LIVE UPDATES
Aktualitet

INTERVISTA/ Iku drejt Gjermanisë, doktoreshë Fatjona: Nuk doja, por qëndrimi në Shqipëri u bë i papërballueshëm

18 Prill 2020, 20:28 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Iku drejt Gjermanisë, doktoreshë Fatjona: Nuk doja, por

TIRANË– Fatjona Rrasa ka përfunduar studimet e larta për Mjekësi të Përgjithshme dhe ka punuar për 6 vite si Mjeke Familje në qytetin e Durrësit. Çdo ditë e më tepër po e kuptonte se pavarësisht punës, nuk po ndjente ndonjë rritje profesionale siç ajo kishte ambicie e për më tepër vlerësimi ishte i pakët.

Jetesa nuk ishte e lehtë për të dhe familjen e saj. Kështu, si shumë profesionistë të tjerë të kësaj fushe ajo nisi procedurat për t’u larguar drejt Gjermanisë, atje ku tregu i punës është më i gjerë, mundësitë janë më të mëdha dhe vlerësimi, sipas saj, më dinjitoz. Prej 6 muajsh jeton dhe punon në Landin Rheinland-Pfalz. Përballja e parë në këtë vend koincidoi me virusin. Ajo sot, paralelisht me përvetësimin e njohurive është duke trajtuar edhe të sëmur me CoVid-19. Në këtë intervistë në Dita, doktoreshë Fatjona na tregon më tepër për largimin e saj drejt Gjermanisë, përballjen me këtë virus dhe kujdesin që duhet të kemi…

-Doktoreshë Fatjona, mund të na tregoni se ku punoni dhe cili është pozicioni juaj momentalisht?

Prej 6 muajsh jam zhvendosur me familjen në Gjermani ku po ndjek procedurat për të nisur një specializim në Neurologji.

Aktualisht jam pjesë e një hospitimi për mjekët e familjes ku po marr bazat dhe njohuritë e domosdoshme për funksionimin e sistemin Shëndetësor në Landin Rheinland-Pfalz, Gjermani. Kjo kohë e zgjerimit dhe përvetësimit të njohurive të mia përkoi pikërisht me këtë pandemi globale që të jemi të sinqertë të gjithëve na gjeti të papërgatitur emocionalisht, fizikisht ku akoma ka individë që nuk e pranojnë të vërtetën. Situata këtu paraqitet e qetë dhe nën kontroll, numri i të prekurve nuk është shumë i lartë duke marrë parasysh që numri i të moshuarve është i madh.

-Pse u larguat në Gjermani?

Për shumë arsye, e para sepse nuk vlerësohesha aq sa duhej. Për një specializim duhet të paguaja 1 milion 200 mijë lekë shtetit e unë si familjare nuk e përballoja dot. Kurse këtu paguhem e ndërkohë specializohem.

-Si ju kanë pritur?

Kam vetëm 6 muaj e mund të them që më kanë pritur shumë mirë e të vlerësojnë nëse ti punon , rritesh në karrierë hap pas hapi, gjithmonë duke punuar. Plus dhe pagesa është një tjetër motivim i rëndësishëm, besoj për këdo. Nuk doja të largohesha nga Shqipëria, por u bë e pa përballueshme. Kushtet më shtynë.

-Sa i rrezikuar është personeli shëndetësor ndaj CoVid-19?

Personalisht mendoj se të gjithë mjekët, farmacistët, infermierët dhe punonjësit sanitar në spitale apo Qendra Shëndetësoren janë të rrezikuar, kush më pak e kush më shumë. Sigurisht personeli në terapinë intensive dhe infeksionistët kanë një përballje më të madhe me virusin, por ç’mund të themi për personelin e urgjencës ose mjekun e familjes që gjithashtu kanë plot kontakte me pacientë që mund të jenë asimptomatik por të infektuar. Ajo që këtu i jepet shumë rëndësi është mbrojtja e personelit shëndetësor me veshjet e posaçme dhe dezifiktim.

-Si po e përballojnë gjermanët këtë pandemi?

Mendoj që po e përballojnë shumë mirë deri tani, kjo duket edhe nga masat që janë disi më të zbutura dhe nga shifrat që raportohen, për shembull në Landin ku unë jetoj, të prekur janë 4880 dhe të vdekur 70, ku popullsia është diku te 4.085.000

-Po pse, çfarë ka ndikuar që humbjet e jetëve të jenë në shifra shumë më të ulta se në disa vende të tjera të Evropës?

Një nga arsyet kryesore është testimi masiv i popullatës duke gjurmuar dhe diagnostikuar në kohë të infektuarit dhe marrë masat e duhura. Sistemi shëndetësor mjaft i koordinuar në çdo hallkë të tij dhe higjiena strikte në këto ambiente.

