6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Edi Rama është padyshim një ndër shfaqjet tashmë tipike të grupit të dytë. Që Edi Rama është shkollëpak, këtë e dinë të gjithë, siç e dinë që edhe atë pak shkollë që ai arriti të bëjë, nuk do t’ia kishte dalë, nëse nuk do të kishte qenë i biri i babait, i Kristaq Ramës. Kjo është një prej fatkeqësive të tij të shumta. Dhe këtë fatkeqësi të tij ai po rreket ta shndërrojë në fatkeqësi për të tjerët. Ligji i pengëzimit për pesë vite i diplomës së mjekut është një shembull i qartë, siç është po aq i qartë edhe ligji për legalizimin e kultivimit të kanabisit.
Ndër tipologjitë e larmishme që shpërfaq natyra njerëzore, një prej më të spikaturave është padyshim ajo e përbërë nga njerëz të cilët janë fatkeqësi e vetvetes. Kjo tipologji ndahet në dy grupe: në njerëz që përpiqen të punojnë me këtë fatkeqësi, ta zvogëlojnë sa të munden, dhe ata të cilët përpiqen që këtë fatkeqësi ta shndërrojnë në fatkeqësi të të tjerëve.
Edi Rama është padyshim një ndër shfaqjet tashmë tipike të grupit të dytë. Që Edi Rama është shkollëpak, këtë e dinë të gjithë, siç e dinë që edhe atë pak shkollë që ai arriti të bëjë, nuk do t’ia kishte dalë, nëse nuk do të kishte qenë i biri i babait, i Kristaq Ramës. Kjo është një prej fatkeqësive të tij të shumta. Dhe këtë fatkeqësi të tij ai po rreket ta shndërrojë në fatkeqësi për të tjerët. Ligji i pengëzimit për pesë vite i diplomës së mjekut është një shembull i qartë, siç është po aq i qartë edhe ligji për legalizimin e kultivimit të kanabisit.
Si një shkollëpak që është, Edi Rama ende nuk e ka të qartë se ky kushtëzim mund të vlente përjashtimisht vetëm në ato raste: (1) kur studimet do të mbuloheshin financiarisht me bursë nga shteti, dhe (2) kur kandidati bën kërkesën për bursë dhe pranon jo vetëm aspektin e tij financiar, por edhe kushtin kontraktual; shprehimisht, se aftësitë dhe njohuritë që do të përftojë nga studimet që i mbulon bursa, kandidati do t’i vendosë në shërbim të shtetit për x vjet, përveç rasteve të një force madhore. Në të kundërt, nëse nuk janë këto dy pika, është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe, mbi të gjitha, një legalizim pervers jo vetëm i grabitjes së pronës (qoftë diploma, qoftë aftësitë intelektuale dhe njohuritë profesionale të përftuara janë pronë, siç janë të tilla shqisat, gjymtyrët, trupi etj.), por edhe i pengmarrjes së tjetrit, dhe kjo për aq sa kufizon lirinë e tij të lëvizjes. Arsye për të cilën, krahas protestës, pala e prekur – ata studentë që do t’i mbulojnë studimet e tyre me shpenzimet e veta – duhet t’i drejtohet gjykatës kushtetuese dhe, nëse kjo gjykatë nuk e shfuqizon këtë ligj pervers, përmes të cilit ky njeri pervers po përpiqet të kamuflojë në mënyrë perverse pasojat e planit të tij pervers të shpopullimit të vendit, atëherë duhet t’i drejtohet gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut. Opozita në këtë rast i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për t’u ofruar studentëve të mjekësisë ndihmën e saj në aspektin juridik dhe ligjor.
Edhe një herë, sa për kujtesë. Ka njerëz që janë fatkeqësi e vetvetes. Disa syresh përpiqen të punojnë me këtë fatkeqësi, disa të tjerë përpiqen që këtë fatkeqësinë ta shndërrojnë në fatkeqësi të të tjerëve. Shkollëpaku dhe drogëdashësi Edi Rama është padyshim një ndër shfaqjet tashmë tipike të grupit të dytë. Si i tillë, duhet ndalur, ndërsa rreket në mënyrë perverse që fatkeqësinë e tij ta shndërrojë në fatkeqësi të të tjerëve, në vend që të gjejë dhe shfrytëzojë mekanizma të tjerë për të nxitur moslargimin e të rinjve në përgjithësi, dhe studentëve të mjekësisë në veçanti, të tilla si rritja e pagave, ulja e shkallës së endemisë së korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe e vjedhjeve, meritokracia, sigurimi i lirisë dhe të drejtës së zgjedhjes përmes votës etj. Por Edi Ramës i duhen mizanskenat zhurmuese, si ky ligj, apo si ai i dramatizimit të marrëdhënieve me Vućić dhe Kurtin, për të zhvendosur dhe çoroditur vëmendjen e opinionit publik nga dosja e korruptimit të kreut të kundërinteligjencës së FBI për Nju Jorkun, Charles McGonigal, në të cilën është i implikuari kryesor. Dhe seanca e 26 korrikut ku do të shqyrtohet bashkimi i hetimeve në lidhje me dy pjesët në të cilat e ndau çështjen përmes njerëzve të tij në gjyqësor Georges Soros-i, për të shpëtuar apo zbutur sadopak implikimin e Edi Ramës, po afron më shpejt se ritmi i orës diellore.
Milorad Dodik Më 1 korrik, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, përdori përsë...
Foto ilustruese Saimir Kumbaro dhe Qamil Buxheli na kanë lënë një testament të gjithkohshëm të njohjes së mentalite...
Saimir Kumbaro dhe Qamil Buxheli na kanë lënë një testament të gjithkohshëm të njohjes së mentalitetit të provinc...
Foto ilustruese "Serbia dhe mund ta kthejë pllakën. Por u kam thënën amerikanëve, që unë nuk e pranoj asnjë pasoj&e...
Hoxha Në rrugën e Golemit shoh një burrë. Me një mjekërr të bollshme. Pa mustaqe. Mbante një bicikletë pë...
Foto ilustruese RUSI- Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkatërruar mistikën e presidentit rus Vladimir Putin si një aut...
Safet Gjici, Majlinda Bufi Dy histori të ngjashme por me fate të ndryshme. Ajo e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici...
Nga Marjola Bejkollari Marrëveshja fillestare me MEK ka qenë strehimi në Shqipëri ndërkohë që ata nuk do të akti...
Delina Ibrahimaj dhe Edi Rama Edhe kjo është për t’u rrëfyer. Ministrja e Financave, dmth familja e saj, padit në gjykat&eu...
Edi Rama, Veton Surroi Kryeministri Rama nuk ka pse të jetë ndërmjetës mes “bashkësisë euroatlantike” dhe Kosov&e...