LIVE UPDATES
Insights

Ndaleni Dodikun!

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, po rrezikon gjithnjë e më shumë paqen në Bosnje-Hercegovinë, shkruan autori ynë i ftuar Christian Schwarz-Schilling.

6 Korrik 2023, 08:45 Nga Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling
Ndaleni Dodikun!
Milorad Dodik

Më 1 korrik, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, përdori përsëri kompetencat e tij për të anuluar dy ligje antikushtetuese të Parlamentit të Republika Srpska-s dhe për të forcuar kodin penal të Bosnjë-Hercegovinës.

Parlamenti i Republikës Serbe, një ndër dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës e që banohet kryesisht nga serbët, më parë kishte miratuar një ligj që pezullonte zbatimin e të gjitha vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës në RS. Projekt-ligji u propozua nga Milorad Dodik, presidenti i RS, i cili ka lidhje të shkëlqyera me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Ky ligj është shkelja më e rëndë e Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit që nga fundi i luftës në vitin 1995 dhe kësisoj ka shkaktuar trazira të mëdha. Nuk është për t'u habitur që komuniteti ndërkombëtar - Departamenti i Shtetit i SHBA-së, BE-ja, NATO dhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) - reaguan menjëherë dhe paralajmëruan kundërmasa.

Jo më luftë, terror dhe akte mizore

Masa e parë erdhi nga Christian Schmidt, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës së tmerrshme në Bosnjë. Më 1 korrik, Schmidt anuloi dy ligje të miratuara nga parlamenti i Republikës Srpska dhe ndryshoi kodin penal në Bosnje dhe Hercegovinë në mënyrë që kushdo që sulmon rendin kushtetues të shtetit të përballet me një dënim me burg deri në pesë vjet. I njëjti ndëshkim do t'u jepej edhe atyre që nuk respektojnë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë. Kjo i jep zyrës së prokurorit publik të Bosnje dhe Hercegovinës një bazë ligjore të fortë për të ndjekur penalisht si Dodik ashtu edhe kriminelë të tjerë. Por, se a do të zbatohet, kjo është një pyetje tjetër.

Në fjalimin e tij të jashtëzakonshëm për shtyp, Schmidt bëri të qartë se veprimet e Dodikut dhe Parlamentit të Republikës Srpska janë një shkelje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Ai kujtoi se mandati i marrëveshjes së paqes është të sigurojë që lufta, terrori dhe mizoritë siç i ka përjetuar popullsia në Srebrenicë dhe gjatë rrethimit të Sarajevës të mos ndodhin më kurrë. Christian Schmidt i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vendosë sanksione të reja kundër kujtdo që dëmton qëllimisht rendin kushtetues të Bosnje-Hercegovinës.

Përmbushja e qëllimeve të luftës së mëparshme

Vendimin e Schmidtit, Dodik jo vetëm që e injoroi, por përkundrazi, më 2 korrik, në një fjalim konfuz, ai deklaroi se Republika Srpska nuk do ta njohë më Gjykatën e Drejtësisë, Prokurorinë Publike dhe Agjencinë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) të Bosnjë- Hercegovinës dhe se ai, Dodik, mund të thërrasë një referendum mbi statusin e Republikës Srpska, nëse rritet presioni ndaj tij. Përveç kësaj, ai tha se do të donte të forconte kufirin midis Republikës Srpska dhe Federatës.

Republikat Përbërëse të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në fjalimin e tij, Dodik gjithashtu u përpoq të fuste në lojë Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandçr Vuçiç si dhe konfliktin me Kosovën. Kjo nuk është për t'u habitur. Nuk është sekret se tani është një luftë për pushtet midis dy presidentëve – dhe përfundimisht se kush duhet të udhëheqë të gjithë kombin serb në të ardhmen. Dodik tha se "vendimet e Schmidt përfaqësojnë një sulm të sinkronizuar ndaj Republika Srpska, Serbisë dhe Aleksandar Vučić dhe meje." Ai përsëriti se "beson në bashkimin me Serbinë," që në fakt do të thotë përmbushje e qëllimeve të luftës së Serbisë së Madhe të ish-Presidentit serb Slobodan Milosheviç.