Në një farë mënyre mund të themi se Gjermania mësoi nga Italia, këtu u ndërmorën shumë shpejt masat e distancimit fizik dhe anulimi i e eventeve me shumë njerëz. Por vlen të theksohet mbështetja dhe kujdesi që ju jepet të moshuarve duke organizuar shoqata për t’i ndihmuar që të qëndrojnë larg dyqaneve, marketeve dhe vendeve me shumë njerëz për të shmangur infektimin.

Numri i ulët i vdekjeve mendoj ndodh nga zbatimi i rregullave në mënyrë strikte, përfshi këtu higjienën personale dhe shumë i rëndësishëm distancimi fizik dhe siç përmendëm më sipër testimi agresiv i popullatës që shmang infektimet e reja.

-Në vendin ku ju jetoni, çfarë kufizimesh ka?

Këtu ku jetoj unë, në afërsi të Bonn jeta vazhdon normalisht, nuk është kufizuar lëvizja e individëve dhe makinave. Janë pezulluar aktivitetet me shumë njerëz dhe aktivitetet gastronomike (bare,restorante, piceri etj). Lëvizja e njerëzve këshillohet duke ruajtur distancimin fizik, deri në dy persona dhe për familjarët dhe mund të them që zbatohet në mënyre strikte distancimi. Lejohen sportet si vrapi, jogga, ecja në parqe jo më shumë se 2 persona. Në markete bëhet dezifektimi i çdo klienti.

-Cila është mosha më shumë e prekur aty?

Nga ajo që kam parë në përditshmëri dhe nga bisedat me kolegët, gjithashtu dhe informacionet që marrim nga institutet shëndetësore mosha më e prekur janë mbi 65 vjeç sidomos ata që kanë edhe sëmundje kronike shoqëruese si diabet, sëmundje kardiovaskulare, patologji të mushkërive etj. Rrezik kanë edhe individët që jo domosdoshmërish janë të moshuar, por kane një patologji jo mirë të kontrolluar si individët me sëmundje të mushkërive kronike ose me astmë të moderuar ose të rëndë. Individë me sëmundje të rënda në zemër, personat me imunitet të dobësuar që mund të jetë nga shkaqe të ndryshme si transplanti i organeve, kimioterapia, përdorimi i zgjatur i kortikosteroideve, të infektuarit me HIV etj. Personat me dëmtime kronike të veshkave që janë nën dializë, me sëmundje kronike të mëlçisë. Personat me diabet, obezitet të theksuar, duhanpirësit etj.

-Ju jeni mjeke familje, çfarë do u këshillonit personave të cilat vuajnë nga këto sëmundje që përmendët, por edhe të tjerëve në Shqipëri?

Të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, nëse duhet të dalin ruani distancën fizike ndaj të tjerëve, larja sa më e shpeshtë e duarve dhe higjiena strikte personale dhe ambientit ku jetojnë. Shmangni udhëtimet e panevojshme. Nëse kanë sëmundje kronike marrja rregullisht e mjekimeve dhe këshillime me mjekun e familjes online ose me telefon. Ushqehuni shëndetshëm dhe hidratohuni që është shumë rëndësishme për imunitetin tuaj. Ajo që dua të nënvizoj është ruajtja e shëndetit mendor duhet të dalim nga kjo luftë jo vetëm fizikisht të shëndetshëm por edhe mendërisht.

-Keni takuar shqiptar të prekur nga ky virus?

Këtu ku banoj kemi shumë shqiptarë por nga kontakti parësor si mjeke familje, fatmirësisht nuk ka asnjë të prekur deri më tani.

-Ju vetë si kujdeseni për vete dhe a keni frikë?

Në fakt ajo që kam frikë më shumë është për familjen time sepse janë kontakti i parë, por mundohem të jem sa më e kujdesshme me higjienën dhe dizefektimin. Duhet menaxhim, kujdes dhe durim, që çdo gjë do kaloj.

-Sa i rëndësishëm është mjeku i familjes në këtë situatë dhe çfarë po mësojmë nga ky virus?

Por mendoj që mjeku i familjes është një hallkë shumë e rëndësishme në menaxhimin e pandemisë për identifikimin e rasteve të dyshimta dhe monitorimin e pacientëve në fazat e para të infektimit, por atje nuk e kam parë përfshirjen e tyre.

Është e vërtetë që CoVid-19 e ka bërë realitetin tonë paksa të frikshëm tani, por na dha një shans për të rivlerësuar ato që kemi dhe të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë për tu përmirësuar. Të mbrojmë natyrën dhe të rivendosim marrëdhëniet humane ( tani e kuptojmë sa e rëndësishme është të flasim me një mik). Gjithashtu të investojmë për sistemin shëndetësor.

Marrë nga Gazeta Dita

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet doktoreshe fatjona entela resuli gjermani doktoreshe fatjona entela resuli gjermani

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta