LIVE UPDATES
Insights

“Redaktorët trukokallë” të Lasgushit dhe kryeredaktori i Caruanas

Kjo është reforma aty! Veç kaq do kishte mjaftuar për t’ia neveritur atij dhe Asaj edhe sovjetizmën edhe otomanizmën.

18 Janar 2023, 19:35 Nga k.m.
“Redaktorët trukokallë” të Lasgushit dhe
Ledi Shamku dhe Skënder Gjiknushi

E mbani mend besoj Kryeakademizmën, kur rehat-rehat, faqe Qeverisë dhe Shkencës, citoi me afsh e me bindje njëfarë Caruana. Mirëpo i doli që citimin e kish vjedhur nga një shkrim i tjetërkujt ngaqë libri i Caruanas nuk ekzistonte fare. Në çdo vend tjetër të Europës (ku po duam ta varim çengelin e Shkencës Shqiptare), pas kësaj thagme, autori i thagmës - në rastin tonë Gjinushi kreu i Akademisë - do kish dhënë dorëheqjen, a më e pakta Akademia do ta kish shkarkuar për shkelje të rëndë të Etikës Shkencore. Ja që Akademizmës së ”reformuar” as që i skuqet faqja e “sovjeto-skuqur”, por vijon të na dëftojë se është një strukturê thellësisht otomane, ku Pashait i preken veç këmbët.

Kjo është reforma aty! Veç kaq do kishte mjaftuar për t’ia neveritur atij dhe Asaj edhe sovjetizmën edhe otomanizmën.

Por Shkencizma nuk të lë të mjaftohesh!!! Zhvillohet mbledhja për Enciklopedinë Shqiptare, dhe Akademiku i Caruanas vetëzgjidhet (me unanimitet thotê) KRYEREDAKTOR, dhe nuk ka as finesën dhe ndjeshmërinë që Prishtinën ta ketë në krah, por e le nën vete, pasi i le vendin e ZËVENDËSKRYERADAKTORIT. E kam të qartë se në kokën e ministrit të Ramizit ka vetëm Nënrenditje dhe nuk e njeh Bashkërenditjen si koncept. Por kjo nuk me ndalon të ndjehem e lënduar e t’i kërkoj ndjesë vetiu Prishtinës. Me na falë, o vëllezër e motra se për disa punë ne jemi ende peng i Kohës së Keqe…

I vetmi sebep që ka pasur për të tillë hierarki varësuese kanë qenë paret, që në fakt nuk janë të Caruanizmës, por të taksapaguesve shqiptarë. Me të cilat ai, si në kohë të Enverit, e ve Kosovën nën vete e jo në krah. A nuk mund të ishte Prishtina Bashkëkryeredaktore si ai?! Jo për një sovjeto-otoman. Nuk ia kishim borxh këtë turp…!!! Askush s’mund të rrijë e të vëzhgojë pa ndërgjegje të tilla shëmti.

Sikurse asnjë shqiptar, këtej e andej Drinit, nuk ka si të ndjehet qetë kur Enciklopedinë po ja Kryeredaktoka vetê ai, Plagjatori i Caruanës së paqenë! Pyes veten, po Caruana do ketë zë më vete në Enciklopedi? Duhet të ketë se s’bën se Caruana i paqenë shenjon stadin më të keq të degradimit shkencor e moral të Akademizmës - pra pêrfaqëson, për dreq, fazën historike më të përdrequr të saj.

Do mblidhen 2 mijë shkencëtarë nga anë e anës, të cilët do t’i KRYEREDAKTOJË Plagjatori i Caruanës! Medet o shkencê! Lasgush të qofsha falë! Sot kishe për ta rishkruar atê strofën tënde aq shpirtplasur nga koha e keqe e që bën: “redaktorêr trukokallë/redaktojnë vjershëtorêt/pa më thoni, cilët vallë/redaktojnë redaktorët?”.

Ja, po ta rishkruaj unë e më ndje o Mjeshtër!

Kryeredaktorët me Caruanë

Kryeredaktojnë shkencëtorët

Na çliron nga Kryeredaktorët?

ledi shamku skënder gjiknushi

Sondazh

Poll
Insights 12 Janar 2023, 21:24 Flora Xhemani Baba

Vdekja e ngadaltë e qytetit

Flora Xhemani Baba Shpeshherë përballemi në përditshmëri me faktin e trishtë të braktisjes së fshatrave. Por e v&eu...

Insights 7 Janar 2023, 14:11 Agim Xhafka

Endacaku...

Agim Xhafka Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, ishte 38 vjeç...

Insights 6 Janar 2023, 11:05 Kristi Pinderi

Si t’ja themi profesorit

Kristi Pinderi Përgjigje Artan FugësKa një problem interesant te dilema nëse duhet t’i përgjigjesh Artan Fugës për...

Insights 6 Janar 2023, 11:02 Artan Fuga

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!

Artan Fuga Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje