LIVE UPDATES
Insights

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!

Unë jam gati të pranoj se në shumë fusha dallimi midis burrit dhe gruas është kot, i tejkaluar. Madje nuk ka fare vlerë të vihet në dukje. Ta zemë kalon kufirin me pashaportë! E ç'vlerë ka nëse je burrë a grua?! Por, kur shtrohesh në spital për ndonjë operim, bëni shaka nëse jeni burrë të thoni se jo, nuk ka rëndësi çfarë jam, ose më keq: jam grua!

6 Janar 2023, 11:02 Nga Artan Fuga
Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!
Artan Fuga

Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për të zëvendësuar terminologjinë "baba", "nënë" me termat, Prindi 1 dhe Prindi 2. Veç të tjerash, është edhe një eksperiment i paligjshëm! Është njësoj si të vrasësh dikë për të bërë eksperiment dhe parë se çfarë bën i vrari momentin e fundit të jetës!
Eksperiment i bukur në vetvete, por krim megjithatë! Veç kësaj është edhe antiligjor sepse bie ndesh me kodin e familjes, pra indirekt edhe me Kushtetutën ku ky ligj bazohet. Prandaj eksperimentuesit duhet të vihen para përgjgjësisë ligjore!
Veç antiligjor është edhe një paradoks logjik. Ja pse: Gjoja për të vendosur barazinë midis nënës dhe babës, për ta shuar dallimin midis sekseve. Por Prind 1 kush quhet? T'a zemë se baba! A nuk privilegjohet përsëri baba? Pse të quhet 1 dhe jo 2? A nuk mbetet edhe dallimi mes sekseve vetëm se tani i shprehur numerikisht? Prindi 1 - baba, prindi 2 - nëna! Jo ush po gomar! Këta matematikë nuk dinë si duket, por nuk dinë as logjikën e thjeshtë! Ku i shuan dot matematika dallimet reale? 1 dhe 2 janë po aq të ndryshëm sa baba dhe nëna, dhe për t'a quajtur 1 ose 2 prindi ka nevojë të tregojë seksin, se përndryshe kush do të quhet 1 dhe kush 2?

Pra, kemi një vërë në ujë! Veç një eksperiment të rrezikshëm, kemi edhe një mosfunksionim nga ana operacionale.
Pse? Unë jam gati të pranoj se në shumë fusha dallimi midis burrit dhe gruas është kot, i tejkaluar. Madje nuk ka fare vlerë të vihet në dukje. Ta zemë kalon kufirin me pashaportë! E ç'vlerë ka nëse je burrë a grua?! Por, kur shtrohesh në spital për ndonjë operim, bëni shaka nëse jeni burrë të thoni se jo, nuk ka rëndësi çfarë jam, ose më keq: jam grua! Shkoni në një bankë dhe hapni një llogari rjedhëse, pikë rëndësie nuk ka nëse jeni burrë a grua. Por, nëse bëni synet fëmijën, kujdes! - duhet ta provoni se është djalë, se ndryshe nuk ecën!!! Shkoni të merrni pensionin, ose të regjistroheni në zyrën e punës, e ç'ju duhet atyre se jeni burrë a grua? Pikë rëndësie nuk ka. Por, kujdes, kur është fjala të qënë këngëtar lirik, nuk mund të thoni se unë nuk jam as burrë as grua sepse jam 1,2,3 e kështu idiotësira. Do jepni gjak? Nuk ka rëndësi jeni burrë a grua, bëjuni 1,2,3... sa të doni! Por kujdes nëse kërkohet qumësht për bebet, ka shumë rëndësi nëse jeni burrë a grua.
Për familjen në disa raste nuk ka rëndësi a je burrë a grua, por në raste të tjera thelbësore ka shumë rëndësi. Je bashkëshort 1 ose 2, ose 3, kur paguan taksat e bashkisë sado të kripura të jenë, por kur merr leje barre je grua se burrë nuk mbetesh dot shtatzënë! Nuk ka 1,2,3, nuk tërci e vërci!

Për fëmijët dallimi nënë - baba shumë thelbësor, nuk bëhet dot prindi 1 dhe prindi 2. Pse? Sepse është nëna që e mban beben në trupin e saj dhe jo baba! Se është nëna që mban embrionin dhe jo baba! Le të jetë edhe homoseksual, e drejtë e tij! Se është nëna që e ushqen me qumësht, jo baba, se ky qumështin veç në dyqan mund ta blejë! Se në muajt e vitet e parë bebja është lidhur me trupin e nënës kryesisht, me aromën, frymën, zërin, e saj, dhe më pak me të babës! Se fëmija sheh që nëna ka dy gjinj kurse baba jo, se baba ka përkundrazi diçka të fryrë poshtë mbathjeve, kurse nëna e ka ndryshe, mos duhet Frojdi ngjallur t'ua shpjegojë? Fëmija sheh që baba rruan faqet, kurse nëna jo! Babës mund t'i bien edhe flokët, nënës jo! Se fëmija pak më i rritur do kuptojë se dikur nëna si ai kishte menstruacione, kurse baba si ai nuk kishte! etj, etj.
Si t'u themi fëmijëve që për ju nuk ka më nënë e babë, por ka idiotizma : Prindi 1 dhe Prindi 2? Se kush i ndihmon për mësimet, asnjë rëndësi seksi i njërit dhe i tjetrit. Se kush bën punët në shtëpi, etj., pa rëndësi. Se kush është deputet dhe tjetri biznesmen, fare!

Unë nuk kam asgjë me sjelljen seksuale të 1 dhe 2. Po fare! Le të ketë qejf burri me burrin dhe gruaja me gruan. Secili në qejf të vet! Por edhe homoseksualët, mesa njoh literaturën, duan ta dinë se me cilin seks kanë të bëjnë: leisbiket duan grua partneren, homoseksualët përgjithësisht burrin. Nuk mund t'u thuash nuk ka rëndësi, keni dikë pa seks, 1, ose 2 !!!
Transeksualët janë gjë tjetër pastaj. Edhe për çiftet homoseksuale është çështje tjetër. Flasim njëherë tjetër! Kur të jetë koha! Edhe ajo çështje kur të vijë radha zgjidhet pa shqetësuar të tjerët në të drejtat e tyre për të qenë babë e nënë!
Por, mos bëni shkelje ligji, shkelje të të drejtave të fëmijëve nëpër shkolla, kopështe dhe çerdhe!
Drejtësia ka fushë veprimi krejt të legjitimuar për t'ua vënë këmbët në një këpucë pastaj prindit 1 dhe prindit 2, madje në këpucë uniseks po deshët!

zevendesimi i fjales nene artan fuga kristi pinderi

Sondazh

Poll
Insights 29 Dhjetor 2022, 13:11 Ledi Shamku

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Foto ilustruese Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thot&...

Insights 16 Dhjetor 2022, 11:17 Sonila Meço

Si u katandisëm kësisoj xhanëm?! Si?

Sonila Meco Na janë çakërdisur prioritetet, kemi bërë një vend nga ku duan të ikin pa kthim shumica. Si ka mund&e...

Insights 14 Dhjetor 2022, 14:58 Klodian Tomorri

Taksë solidariteti, apo...?

Klodian Tomorri Qeveria do taksoje me 50% te ardhurat e jashtezakonshme te prodhuesve privat te energjise elektrike qe nuk i shesin energjine shtetit, por ...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit