LIVE UPDATES
Insights

Nikolini, Blendi Fevziu dhe unë

Unë po haja një sallatë me kastraveca, Nikolini po shiste libra. Për herë të parë e kisha takuar përpara 34 vitesh në fshatin Rrilë të Lezhës.

8 Korrik 2023, 17:41 Nga Ben Blushi
Nikolini, Blendi Fevziu dhe unë
Nikolin

Nikolinin e takova në një lokal me emër francez në Shëngjin. Unë po haja një sallatë me kastraveca, Nikolini po shiste libra. Për herë të parë e kisha takuar përpara 34 vitesh në fshatin Rrilë të Lezhës. Për herë të fundit para 6 vitesh në një fshat tjetër, ku kisha shkuar për të mbledhur vota.
Kur jemi takuar për herë të parë Nikolin ?
Në vitin 1989,tha Nikolini
Atëherë isha student,thashë unë
Ju kishin sjellë për të punuar tokat, tha Nikolini
Po ti cfarë bëje në fshat Nikolin ?
Isha punonjës i kulturës, tha Nikolini
Cfarë i bëje ti kulturës Nikolin ?
Merresha me drama, tha Nikolini
Ke vënë drama në skenë Nikolin?
Kam vënë,tha Nikolini
Më thuaj një dramë Nikolin,
Krisma në Paris, tha Nikolini
Është ajo drama ku Avni Rustemi vret Esat Pashën, Nikolin?
Ajo është, tha Nikolini
Ti ishe rregjisor Nikolin?
Unë isha rregjisor,tha Nikolini
Kush e luante Avni Rustemin, Nikolin?
E luante Kol Kunora,tha Nikolini
Po Esat Toptanin kush e luante?
Ndu Rrapi,tha Nikolini
Cfarë ishte Ndu Rrapi Nikolin?
Ishte roje kooperative,tha Nikolini
Ti kishe dhe një karrocë Nikolin,
Kisha dhe karrocë dhe kalë, tha Nikolini
Po pse kishe karrocë Nikolin ?
Bleja gazetat në qytet, tha Nikolini
Kali quhej Zubizareta,thashë unë
Ashtu quhej,tha Nikolini
Po pse quhej ashtu, thashë unë
Ti ia vure emrin Zubizareta,tha Nikolini
A e di kush ishte Zubizareta Nikolin?
Ishte futbollist,tha Nikolini
Ishte portjeri i Barcelonës Nikolin,
Ai ka luajtur kundër Vlorës,tha Nikolini
E kam takuar në Rinas, thashë unë
Kishte hap të madh,tha Nikolini
Portjeri apo kali,e pyeta
Kali,tha Nikolini
Ishte kalë i bukur,thashë unë
Blendi Fevziu e ngiste mirë,tha Nikolini
Ca i bënte Fevziu Zubizaretës Nikolin?
I gjuante me kamzhik,tha Nikolini
Po ty të vinte keq Nikolin ?
Une i gjuaja dhe vetë, tha Nikolini
Ku na coje me karrocë,e pyeta
Ju coja në fushë,tha Nikolini
Po ne nuk punonim Nikolin,
Ju nuk kishit ardhur për punë,tha Nikolini
Kushedi sa na shante fshati,thashë unë
Prapë ishit djem të mirë,tha Nikolini
Cfërë bënim gjithë ditën, Nikolin?
Bënit qejf,tha Nikolini
Cfarë qejfi bënim Nikolin?
Futeshit në det me vajzat, tha Nikolini
Po Fevziun e sheh në televizor,Nikolin ?
E shoh cdo natë,tha Nikolini
Si të duket Nikolin ?
Ka qenë djalë i mirë, tha Nikolini
Pse tani si është,e pyeta
Ka ndryshuar pak, tha Nikolini
Si ka ndryshuar Nikolin ?
Po ja sillet pak, tha Nikolini
Si sillet Nikolin?
I gjuan të ftuarve me kamzhik,tha Nikolini
është mësuar me Zubizaretën,thashë unë
Me siguri,tha Nikolini
Po tani me se merresh Nikolin?
Shes libra,tha Nikolini
Lodhesh shumë, thashë unë
Eci gjithë ditën,tha Nikolini
Sa ecën, Nikolin?
20 kilometra,tha Nikolini
Sa libra shet Nikolin ?
Sot kam shitur 25, tha Nikolini
Ca shet më shumë Nikolin?
Dashuri dhe histori, tha Nikolini
Kush i blen,e pyeta
Gratë dhe kosovarët,tha Nikolini
Do blej dhe unë një libër,thashë unë
Ti nuk je as grua as kosovar,tha Nikolini
Po pastaj,thashë unë
Do ta fal unë librin,tha Nikolini
Jo do ta blej,thashë unë
Merr “Biseda rreth Seksit “, tha Nikolini
Nuk mësohet seksi nga librat,Nikolin
Ke të drejtë,tha Nikolini
Po marr “Të Huajin” e Albert Kamysë,thashë unë
Për cfarë flet,tha Nikolini
Për një djalë që vrau një arab në plazh,thashë unë
Pse e vrau,tha Nikolini
Se i ra dielli në sy,thashë unë
Qenka kot, tha Nikolini
Po sikur dikush të vriste një arab këtu në Shëngjin, Nikolin?
Nuk ndodh kjo,tha Nikolini
Po pse nuk ndodh Nikolin ?
Në Shëngjin nuk ka arabë, tha Nikolini

ben blushi

Sondazh

Poll
Insights 8 Korrik 2023, 16:48 Anila Hoxha

I paprekshmi

Anila Hoxha Përpiqesh të parkosh ne lagje. Aty ku ke shtepine dhe për të cilen paguan nje serial taksash per jetese ne komunitet. E pam...

Insights 8 Korrik 2023, 12:56 Klodian Tomorri

Dora e ngrohtë e krimit

Klodian Tomorri Ajo dora qe godet me shkopin e bejzbollit dhe ai gishti qe kercenon ne kembezen e pistoletes nuk jane te Rrajave. Ajo eshte dora dhe gisht...

Insights 8 Korrik 2023, 07:42 Nga Ermal Mulosmani

Dhuna barbare në Krujë "Kazino"

Ermal Mulosmani Skena që pamë sot e kam parë te "Kazino" kur gangsterët e mafias e masakrojnë me shkopinj beisbolli njërin pr...

Insights 6 Korrik 2023, 14:50 Andi Bejtja

Turi Ballkanik filloi si komedi...

Turi Ballkanik filloi si komedi... Rama ndoshta as vete nuk e ka pritur qe i ashtequajtur tur Ballkanik te niste si komedi. Skenarist i kesaj komedie, u be B...

Insights 6 Korrik 2023, 13:52 Shpëtim Doda

Legalizimi i grabitjes dhe pengmarrjes

Shpëtim Doda Ndër tipologjitë e larmishme që shpërfaq natyra njerëzore, një prej më të spikaturave ësht&e...

Insights 6 Korrik 2023, 08:45 Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling

Ndaleni Dodikun!

Milorad Dodik Më 1 korrik, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, përdori përsë...

Insights 4 Korrik 2023, 15:07 Sonila Meço

Historiani dhe kameleonët

Foto ilustruese Saimir Kumbaro dhe Qamil Buxheli na kanë lënë një testament të gjithkohshëm të njohjes së mentalite...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd