Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ka qenë vetë Yuri Kim, që fill pas arrestimit të Kokës i tregoi se mund të vraponte por jo ti fshihej ligjit, një mesazh i qartë se SHBA ishin në dijeni të plotë të veprimeve të ish-ministrit në përpjekjen për ti shpëtuar procesit.
TIRANE- Që prej 10 korrikut, ex-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj është në kërkim për tu arrestuar pasi SPAK e akuzon si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, një aferë e nxehtë që tashmë nuk mbrohet dot nga askush, as nga qeveria. Por më shumë sesa leximi i reagimit të Kryeministrit që Ahmetajn e shfaq si një të besuar që hëngri "dardhë e molla" pas shpine, apo sesi ministrat distancohen publikisht nga veprimtaria e tyre ligjore në çështje, një qëndrim nga SHBA, në këtë situatë ende nuk ka ardhur.
Nuk do të kërkohej me gjasë një qëndrim publik i Ambasadës, në rast se do të ishte një qasje e munguar në rastet e tjera, por mjafton të sjellim ndër mend se përfaqësia kërkoi me urgjencë dokumentet e lirimit të Saimir Tahirit, pasi e ndoqi procesin gjyqësor me një konsistencë të vazhdueshme, apo si në rastin e Lefter Kokës, një tjetër i arrestuar për inceneratorët, për të kuptuar se në këtë rast, diçka ka ndodhur.
Ka qenë vetë Yuri Kim, që fill pas arrestimit të Kokës i tregoi se mund të vraponte por jo ti fshihej ligjit, një mesazh i qartë se SHBA ishin në dijeni të plotë të veprimeve të ish-ministrit në përpjekjen për ti shpëtuar procesit.
Por në rastin e Ahmetajt, kjo nuk ka ndodhur. Cilat janë arsyet?
Skenarët që përfliten më së shumti në media lidhen me prapaskenat e denoncimeve të Ahmetajt. Në disa media pranë qeverisë, raportohet se ish-ministri është afruar në diplomacitë ndërkombëtare për të kërkuar azil politik. Por a ka shkuar fillimisht në ambasadën amerikane? Deri ku janë në dijeni amerikanët për versionin e ish-ministrit për inceneratorët?
Një tjetër skenar që vë në lëvizje ujërat është krejt i kundërt nga i pari, por lidhet me leximin që ambasada po i bën hetimit të Ahmetajt, duke mos e parë si sukses shpalljen e urdhër-arrestit por si dështim të drejtësisë që nuk arriti të ekzekutonte masën që kërkoi me ngulm në Kuvend.
Ku është e vërteta? Në këtë rast, mund të jetë diku në mes. Në fakt, ambasada Amerikane ende nuk ka një ambasador zyrtar. Zv.ambasadori aktual, Demian Smith po ushtron me kompetenca të plota zyrën e drejtuar më herët nga Kim deri në ditën kur në Shqipëri të vijë ambasadori i ri, David Kostelançik. Por edhe në këtë rast, nëse Smith nuk do të merrte përsipër një qëndrim që do ti takonte ambasadorit, tashmë është e ditur, se reagimet nga ambasada nuk janë qëndrime private por të dakortësuara me Departamentin Amerikan të Shtetit. Në këtë rast, DASH nuk ka një qëndrim. Për të parë sesi do të jetë leximi që SHBA do ti bëjë çështjes do të duhet të presim vjeshtën, kur David Kostelançik të mbërrijë në Shqipëri, kohë që sipas gjasave do të jetë e ngjeshur me vizita në SPAK. /Dosja.al
Ola Xama Pasi më quajti “njeri që nuk njoh turpin” dhe “killer me pagesë”, i mbylli mesazhet kërcënuese m...
Gazetarja e Syri Tv Në një Bashki të vogël, ku në 14 maj votuan pak më shumë 10 mijë qytetarë dhe diferenc&eum...
Para dy javesh nisa te shihja sezonin e ri te "Sex and the city". I rebranduar tashme quhet "And just like that" dhe deri tani eshte po aq jo-emocionues sa ti...
Ermal Hasimja Para rreth një muaji Oligarkia.al paralajmëroi për synimin e ministrisë së financave për vendosjen e TVSH-s&eum...
Kimete Berisha Nga: Kimete Berisha Simiç: Unë të buzëqesha si xhentëlmen! Mimoza: Edhe unë ty ta ktheva buzëq...
Auron Tare Te shtunen e kaluar ne te njejten moment qe Timo Flloko recitonte poezite e tija te dashurise ne skenen e Teatrit Antik te Butrintit, gazetari ...
Ylli Manjani Një opinion ligjor i përsëritur.****Praktika që kemi parë deri më sot, ku Prokuroria kërkon paraprakisht he...
Artur Meçollari Nga: Artur Meçollari Viti 1927 Ja çfarë shkruan në një raport të 2 qershorit 1927 komandant...
Kimete Berisha BE nuk është burri yt! Dashuria e femrave është fatale. Ne jemi të trenta kur dashurojmë. Nëse jemi t&...
Nikolin Nikolinin e takova në një lokal me emër francez në Shëngjin. Unë po haja një sallatë me kastraveca, Nikolin...