LIVE UPDATES
Insights

SPAK, leksione nga Italia edhe për respektimin e medias

Kam bindjen se të pranishëm në të sallë të SPAK janë të vetëdijshëm se ka pasur suksese edhe më të mëdha, por unë dua të ndalem tek leksioni i radhës që SPAK mori nga Italia. Ky ishte komunikimi dhe respektimi e medias.

26 Janar 2023, 21:40 Nga Lindita Çela
SPAK, leksione nga Italia edhe për respektimin e medias
Lindita Çela

Drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dolën sot në një konferencë për shtyp. Në fakt nuk di se si mund të quhet konferencë shtypi, ku për më shumë se një orë në zyrat e shteti tim, flitej italisht dhe as nuk u lejuan gazetarët të jenë të pranishëm.

Por nuk ishte ky problemi i vetëm, i “konferencës për shtyp” që zhvilloi sot SPAK.

Nga njoftimet që përcjellte zëdhënësja krijohej bindja, se “konferenca e shtypit” ishte shumë e rëndësishme. SPAK më në fund po godiste në shenjë. Për shkak të pa mundësive teknike dhe fizike u tha se “konferenca për shty” nuk do të ishte me pjesëmarrjen e gazetarëve, por virtuale. Gazetarëve do iu dërgohej një link. Bashkë me link-un u ndanë dhe udhëzimet se nuk duhet të përdoronin gjatë lidhjes virtuale as kamerat, as mikrofonat, apo as të guxonin të bënin fotot, se përndryshe, kush nuk bindej lidhja do të shkëputet.

Te paktën këtë kërcënimin teknologjik mund të na e kishin kursyer sepse dhe përdoruesi me nivelin minimal i teknologjisë e di që kjo ishte e pamundur të ndodhte. Çdo kush mund të regjistronte për hesap të vet dhe IT italiane nuk kishte ç'të bënte.
Por nuk po ndalem këtu, e as tek suksesi i operacionit, por tek e ashtuquajtura “konferencë për shtyp” cila u shndërrua në seancë falënderimesh për italianet për punën e shkëlqyer të hetimit. Këta të fundit, nga ana e tyre nuk harrnin të tregonin kujdes se në këtë grup kriminal, italianët ishin në pakicë. Kam bindjen se të pranishëm në të sallë të SPAK janë të vetëdijshëm se ka pasur suksese edhe më të mëdha, por unë dua të ndalem tek leksioni i radhës që SPAK mori nga Italia. Ky ishte komunikimi dhe respektimi e medias.

Për të qenë e sinqertë, jo se Italia është një vend për tu lavdëruar me raportin që ata kanë me median, sa i përket transparencës apo dhe detyrimit të publikimit të informacionit, por ama ata ende nuk kanë guxuar ta përjashtojnë atë, ta fyejnë apo edhe ta intimidojnë, se paku publikisht.

Ndaj nga ana tjetër e Adriatikut, nëpërmjet link-ut të përcjellë nga SPAK, shikoheshin prokurorët dhe policët italian ishin përballë gazetarëve. Pas tyre nuk qëndronin efektivë të forcave speciale të mbuluar dhe të armatosur kokë e këmbë, siç ishin të rreshtuar pas krahëve të Dumanit, por nja dy policë sa për të plotësuar dekorin e përballjes së forcave të shtetit me publikun.

Gazetarëve iu lejuan të bëjnë pyetje, sepse në fund të fundit konferencat e shtypit këtë qëllim kanë. Regjistruan sa deklaruan prokurorët dhe vijuan punën e tyre. Në SPAK, nga salla e konferencave prokurorët special dhe policët dëgjonin, pa i ndarë sytë nga telefonat,se si kolegët e tyre italianë iu përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve. Nuk u ndanë as informacione sekrete, as të dhëna që dekonspironin hetimin, me gjasa as nëndorësi fashikuj të dosjes, por u raportua sa është bërë duke pasur respekt për punën e gazetarëve që kishin përballë dhe duke iu bindur detyrimit ligjor, atij të informimit.

Nga salla e konferencave të SPAK nuk u tregua kujdes, që të paktën “konferenca e stërzgjatur me falënderime”, të përkthej shqip. Sa përulësinë e treguar, kjo besoj është çështje personale e gjithsecilit.

lindita cela

Sondazh

Poll
Insights 26 Janar 2023, 12:24 Agim Xhafka

Dëbora e parë si dashuria e parë

Korça Dëbora e parë si dashuria e parë. Ngazëllim, marrje fryme, rrahje zemre, ëndërrim, fluturim, bekim. Korça...

Insights 22 Janar 2023, 21:40 Ola Xama

Korporata e Investimeve

Ola Xama Nga viti 2019 qeveria u kujtua se nuk kishte arritur të zhvillojë si duhet ekonominë shqiptare e se duhej një kompani në ...

Insights 12 Janar 2023, 21:24 Flora Xhemani Baba

Vdekja e ngadaltë e qytetit

Flora Xhemani Baba Shpeshherë përballemi në përditshmëri me faktin e trishtë të braktisjes së fshatrave. Por e v&eu...

Insights 7 Janar 2023, 14:11 Agim Xhafka

Endacaku...

Agim Xhafka Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, ishte 38 vjeç...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!