Sanksione konsenkuente

Presidenti Vuçiç deri tani është treguar i përmbajtur në deklarata, duke vënë në dukje vetëm se është shumë i shqetësuar për ngjarjet në Republikën Serbe dhe se ka frikë se komuniteti ndërkombëtar ka vendosur të marrë një qasje shumë të ashpër.

Ekonomistja Jelena Triviç, një e preferuara politike e Presidentit Vuçiç, e cila në tetor 2022, kandidoi si riveale e Dodikut dhe në rrethana shumë të dyshimta, i humbi zgjedhjet presidenciale në Republikën Srpska, komentoi për kanalin e pavarur televiziv Face TV-Sarajevo: Unë nuk jam për atë, që ne si komb dhe si Republika Srpska të bëhemi viktima të një individi të papërgjegjshëm, në një aksion që quhet: 'Si t'i shpëtoj miliardat e mia?' Kjo është ajo që po bën Dodik.

Ajo paralajmëroi se "Dodik kërcënon të gjithë RS-në dhe njerëzit që për shkak të vendimeve të tij irracionale do të bëhen mish për top."

Tani bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë. Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime si asokohe, kur une isha Përfaqësues i Lartë, kur Shtetet e Bashkuara më penguan që të ndërmerrja veprime për t’i treguar vendin Dodik. Sot, komuniteti ndërkombëtar ka shumë mundësi për të sanksionuar Dodik. Vetëm se sanksionet duhen zbatuar në mënyrë konsekuente.

Duhet vepruar me mençuri dhe vendosmëri

Nuk duhet humbur kurrë nga sytë fakti se Dodik është në fakt krahu i zgjatur i Putinit në Ballkanin Perëndimor. Ai e ka përsëritur vazhdimisht se do të shkojë deri në fund, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kjo fjali në veçanti duhet të na shkundë të gjithëve, sepse Dodik nuk ka çfarë të humbasë. Kjo e bën atë shumë të rrezikshëm.

Bashkohem me zërat e disa intelektualëve të njohur boshnjakë që shkruajnë në një artikull në portalin Bosnja e Lirë: Përgjigja ndaj këtij grusht-shteti të ngadalshëm që po bën Dodik duhet të jetë konfrontim, e jo kompromise dhe lëshime. Vendosja e forcave policore, forcave të misionit Althea të EUFOR-it ose vendosja e forcave të "Over the horizon" te NATO-s do të duhej të shqyrtohej urgjentisht, fillimisht duke vendosur forcat e ndërhyrjes në pikën më të rëndësishme gjeostrategjike, në qarkun Brcko. Dodik nuk do të ndalet derisa ta ndalin.

Duhet vepruar me shumë mençuri dhe me shumë vullnet tani. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të përsërisë gabimet e viteve 1990. Dodik nuk duhet të fillojë një luftë të re.

Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë Përfaqësues i Lartë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje-Hercegovinë në vitet 2006/07. Nga viti 1982 deri në vitin 1992, politikani i CDU-së ka qenë Ministër Federal i Postës dhe Telekomunikacionit.

Ai dha dorëheqjen në shenjë proteste kundër qëndrimit të qeverisë gjermane të atëhershme ndaj luftës së Bosnjës./DW

milorad dodik

Sondazh

Poll
Insights 4 Korrik 2023, 15:07 Sonila Meço

Historiani dhe kameleonët

Foto ilustruese Saimir Kumbaro dhe Qamil Buxheli na kanë lënë një testament të gjithkohshëm të njohjes së mentalite...

Insights 28 Qershor 2023, 14:11 Ben Blushi

Iljazi, në xhami me parfum klasik

Hoxha Në rrugën e Golemit shoh një burrë. Me një mjekërr të bollshme. Pa mustaqe. Mbante një bicikletë pë...

Insights 15 Qershor 2023, 14:59 Kimete Berisha

Dështak!

Albin Kurti Mbledhja e Këshillit të Sigurisë zbuloi Pasigurinë e Kosovës. 1. Albin Kurti i ka kërkuar KFOR-it raport pë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë