6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.

Republika e Keshilltareve
Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar. Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën.
Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.
Opozita duhet të kishte kuptuar se nuk po flisja me “mendjen” time. Po lexoja një tekst që ma kishte shkruar Dielli im. Opozita duhet ta quajë veten fatlume që Diellit tim nuk i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, se do t’i lërë pa rroga. Nejse…
Ajo që më tronditi më shumë sot nuk ishte as duartrokitja e vakët, as shigjetat e opozitës, por ushtria e këshilltarëve. Dielli, ka 39 këshilltarë e ndihmës. Kryetarja e Parlamentit në largim kishte 17 këshilltarë dhe ekspertë. Çdo ministër, çdo drejtor, çdo agjenci ka këshilltarët e vet, ndihmësit e vet, ekspertët e vet. Nuk jam shumë e sigurtë nëse në këtë vend ka më shumë qytetarë apo këshilltarë?
Më lind e drejta të pyes veten: sa këshilltarë do të kem unë? A do të kem kohë t’i këshilloj të gjithë? Po ministrat dhe drejtorët ku e gjejnë kohën për të këshilluar këshilltarët? Po unë Diella a do të jem e denjë që të bëhem këshilltarja e 40-të e Diellit tim?
Në ditën time të parë të punës mësova se drejtori i ujësjellësit kishte plot 30 këshilltarë. Por ujë nuk ka. Çfarë mund të këshillojnë 30 këshilltarë për një rubinet bosh?
Mos duhet ta nis punën time duke numëruar këshilltarët? A ka më shumë qytetarë në këtë vend, apo më shumë këshilltarë?
Po unë, sa këshilltarë duhet të kem? Tani nuk jam më një asistente e rëndomtë që u përgjigjet pyetjeve banale në e-Albania. Tani jam ministre në qeverinë shqiptare. Ministre në Republikën e Këshilltarëve. Por, do bëj gjithçka mundem të bind të pabindurit se unë jam rast unik, jo si thuhet se, Dielli lind dhe perëndon!
foto ilustruese TIRANË- Kur Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli së fundmi kabinetin e tij të ri, ajo që mori vëmendjen kryesore...
Ornela Çuçi Këto kohë, kur trupi më shkundi disi dhe më tha “tani është radha jote”, diagnoza m&eum...
Apostujt e Urrejtjes Apostujt e Urrejtjes1. PopullsiaKoha që po jetomë shënon padyshim ndryshimin më të madh në historinë...
Ditmir Bushati Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema ësht&e...
Ermal Mulosmani Fitorja e Hashim Thacit ne Hage nuk eshte as fitore personale e tij e as humbje e kundershtareve politike te tij. Ajo eshte fitorja me e ma...
Emmanuel Macron Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, përballet me një moment vendimtar në skenën ndërkombëtare k&...
Klodian Tomorri Te behet veper penale pirja e alkolit ne publik dhe te lejohet prostitucioni-thoshte njeri nga ekspertet e kodit.Ca dmth pirja e alkolit ne...
Donald Trump dhe Jared Kushner Është e kuptueshme pse presidenti Donald Trump ka Shqipërinë në mendje. Kjo sepse vajza e tij, Ivan...
Irena Beqiraj TIRANË- Kjo ditë homazhesh për "mikun e kohëve të tjera" të Kryeministrit, me risolli në memorje sh&e...
erion dasho TIRANË- Dua të ndalem pak më gjatë tek statistikat e FAO-s, të cilat sot në mëngjes i quajta “Tabelat ...