Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Mbipopullimi në burgje, rrezik për përhapjen e koronavirusit, lirohen 54.000 të burgosur në Iran
3 Mars 2020, 17:00Nga DOSJA
IRAN– Qeveria e Iranit ka lëshuar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur në përpjekje për të luftuar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit. Kjo pasi burgjet ishin të tejmbushura.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili u tha gazetarëve se të burgosurve u është dhënë leje për të dalë nga katër muret e qelisë vetëm pasi kanë rezultuar negativë nga testi i koronavirusit.
Ndër të tjera Esmaili është shprehur se personat që janë dënuar me më shuëm se 5 vite burg, dhe që rrjedhimisht kanë kryer krime më të rënda, nuk do të lirohen.
“Të dënuar me më shumë se pesë vjet nuk do të lihen të lirë.”– ka thënë ai.
Ministri i Shëndetësisë, Alireza Raisi ka thënë se 77 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Iran, ndërsa 2.336 raste janë konfirmuar në vend.Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SUEDI- Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se është arrestuar djali i Suada e Durim Hadrit, çiftit të vrarë para pak kohësh në Prizren, pasi ai është akuz...
KOSOVË- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i është përgjigjur thirrjes së O’Brien, pastaj nuk i është përgjigjur edhe disa thirrjeve të tjera ng...
GREQI- Ata bllokojnë rrugën për në kampin e refugjatëve Moria: banorëve në Lesbos u ka ardhur në majë të hundës, nuk duan migrantë të tjerë në ishullin e tyre, ...
INDONEZI- Nje ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion GoAir në veri të Indonezizë. Pasagjerët, të cilët ndodheshin në avion, janë mahnitur kur brenda në bor...
TURQI- Presidenti i BE, Charles Michel deklaroi se duhet të respektohen të drejtat e njeriut, teksa ishte i pranishëm në konferencën që po zhvillohet në kufirin...
FRANCË–Zyrtarët francezë kanë mbyllur rreth 120 shkolla në zona që kanë raportuar numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi dhe shumë të tjera mund...
BRITANI E MADHE– Numri i njerëzve të diagnostikuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar është rritur nga 39 në 51, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po merr masa t...
MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme është mbajtur edhe seanca gjyqsore e lëndës “Titanik 3”, ku sipas mediave vendase dyshohet për deputetin e BDI-së Ejup Alimi dh...
KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrësot një vendimin për shkakrimin e 7 ambasadorëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës. Në...
KOSOVË- Presidenca e Sierra Leones, ka reaguar për lajmet që kanë qarkulluar sot pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçi&ccedi...