektare dhe shpifëse. Ata që e themeluan ikën të gjithë dhe RD filloi të fyente dhe të shpifte ndaj të gjithëve, përfshi edhe mua vetë.

Nëse sot bëhet një bilanc shpifjesh, RD ka vendin e parë. Kjo gazetë ka shpifur më shumë se çdo gazetë tjëtër në Shqipëri për të mos thënë që ajo e ktheu shpifjen në normë duke infektuar kësisoj shtypin që erdhi më pas duke e imituar.

Nga një gazetë që thoshte të vërtetën kur ishte e nevojshme, RD u kthye në një gazetë që shpifte edhe kur ishte e panevojshme.
Shpifja ishte busulla e saj dhe më thonë që kështu vazhdon, sepse nuk e lexoj më edhe kur shpif për mua.

Kjo gazetë është unike në historinë e botës sepse pati vlerë vetëm ditën e parë kur doli. Ajo ishte një gjest lirije që nuk u bë dot gazetë e lirë. Prandaj vendosa ta kujtoj 5 janarin 1991.

rd ben blushi

Sondazh

Poll
Insights 29 Dhjetor 2022, 13:11 Ledi Shamku

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Foto ilustruese Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thot&...

Insights 16 Dhjetor 2022, 11:17 Sonila Meço

Si u katandisëm kësisoj xhanëm?! Si?

Sonila Meco Na janë çakërdisur prioritetet, kemi bërë një vend nga ku duan të ikin pa kthim shumica. Si ka mund&e...

Insights 14 Dhjetor 2022, 14:58 Klodian Tomorri

Taksë solidariteti, apo...?

Klodian Tomorri Qeveria do taksoje me 50% te ardhurat e jashtezakonshme te prodhuesve privat te energjise elektrike qe nuk i shesin energjine shtetit, por ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj